Blloku ishte një territor mitik në qendër të Tiranës. I mbështjellë së jashtmi me mister. I ruajtur nga të gjitha anët me roje, ushtarë me automatik në krah, ku hynin e dilnin mercedes të zinj. “Koha e ndërtimit, është periudha e Italisë, periudha e pushtimit mbas ’39, kohë në të cilën u bënë dhe planet e mira rregulluese nga arkitektët italian, ishin vilat e nëpunësve, qytetarëve italian, ishin të tregtarëve, pra të njerëzve me një status ekonomik të mirë. Në momentin që u ndërtuan dhe përfaqësonin këtë status, këto personalitete morën këto status për të pasur një shkallë drejtuese”, tha arkitektja…
Author: tirana
Artisti i madh shqiptar Reshat Arbana propozohet për titullin “Qytetar Nderi”, nga Bashkia e Tropojës. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj Bashkia, Rexh Byberi i cili shkruan se përgjatë këtyre 5 dekadave në skenë u ka dhënë shumë popullit shqiptar. “Ju bej me dije se sot ne cilesine e Kryetarit te Bashkise Tropoje i propozova Keshillit Bashkiak akordimin e titullit “Qytetar Nderi” artistit te madh Reshat Arbana.Me lojen e tij kinematografike e teatrore mbi 5 dekada ky artist-ikone ka portretizuar karakteret me te spikatura te treves tone! Eshte nder dhe kenaqesi qe simboli…
Gjykata Kushtetuese ka publikuar ditën e sotme listën e pesë anëtarëve të saj të parë. Në listën e publikuar në faqen zyrtare mungon emri i Arta Vorpsit e konsideruar si e emëruar nga Parlamentit, ndërsa nënshkroi një akt betimi pranë një zyre noterie në Tiranë. Në listën e Gjykatës Kushtetuese, krahas anëtarëve të tjerë, rezulton edhe emrin i Marsida Xhaferllarit, e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta dhe e kontestuar nga socialistët në pushtet.
Gjatë një proteste anti-islame nga një grup ekstremistësh anti-islamik (SIAN) në Norvegji, protesta ka degjeneruar deri në pikën kur iu vendos zjarri një kopjeje Kurani, librit të shenjtë të myslimanëve në mbarë botën. Kreu i grupit ekstremist ‘Stop Islamization of Norway’ (SIAN), Lars Thorsen, dogji librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin gjatë një proteste anit-islame në qytetin e Kristiansandit, transmeton newsbomb.al. Thorsen kundërshtoi kështu një urdhër policie i cili ishte kundër djegies së librit të shenjtë, duke shkaktuar kështu reagime të ashpra nga komuniteti islam norvegjez. Protesta ndërkohë ishte aprovuar nga autoritetet lokale, por policia kishte paralajmëruar SIAN kundër shkatërrimit…
Me një shënim të gjatë në facebook, Mullaj, ndërsa i etiketon si “klan”, shkruan se ata futën duart në “Kushtetutën” e Festivalit, me qëllimin për ta shkatërruar atë. Postimi i plotë: Gjithcka u kuptua kur ne portalet e ndryshme u perfol se festivalin e 58 ne RTvsh do ta menaxhonte Vera Grabocka. Muajt kaluan dhe data 15 shtator erdhi shpejt. Kjo date ishte vendosur per mbledhjen e materialeve (kengeve), por qe mesa duket njerezit e “piketuar”qe do te ishin pjese e saj ishin me pushime dhe nuk ishin gati. Keshtu kjo date u shty per ne daten 1 tetor. Me…
Gjashtë vende të Bashkimit Evropian i kanë dërguar një letër Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke thënë se ata janë të gatshëm të punojnë për përmirësimin e procesit të zgjerimit për të kuptuar se kjo do të çojë në konsensus në hapjen e bisedimeve të hyrjes me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars të vitit të ardhshëm. “Prandaj, ne jemi të gatshëm të angazhohemi në mënyrë konstruktive në një përpjekje për të përmirësuar këtë proces. Ne do të njohim që një ushtrim i tillë zhvillohet në një mënyrë efektive dhe të orientuar drejt rezultateve dhe që i mundëson…
Kemi parë vazhdimisht që ish-ministrat e shkarkuar nga Rama, më së shumti rrinë me njëri-tjetrin dhe kjo e ka një shpjegim, ata ndihen disi të përjashtuar dhe me siguri shoqëria me njëri-tjetrin është më e përshtashme për ta. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Belinda Balluku, e cila zëvendësoi Damian Gjiknurin si ministre Energjetike, është parë këtë të enjte duke folur me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Ata kanë zgjedhur që të flasin larg kolegëve të tyre, duke u larguar në zonën e lulishtes së Parlamentit.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pavarësisht betejës me drejtësinë, gjen vazhdimisht kohë për të kënduar. Ai është shfaqur në disa raste duke kënduar muzikë live, teksa nuk ka ngurruar të ngjitet në skenë me këngëtaret më të mira shqiptare. Ish-ministri është shfaqur së fundmi duke kënduar në skenë me Aurela Gaçen dhe Erik Loshin. Një ndër vargjet që ka kënduar është “Si s’më lanë rehat”. Mbase është një rastësi, pasi ministri ka àkuzuar shpesh se sùlmohet në mënyrë të qëllimshme.
Në Shqipëri nuk njihet dita e burrave, pavarësisht se festohet në 80 vende të botës që nga 1999. Dita Ndërkombëtare e Burrave, promovohet jo vetëm si një ditë gjinore por një ditë ku në fokus janë modelet pozivite të tyre si dhe largimi i stigmës lidhur me burrat në shoqërinë tonë. Një ditë kushtuar kujdesit mendor apo shëndetësor. “Kjo është një ditë që festohet roli i burrit, por unë mendoj se sot është kufizuar shumë ky rol, ka shumë meshkuj por burrin e bënë fjala e dhënë, e ai që bën premtim gënjen nuk ka më burra”, shprehet aktori dhe…
Legalizimi i tre vilave të pa ndërtuara në zonën e Farkës dhe një lokali në zonën e ish-bllokut nga biznesmeni Arben Reli, ka sjellë arrestimin e Afrim Ismailit, ish-drejtor i ALUIZNI Tirana-Rurale. Arrestimi i Ismailit është kryer nga forcat e policisë së Tiranës, një jave më parë dhe momentalisht ish-funksionari i lartë i drejtorisë së ALUIZNI-t ndodhet në burg. Sipas hetimeve të kryera nga prokurori Kol Hysenaj, hetime këto që pritet të konkretizohen me dërgimin e dosjes në gjykatë, Afrim Ismaili në cilësinë e drejtorit të ALUIZNI-t dhe një ish-përgjegjës i hartografisë dhe i përpunimit të informacionit gjeografik, në Zyrën…
Një shqiptar është vënë në pranga nga policia e qytetit të Anconas, në Itali pasi akuzohet për dhunë dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij rumune. 40-vjeçarja e ka denoncuar në polici partnerin e saj pasi ka rrëfyer pranë organeve policore se është dhunuar dhe përdhunuar për vite të tëra. Mediat italiane shkruajnë se gruaja rumune ka treguar se shqiptari e përndiqte vazhdimisht dhe vuante nga një xhelozi e sëmurë. Ndër të tjera ajo ka deklaruar se ai i ka thënë se nëse e shikonte me një mashkull tjetër do ta vriste dhe do t’i priste fytin. Më të rëndë këtë…
Ndonëse Opozita i ka sulmuar vazhdmisht oligarkët, sot nuk e ka patur aspak probleme të ulet krah njërit prej tyre. Është fjala për Bashkim Ulajn, një nga personazhet më të përfolur në botën e biznesit për shkak të mega-skandalit të Unazës së Re. Për Unazën ka nisur një hetim prej thuajse një viti por Ulajt “s’i ka hyrë gjemb në këmbë” dhe vazhdon tëresisht i lirë dhe i pashqetësuar aktivitetet e bizneseve të tij. Në këtë foto të publikuar nga fotografi Agim Rama, biznesmeni ka pirë një kafe me ish deputetët e opozitës ku bien në sy, demokratët Ridvan Bode,…