Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar sërish sa i përket deklaratave të ndërkombëtarëve në Tiran, se vendi duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për zgjidhjen e krizës për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Në facebook, Blushi thekson edhe njëherë se Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shton se ndërkombëtarët “mund t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme”. Postimi i plotë: Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën…
Author: tirana
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar përmes një postimi ne facebook, pas deklaratës së Presidentit Meta i cili njoftoi se do të propozojë të hënën ide konkrete për Referendumin. “Presidenti i Republikës duhet falenderuar sinqerisht që na e dha pushim deri të hënën, me gjithë situatën dramatike, që po kalon Shqipëria, pas ngjarjeve politike të fundit. Por problemi qëndron se ne e kemi të pamundur të jetojmë dhe të flemë të pashqetësuar, kur na thuhet se kushtetuta është në rrezik.” shkruan Patozi, ndërsa shton se është me presidentin kur thotë se e keqja kryesore për Shqipërinë filloi me…
Ish-Presidenti, Bamir Topi foli për përplasjet institucionale për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa e ekonsideroi “të rëndë” situatën e krijuar. I ftuar në “Kjo Javë”, në “Neës24”, Topi foli me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama ndërsa tha se sheh një kryeministër totalisht të munguar. Ish-presidenti tha se kryeministri Rama është një nga arkitektët e shkatërrimit të Kushtetutës. I pyetur për idenë e Presidentit Meta për referendum, Topi tha se referendumi është një nga elementët më pozitivë të demokracisë, por theksoi se problem është fakti nëse në vend ka vullnet politik. “Situata është e rëndë, nuk dua të ndaj pesimizëm.…
Kryebamirësi i Shqipërisë, imami Elvis Naçi blen spitalin Continental përmes Fondacionit Firdeus. Naçi përdor paratë e Fondacionit të Bamirësisë për të blerë një spital me investim qindra miliona lekë. Nga dolën paratë? Pse Firdeus nuk bëri transparence? Dosja.al ka siguruar një pjesë nga marrëveshja e nënshkruar mes Elvis Naçit, imam, drejtues i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhe president i Fondacionit Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus, me pronarët e spitalit Continental, i cili prej ditësh ka kaluar në pronësinë e Naçit. Plot 350 mijë euro i kushtoi Naçit një transaksion i tillë, që ende është i mbuluar me dyshim… Blerja e Continental nga…
Moderatorja e njohur Amarda Toska është një prej imazheve më të dashur për publikun shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku poston disa nga momentet më të bukura të jetës së saj private dhe profesionale. Teksas së fundmi Ami ka po bën disa ditë pushime me familjen e saj në Pragë ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet më të bukura atje. Teksa në disa foto ajo shfaqet krah partnerit të saj, Ermal Mamaqit ka fotografuar edhe disa nga vendet më të bukura të këtij qyteti. Ndërsa një nga fotot ku një lokal ka emrin e saj…
“Një si ti unë doja, doja ta kem n’jetë…” është vargu që ka goditur më shumë publikun në baladën suprizë të Flori Mumajesit, ku shfaqet shumë romantik pranë Arilena Arës. Në një foto bardh e zi e të përqafuar si dy të dashur që i besojnë ndjenjës së vërtetë, pas dy vjetësh Flori rikthen një tjetër trekëndësh dashurie në vëmendjen e publikut. Këngëtari dhe kantautori i njohur, pas këngës “Thjesht të du”, për të cilën ish-e dashura Liberta Spahiu tha publikisht se po e priste këtë këngë që të martohej, ai sjell projektin e ri me Arilena Arën, një romancë…
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune ku ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Milot- Rreshen, tek “Rrethrrotullimi i Milotit” ku mësohet se automjeti tip “Benz” ka përplasur për vdekje një këmbësor, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Burime zyrtare konfirmojnë se i plagosur ka marrë plagë të shumta në trup, e për pasojë ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i plotë i policisë Rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek…
Seldi Qalliu përflitet sërish për jetën e tij private dhe kësaj here për një histori të re me një ishlojtare të “Big Brother”, Gerta Shinon. Kujtojmë që dhe Seldi ka qenë një ishkonkurrent i këtij “reality shoë” dhe ashtu si famën që e ka të ndarë mes muzikës e “Big Brother”, po ashtu dhe të dashurat i ka pjesë të këtyre dy fushave. Kështu, pas lajmeve se ishte në një romancë me Keisin, vajzën këngëtare të Sabianit, tashmë po përflitet për një histori të re me Gerta Shinon, ishlojtaren e “Big Brother”. U përfol se ajo është ndarë nga partneri…
Meqë jemi në sezonin kur gripi është nëpër këmbë, ajo që duhet t’i kushtoni shumë rëndësi janë produktet që duhet të konsumoni në këtë kohë. Por një këshillë e vlefshme nga doktorët, është që nëse jeni me grip, dhe nuk keni oreks, është më mirë të mos konsumoni. Nuk duhet ta detyroni veten tuaj të hani pa qejf dhe me zor. Padyshim, një ndër këshillat më kryesore, është supa me mish pule dhe lëngjet. Hidratimi është çelësi kryesor për të kaluar këtë sëmundje. Gjithashtu duhet të urinoni shpesh, në mënyrë që sistemi imunitar të pastrohet. Duhet të konsumoni gjithashtu, hudhra,…
Veshjet e Encës kanë gjithmonë një emërues të përbashke, ekstravagante. Po të shikojmë fotografitë e Encës, shohim se ajo është fiksuar pas një detaji në të gjitha kostumet që vesh. Bëhet fjalë për atë që quhet “Animal print”, ku pothuajse në secilën fotografi të këngëtares gjejmë nga një detaj të tillë. Madje përmes një postimi të fundit, Enca tha “Dikush më quajti ‘animal print’, mbretëreshë…Dhe duhet ta pranoj kurorën”.
Të ulur krah njëri-tjetrit, Ermal Hoxha ishte i fokusuar në telefon duke shkruar diçka, ndërsa sigurisht që e gjithë vëmendja e saj do të ishte e gjitha aty. “Kur të spiunon gruaja por ia nxjerr të palarat paparazzi,”-shkruan Ermali mbi foto, i cili mesa duket e ka marrë me sportivitet. Nga ana tjetër, Rezarta e kapur “mat’ nuk ka pasur shumë mundësi se si të shpjegohet por ka zgjedhur shprehej klasike. “Hahahahah zemër nuk është ashtu siç duket!,”-shkruan Rezarta.
Nëse keni bërë plane për këtë fundjavë, moti ju premton deri në mesditë pasi në orët e vona të pasdites meteorologët parashikojnë reshje shiu. Për javën që nis, meteorologët parashikojnë paqendrueshmëri të motit me vranësira dhe reshje shiu. Përsa i përket temperaturave pritet një javë e ftohtë me përjashtim të mëngjeseve dhe darkave, ku temperaturat pritet të regjistrohen 2 deri në 3 gradë celcius, ndërsa mesdita parashikohet të arrijë në vlera 19 gradë celcius.