Një tjetër skandal është regjistruar në sportin shqiptar. Kësaj here, nuk bëhet fjalë për futbollin, por në basketboll në ndeshjen Teuta-Tirana. Basketbollisti i Tiranës, Bruno Daliu nuk ka qenë dakord me vendimin e arbitrit, Jurgen Muho dhe e ka goditur atë me shpulla, grushte derisa sa e shtriu në tokë.
Author: tirana
Futbolli është festë e duhet përjetuar si i tillë. Të paktën kështu duket se e përjetojnë tifozët e Burrelit të cilët në ndeshjen e sotme ndaj Tërbunit të Pukës kanë dhënë “show” në pushimin e ndeshjes të cilën ë fituan me shifrat 1-0. Goli erdhi që në pjesën e parë më anë të Skukës dhe kjo u dha entuziazëm tifozëve, disa prej të cilëve filluan me këngë e valle të shoqëruar me daulle në tribunën e stadiumit, duke ndezur edhe pjesën tjetër të tifozëve që mbështesnin ekipin, siç tregojnë pamjet e publikuar nga “Mat Televizion”. Një atmosferë e veçantë në…
Një nënë i dha gji një fëmije tjetër për tre muaj, pasi ia kishin ndërruar në maternitet, dhe gjatë një takimi mes prindërve nisën të kenë dyshime, të cilat u vërtetuan nga një test ADN-je. Prindërit britanikë, të cilët e lindën fëmijën në El Salvador, e çuan çështjen në gjyq dhe më në fund e gjetën se cili ishte fëmija e tyre. Por procesi ishte shumë i vështirë, pasi nëna duhej të ndahej me dhimbje nga foshnja që kishte rritur për tre muaj, për t’ia dhënë prindërve të vërtetë, dhe duhej të merrte djalin që nuk e njihte si prind.…
Harun Puci një nga të mbijetuarit e tragjedisë së 23 nëntorit të vitit 1989 në një rrëfim për Tirananews.al, kujton historinë e dhimbshme ku tetë studentë dhe dy profesorë humbën jetën në mënyrë tragjike në një aksident të tmerrshëm. Rrëfimi Si sot 30 vjet më parë, grupi simpatik i “Dega Perime” i Fakultetit të Agronomisë, humbi shoqet e shokët më te dashur. I nisur një ditë më parë nga Tirana, drejt bregdetit magjepsë të Jugut të Shqipërisë për një turne si kurorëzim i 5 viteve studimesh të vështira. Grupi ishte i elektrizuar nga gëzimi. Jo më seminare, jo më vrap…
Ndodh edhe kështu. Në librin e Qytetarisë së klasës së VIII, me autorë Izela Tahsini, Elona Dhembon Veronika Ducin dhe përgjegjëse të artit grafik Semela Mero, kryeredaktore Natasha Pepivani, në pjesën e mësimit me tematikë ‘NE DHE EUROPA’, është vendosur harta e rajonit të Ballkanit ku Kosova nuk njihet si shtet i pavarur. Kjo çështje ka shkaktuar indinjatë kombëtare qoftë nga prindërit dhe nxënësit, por edhe nga historianët. “Nuk është vendosur Kosova?? Shumë gabim, nuk e di…nuk e di.. Ne si prindër shqetësohemi, por s’mund të ndryshojmë gjë”, thotë një prind. “Ai që ka shkruar këtë duhet të mbajë përgjegjësi.…
Një e re 17-vjeçare dyshohet se u rrëmbye bashkë me të bijën nga familja e ish-burrit që jeton në Shqipëri. Në këtë rrugë, të premten pasdite dyshohet se 17-vjeçarja Z.SH bashkë me vajzën e saj u rrëmbye nga disa persona. Rastin e lajmëroi në polici të njëjtën ditë, babai i vajzës Arbi Shabani i cili jetonte me bijën dhe mbesën e tij në rrugën Nënë Tereza në Fushë Kosovë. Familjarët, të cilët nuk u deklaruan para kamerës së televizionit, thanë se dyshojnë në familjen e ish burrit të 17-vjeçares. E njëjta ishte martuar me një person nga fshati Sukth, në…
Në kulmin e protestës që opozita e bashkuar organizoi në pranverën e kaluar, kryeministri Edi Rama gëzoi një mbështetje ndërkombëtare pa precedente në historinë e vendit. Molotovët e lëshuar kundër selisë së qeverisë, protestat dhe dhuna në shesh, të përziera me retorikën luftarake të përdorur nga Berisha, Basha dhe Monika, ishin të mjaftueshme për të ngritur në mbrojtje të Ramës një mur diplomatik që rezultoi i pakapërcyeshëm dhe në fund, fitues. Duke ndjekur një linjë që nuk kishte dallime nga Brukseli në Uashington, nga Berlini në Londër, duke kaluar nga Roma e Parisi, një zë i përbashkët dënoi pa hezitime…
Sot në Gjirokastër u zhvillua një takim publik i ‘Nismës Thurje’. Të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni. Vetë Ralf Gjoni ka publikuar jo pa qëllim në Instagram disa foto nga ky takim. Prej kohës në qarqe të ngushta politike është duke u diskutuar mundësia e kthimit të Nismës Thurje në një parti politike. Pjesëmarrja e Hajdarit dhe Gjonit në këtë takim duket aspak rastësore. Më shumë se sa një pjesëmarrje ky zhvillim ngre disa pyetje. Ku më kryesorja, a janë duke u përgatitur Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari për një lëvizje të…
Christina Vasak, ambasadore e Francës në Shqipëri, në një intervistë ekskluzive për ABC News shprehet se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë në majë të piramidës gjyqësore dhe në çdo sistem gjyqësor. Sipas saj është një boshllëk në sistemin gjyqësor shqiptar që duhet mbushur shpejt. Vasak mendon se Komisioni i Venecias mund të ndërhyjë sërish për të këshilluar autoritetet shqiptare për ngërçin kushtetues ku ndodhet vendi. Gjatë intervistës diplomatja franceze merr në mbrojtje edhe ambasadorin e OSBE Bernd Borchard, të cilin presidenti Meta e ka shpallur të padëshirueshëm. Ambasadorja flet për akuzat ndaj trupit diplomatik, mosmarrëveshjet e Francës me Gjermaninë për…
Ilir Meta e theu premtimin se do bënte pushim sot, pas kërkesës për referendum. Intervista e ambasadores së Francës në Shqipëri, që rekomandon se konflikti i prodhuar prej tij në Gjykatën Kushtetuese, të zgjidhet nga Komisioni i Venecias, duket se nuk e ka lënë të shijoj hurmat e pjekura në Fushë Mbret në Elbasan. Zëdhënësi i tij sulmoi pak më parë ambasadoren e Francës, duke e përshkruar si “diplomate qesharake”. Në gjithë këtë tërbim të Ilir Metës kundër Perëndimit, vrehet një përdorim i stadarteve të dyfishta për të njëjtat çështje që janë në debat. Standarti i dyfisht së pari vrehet…
Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka hedhur dyshime sa i përket procesit të vetingut, ku ka kaluar kreu i KED, Ardian Dvorani. Me një shënim në facebook, Bylykbashi shkruan se Kushtetuta nuk vlen për Dvoranin, ndërsa thekson se ai i “ka kapërcyer në mënyrë epike çdo sulm që i ka bërë Kushtetuta, ligji apo Gjykata Kushtetues”. Bylykbashi shkruan se edhe Dvorani, edhe Besnik Muçi, e kaluan me sukses shkallën e parë të vetingut, por shton se ky i fundit i doli kryeministrit Rama nga skema sepse e emëroi Presidenti gjyqtar të Kushtetues. ”Po per Mucin qe i doli Rames nga…
Transferta e Korçës kundër Skënderbeut ka rezultuar tepër e vështirë për Tiranën, e cila është mposhtur 2-1 për llogari të javës së 13 të Superligës. Por kjo nuk ka qenë befasia e vetme, pasi trajneri i meëruar afërsisht një muaj më parë, Julian Ahmataj ka dhënë dorëheqjen. Në përfundim të takimit, numri 1 i pankinës së bardhebluve i cili ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje në këtë skuadër, për ‘super sport’ ka thënë se i ka paraqitur dorëheqjen presidentit. “Zhgënjim i madh ky rezultat. Erdhi nga dy tranzicione të shpejta, kur ne jemi në superioritet numerik në ato situata. Është për…