Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tifozi i Tomorit të Beratit rrihet barbarisht me shkopa bejzbolli

21:19 / November 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tomorr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tifoz i Tomorit të Beratit, ka rënë pre e dhunës së tifozëve të ekipit të Patosit dhe ka përfunduar në spital.

Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e klubit beratas.

Bëhet fjalë për Nderim Deliu, i cili ndodhet në Spitalin e Fierit.

News24 raporton se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në dalje të qytetit të Patosit, pas përfundimit të ndeshjes Patosi-Tomori, që përfundoi me fitoren e Tomorit 1-2.

Pas përfundimit të ndeshjes, jashtë stadiumit të Patosit, tifozët kanë qëlluar me gurë në drejtim të autobusit të Tomorit dhe mjeteve të tifozëve, e po aty janë shpërndarë nga policia.

Në dalje të Patosit, në aksin nacional Patos-Berat, njëri nga tifozët, Nderim Deliu, dyshohet se është ndjekur nga dy automjete: njëri tip Golf dhe tjetri tip Benz, të cilët e kanë goditur me makina duke e nxjerrë jashtë rruge.

Më pas, 6 personat që ndodheshin në dy automjete Golf e Benz, dyshohet se e kanë nxjerrë Deliun zvarrë nga automjeti i tij dhe e kanë goditur me shkopa bejsbolli e shkelma, duke e lënë të shtrirë në tokë, pa ndjenja.

Agresorët janë larguar nga vendngjarja ndersa nga ana e policisë po punohet për kapjen e tyre.

I plagosuri Nderim Deliu, banues në fshatin Otllak në Berat, është transportuar në Spitalin e Fierit.

Tomori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërron jetë babai i Lionel Messit, Jorge Messi ishte 68 vjeç

14:49 / August 8, 2026

E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph”

08:15 / August 8, 2026

Amorim vendos objektivin: “Milani duhet të luftojë për titullin, jemi një klub që synon trofetë”

11:04 / August 7, 2026

“Luftë” me Infantinon, FSHF publikon letrën e presidentit Duka në FIFA: Tërhiqemi nga…

17:00 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.