Author: tirana

Arkeologët kanë gjetur artefaktet me mbishkrime në alfabetin e Elbasanit të shekullit të 17-të në fshatin Margaritovo të Ukrainës. Nuk është vetëm ky lajmi ekskluziv që ka sjellë në Seminarin e 34-të Ndërkombëtar të Prishtinës për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqipe studiuesi ukrainas Aleksandër Novik, por edhe fakti se në ish-Perandorinë Ruse është ngulitur një diasporë e madhe shqiptare “fatkeqësisht e panjohur”, siç shkruan ai. Aleksandër Novik e ka titulluar kumtesën e tij “Shqiptarët në Perandorinë Ruse në shekujt e 18-19-të: të dhëna të reja në fushën arkeologjike, historike dhe etnografike”. Gjetja e artefakteve të alfabetit të Elbasanit të shekullit…

Read More

Lufta për sovranitet në botën islamike midis arabëve dhe Turqisë ka vazhduar për vite më radhë e vazhdon të jetë e njejtë dhe në ditët e sotme. Në këtë luftë për sundim në botën myslimane, televizioni luan një rol të madh. Të gjithë e mbajmë mend serialin e famshëm qe na mbertheu në ekranet shqiptare “Sulejmani i Madherishem”, tashmë televizioni arab do ta “risjellë” me titullin , “Mbretëria e Zjarrit “. Ky serial ka si qëllim të rrëzojë gjithë historinë që ka treguar seriali turk, duke zbuluar krimet që shteti Osman ka bërë ndaj popullit arab. “Mbretëria e Zjarrit” tregon…

Read More

Një mësuese në një gjimnaz në Texas ku 90% e studentëve janë latinë u filmua duke i bërtitur njërit prej tyre me të madhe. “Fol anglisht, ne jemi në Amerikë”, dëgjohet duke i thënë. Carlos Cobian, student në gjimnazin Socorro tha se po shkonte për në klasë ndërkohë që po shihte një ndeshje mes Argjentinës dhe Uruguajit në celular. Ai tha për “KVIA-TV” se mësuesja e pyeti për pajisjen dhe ai iu përgjigj në gjuhën spanjolle duke i thënë “Por que?” (Përse?) Në atë moment, mësuesja që nuk është identifikuar i kërkoi të fliste në gjuhën angleze. Videoja është bërë virale…

Read More

Kryeministri Edi Rama prej kohësh ka paralajmëruar një paketë kundër grupit të strukturuatr kriminal, ose ndryshe siç e quan vetë ai KÇK. Sot, me anë të një postimi në “Twitter” ai ka lajmëruar se paketa është gati të prezantohet ashtu sikundër ka lajmëruar. Sipas Ramës, kjo paketë do i japë fund korrupsionit dhe gjithashtu ka kujtuar ndihmën e shtetit amerikan. “Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias e krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimi”, shkruan Rama. Postimi i plotë: Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK. Një mekanizëm…

Read More

Dashi Dashuria: Historia e dashurisë me të dashurin tuaj po kalon një kohë të vështirë. Reflektoni për atë që nuk vjen nga ana tjetër, por mos harroni gabimet tuaja! Beqarët do kalojnë momente intriguese dhe mbase gjejnë dikë që mund t’i tërheqë ata. Puna: Yjet garantojnë suksese dhe përparime në karrierë. Puna në bashkëpunim për tu rikuperuar në periudha të vështira. Demi Dashuria: Venusi dhe Mërkuri punojnë për të krijuar një atmosferë paqësore në dashuri dhe në familje. Ndoshta me partnerin do ju mungojë ai pak pasion fillestar, por mos u shqetësoni, së shpejti do të rikuperoheni! Zemrat e vetmuara…

Read More

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tironës’ që u vu në panga një natë më parë nga Policia e Shtetit dhe akuzohet për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni është një emër shumë i njohur në botën e medias dhe me gjerë. Ai e ka filluar karrierën e tij në televizion në emisionin “Aldo Morning show”, ku nuk kanë munguar skenat e tij të shumta provokuese dhe zhveshjet në rrugë. I njohur si një person pa komplekse, 28-vjeçari Nikaj nuk ka lënë pa ekspozuar as jetën e tij luksoze në rrjetet sociale dhe në shumë intervista. Në profilin e ‘Zogut…

Read More

Kudreti është martuar përpara 30 vitesh me bashkëshorten e tij. Në rubrikë e “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai ka treguar sesi janë njohur qëkur ishin shumë të rinj, kur Kudreti ishte ushtar dhe Silvana dilte për të kullotur qengjin e saj. Ata sot kanë tre fëmijë dhe një martesë të lumtur, por për shkak të natyrës së drejtpërdrejtë të Kudretit, shakave të tij, Silvana bëhet xheloze. Kudreti ka treguar dhe një tatuazh me fytyrën e Silvanës në sup, veprim ky që jo shumë njerëz e bëjnë. Nëpërmjet një loje paksa të “sikletshme”, Kudreti…

Read More

Presidenti Ilir Meta paralajmëron një tubim mbarëpopullor dhe ka zgjedhur pikërisht 8 dhjetorin, ditën e rinisë në Qytet Studenti. Sipas presidentit, ky tubim synon nisjen e një dialogu me Shqipërinë. “Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! Shqipëria e para!”, shkruan zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi.

Read More

Fotografia Letizia Battaglia ishte e bindur se do ta vrisnin ose më keq akoma do ta torturonin deri sa te jepte shpirt. Kjo sepse për 20 vite me radhë, ajo kishte fotografuar mafian. Letizia Battaglia e dinte më mirë se kushdo tjetët shumicën e mënyrave të tmerrshme se si mafia torturon viktimat. “Më kërcënuan me vdekje përmes thirrjeve telefonike dhe letrave anonime”, ka treguar fotografja. Edhe pse e kishin kërcënuar vazhdimisht, ajo vazhdoi të fotografonte për 20 vite krimet më të tmerrshme të mafies. Tani ajo është 84 vjeç. Ajo tregon se kur bëri fotografitë e para të një viktime…

Read More

Ish-ministri i dikurshëm i Kulturës, Ylli Pango mund të themi se është “harruar”. Pas skandalit, Pango ndoqi disa procese gjyqësore dhe arriti ta fitojë gjyqin me emisionin, por ai nuk iu rikthye më karrierës si politikan. U bë kohë që Pango është larg jetës politike dhe publike. Ai është fotografuar disa ditë më parë, teksa ecte në këmbë në rrugët e Tiranës. Me veshje sportive, xhinse, xhup dhe atlete dhe me disa kilogramë më shumë, kryesisht në zonën e barkut, duket se jeta larg syve të publikut ia ka hequr dëshirën Pangos që të tregojë më shumë kujdes për fizikun…

Read More

Tirana ka marrë një tjetër pamje përgjatë ditëve të fundit dhe tashmë është gati për të pritur festat e fundvitit. Pas ndezjes së dritave te Pazari i Ri edhe Parku Europa pranë Sheshit Skëndërbej është zbukuruar me dritat e festës, ndërsa numri 2020 i kujton të gjithëve se jemi në prag të ndërrimit të viteve. Bashkia është kujdesur këtë vit që të ketë një atmosferë edhe më të gëzueshme në këtë park, duke krijuar një tunel artistik me drita rretheqark tij, çka ka ngjallur interesin e shumë qytetarëve të cilët nuk kanë munguar që të fiksojnë këto moment edhe në…

Read More

30 vite nga tragjedia ku humbën jetën 23 persona mes tyre edhe motra e deputetit të PS Alket Hyseni Alida Hyseni, ndër ta shumica studentë të institutit të Lartë Bujqësor, publikohet raporti që tregon si ndodhi ngjarja. Në raport thuhet se autobusi kishte bërë kontrollet teknike përpara se të nisej dhe nuk kishte pasur probleme. Por aksidenti erdhi si pasojë e një defekti në sistemin e frenimit. Ndërkohë në raport thuhet se shkak për rrëzimin e helikopterëve ishte moti i keq, mokoordinimi pasi zona e Himarës nuk ishte e mbuluar me radiondërlidhje dhe mostrajnimi i helikopterëve. Për nder të këtyre…

Read More