Author: tirana

Viktima dhe të zhdukur në Francën e Jugut, shembje autostradash dhe përmbytje në Liguria dhe zona të tjera të Italisë. Diku kufijtë e qyteteve dhe rajoneve janë bërë të padukshëm nga ujërat e lartë dhe diku tjetër vendosen kufij të rinj prej shkatërrimeve. Në Rivierën franceze prej motit të keq kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është deklaruar i humbur, kurse në Departamenin e Var, disa qindra shtëpi janë nën ujë.Sipas të përditshmes franceze, ‘Le Figaro’, në disa zona të Francës jug-lindore, ekuivalenti i dy apo tre muajve shi ka rënë në harkun e 24-48 orëve. Në Roquebrune,…

Read More

Departamenti amerikan i Shtetit u kërkoi rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Twitter të ndërpresin llogaritë e liderëve të regjimit iranian deri në rivendosjen e internetit në vend, përfshirë nga tensionet. Iranianët janë shkëputur nga bota që prej një jave pas ndërprerjes pothuajse të plotë të internetit në Teheran në kuadër të manifestimeve të dhunshme. “Ky është një regjim thellësisht hipokrit. Ai ndërpret internetin, ndërkohë që qeveria vazhdon të përdorë të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale”, deklaroi sot i dërguari amerikan për Iranin, Brian Hook, në një intervistë për Bloomberg. “Ne ju kërkojmë kompanive të rrjeteve sociale si Facebook,…

Read More

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Nëntor 2019 Sadije Toptani, nëna e Ahmet Zogut, e njohur ndryshe si nëna mbretëreshë e Shqipërisë, u nda nga jeta të dielën e 25 nëntorit 1934. Shtypi francez i kohës i ka kushtuar vëmendje kësaj ngjarje të dhimbshme. “Le Matin”, në ballinën e saj, dhe “Le Journal”, në faqen n°3, i kanë dedikuar një shkrim, të hënën e 26 nëntorit, ku mësojmë kështu edhe shkakun e vdekjes, ndërsa “Excelsior”, të dielën e 2 dhjetorit 1934, në faqen n°6, ka përcjellë ceremoninë mortore nëpërmjet fotografive. Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka…

Read More

Dashi- Dashuria: Vëmendja e atyre që kanë lindur në shenjën e Dashit, këtë javë mund të transferohet në familje, ku do të kërkohet mbështetja e tyre. Gjithashtu partneri do të ketë nevojë për dashuri dhe do të duhet të bëni gjithçka për të kënaqur kërkesat. Duke pasur parasysh disonancat astrale do të jetë mirë të mos konfliktoheni. Takime të shkëlqyera për beqarët. Puna: Në këtë javë do të keni shumë të bëni me kaq shumë angazhime që rrjedhin nga sfera profesionale. Do të keni gjithashtu disa probleme burokratike për të zgjidhur, kështu që përpiquni të mbani nervin tuaj. Duhet të…

Read More

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të refuzojnë armët bërthamore dhe rikthimin e doktrinës së Luftës së Ftohtë, duke thënë se rezervat e armëve bërthamore zvogëlojnë sigurinë, shpenzojnë para dhe kërcënojnë njerëzimin. Këto komente papa i bëri të dielën gjatë një vizite në qytetin japonez Nagasaki, në të cilin forcat amerikane lëshuan një bombë bërthamore në vitin 1945. Pasi vendosi kurorë në memorialin e viktimave të bombardimit bërthamor, Papa Françesku tha se vendi është një kujtesë e “dhimbjes dhe tmerreve që ne njerëzit jemi në gjendje t’i shkjaktojmë njëri-tjetrit”. “Jam i bindur që…

Read More

Sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë 8 prokurorët e parë që do të çelin Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, njohur si SPAK. Sipas rendit të ditës së zbardhur nga KLP, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK. Të ftuar në mbledhjen e KLP-së thirrur nga kryetari Gent Ibrahimi, do të jenë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar. Tetë prokurorët që pritet të miratohen në mbledhjen e sotme janë: Arben…

Read More

Fenomeni “Geroni”, një stuhi me shira rrëmbyese, erëra të forta dhe ulje temperature ka përfshirë gjatë natës Greqinë. Dëme të shumta janë shënuar në kryeqytetin grek, në Atikën perëndimore, në zonën Korinthia, por edhe në Greqinë veriore, në disa zona të Maqedonisë. Sekretaria e Përgjithshme e Mbrojtjes së Qytetarit paralajmëron se edhe dita e sotme do të jetë e rrezikshme, pasi stuhia do të vazhdojë kalimin mbi zona të tjera të vendit. Nga shirat e rrëmbyer dhe vërshimi i detit është bllokuar rruga Nacionale e re dhe e vjetër Athinë-Korinth, akoma nuk është i mundur qarkullimi. Në zonën Kineta, zjarrfikësit…

Read More

Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko reagoi para dy ditësh pas disa lajmeve të media të ndryshme që aluduan për një marrëdhënie të saj me ambasadorin e BE, Luigi Soreca. “Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”, shkruajti në Twitter Romina Kuko. Mbi baza thashethemi, ajo u përfol për një lidhje me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.…

Read More

Nga Zhaklin Lekatari Sa kohë i kushtoni trupit tuaj ? Sa kohë i dhuroni eksplorimit të seksualitetit tuaj ? A e ndjeni veten në siklet nëse hyni në intimitet me vetëveten ? Ju pyes sepse sipas statistikave ( Richter 2014), gratë nuk praktikojnë autoerotizëm sa burrat. Ky fenomen në Amerikë quhet “ Masturbation gap”. Disa prej jush e kanë dëgjuar si term. Disa të tjerë as që e kanë idenë. Por, ju që e dini, e keni pyetur veten pse ? Sigurisht sepse në shoqërinë tonë gratë nuk janë të inkurajuara që të eksplorojnë dhe njohin më mirë organet gjenitale.…

Read More

Adriano u bë më i njohur për të gjithë gjatë viteve që kaloi te Interi, ku dëshmoi se ai mund të ishte më i miri në botë, por dështoi. Braziliani u rrit te Flamengo, ku ai kaloi nga ekipet zinxhir tek ekipi i parë, dhe është një nga tifozët më të mëdhenj të këtij klubi. Pikërisht 37-vjeçari nuk mund të përmbahej as ditën e djeshme, kur ekipi brazilian fitoi Kupën Libertadores, teksa mposhti 2-1 River Plejtin me përmbysjen. Në një video të postuar në “Instagram”, shihet Adriano që menjëherë pas suksesit të Flamengos shpërthen në lot, dhe fillon të brohorasë…

Read More

Ndeshja e sotme mes Leçes dhe Kaljarit, surprizës së Serisë A, është shtyrë për ditën e nesërme dhe shkak është bërë shiu i rrëmbyeshëm që nuk ka pushuar prej orësh mbi stadiumin “Via Del Mare”. Kaljari është një nga skuadrat më argëtuese të këtij sezoni, pasi falë gabimeve të ekipeve të tjera të kreut, por edhe lojës mjaft të mirë që ka shfaqur nën drejtimin e Maran, kishte arritur të siguronte një nga vendet që çonin në zonën e Ligës së Kampioneve. Rezultati i këtij ekipi i interesonte sidomos dy skuadrave të qytetit të Romës, të cilat e kishin kapërcyer…

Read More

Një tifoz i Tomorit të Beratit, ka rënë pre e dhunës së tifozëve të ekipit të Patosit dhe ka përfunduar në spital. Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e klubit beratas. Bëhet fjalë për Nderim Deliu, i cili ndodhet në Spitalin e Fierit. News24 raporton se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në dalje të qytetit të Patosit, pas përfundimit të ndeshjes Patosi-Tomori, që përfundoi me fitoren e Tomorit 1-2. Pas përfundimit të ndeshjes, jashtë stadiumit të Patosit, tifozët kanë qëlluar me gurë në drejtim të autobusit të Tomorit dhe mjeteve të tifozëve, e po aty janë shpërndarë nga policia. Në dalje…

Read More