Author: tirana

Vajza e kantautorit shqiptar, Saimir Çili, mesa duket ka ndjekur gjurmët e babait të saj dhe së shpejti do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Junior 2019. Kënga me të cilën Isea do të përfaqësojë Shqipërinë titullohet “Mikja ime fëmijëri’’, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të kompozuar nga babai i saj. Të ftuar në programin “ Rudina” në Tv Klan, ata kanë folur më tepër për këtë bashkëpunim dhe përvojë të re. “Kur të del fëmija në skenë qenka… Nuk e di është një emocion që nuk shpjegohet me fjalë.. Shumë i fortë. Kënga nisi vetëm për Isean. E…

Read More

Ka qenë i pranishëm në ndeshjen mbyllëse të kualifikueseve të europianit dhe megjithëse nuk kishte më shpresë për Shqipërinë Gianni De Biasi e konsideron fushatën kualifikuese me nota pozitive edhe pse kuqezinjtë nuk mundën të përsërisnin historinë e 4 viteve më parë. “Shqipërisë kualifikimi i iku nga duart në ndeshjen me Turqinë, ku për një keqkuptim pësuam gol, më pas ndeshja me Andorrën… Reja bëri vetëm 8 ndeshje dhe besoj se rrugëtimi ka qenë mëse dinjitoz. Të përsërisësh nuk është e lehtë, aq më tepër në një realitet të vogël si Shqipëria ku nëse nuk ke lojtarë niveli do të…

Read More

Artisti, Alkent Pozhegu është tre herë i certifikuar nga Guiness. Së fundmi, ai ka arritur të futet në librin Guiness për portretin më të madh të krijuar me drithëra të ndryshme, të Presidentit amerikan Donald Trump. Pozhegu ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur edhe më shumë për pasionin e tij të madh për artin dhe çmimet e fituara. Per realizimin e mozaikut të Donald Trump, ai ka punuar rreth dy vite e gjysmë. Materialet që ka përdorur janë: Misër, oriz, fara luledielli dhe grurë. Për mozaikun janë përdorur 4000 kg drithëra. Përmasat janë 20×26. 560m2. Titulli i fituar…

Read More

Alvin Berisha tashmë njihet nga të gjithë për historinë e trishtë që na mbajti të gjithë në interes për më shumë se një muaj se çfarë po ndodhte me fatet e vogëlushit. Më në fund ai arriti që të bashkohej me familjen e tij dhe tashmë po shijon jetën si një 11-vjeçar normal. Ai sëfundmi është bërë edhe pjesë e rrjeteve sociale ku ka hapur Instagram dhe poton aty foto dhe video nga jeta e tij e përditshme.

Read More

Futbollistët e Egnatias po bëjnë xhiro në rrjet. Kjo për shkak të një video që është shpërndarë në Instagram nga ” chefaticalavitadabomber”, faqe e cila ka mbi 1 milionë ndjekës. Në këtë video, shihen futbollistët e skuadrës së Kategorisë së Parë duke “notuar” në fushë, pasi shirat e dendur kanë mbuluar fushën me ujë. Kjo video është bërë menjëherë virale, duke marrë 185 mijë shikime në pak orë. Kjo video edhe pse shumë gazmore, është edhe pasqyrë e infrastrukturës së sportit në Shqipëri. Shumë stadiume mungojnë në Superiore, por edhe më shumë në kategoritë më të ulëta.

Read More

Pas paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Juventusit, drejtuesit e klubit të “Zonjës së Vjetër” i kanë rinovuar kontratën Leonardo Bonucit, deri në vitin 2024. Njoftimi për arritjen e kësaj marrëveshje u bë në faqen zyrtare të klubit. Mbrojtësi 32 vjeçar, i cili tashmë numëron plot 268 paraqitje me ekipin bardhezi, do të jetë në gjendje të shtojë më tej statistikat e tij dhe madje me shumë mundësi do ta përfundojë karrierën e tij tek kampionët e Italisë.

Read More

Mbrëmjen e djeshme emisioni i njohur “Proçesin Sportiv” është hapur nga tenori i njohur Kastriot Tusha. Menjëherë pas mbylljes së performancës së tij, moderatori Edi Manushi ka bërë një gafë, që po bën xhiron në rrjet. Ai e ka prezantuar Kastriot Tushën, si Kastriot Çaushi, i cili është aktor. Kjo nuk është hera e parë që Manushi ka bërë një gafë në emision por sidoqoftë janë gjëra që ndodhin. Për fatin e tij të mirë, gabimi i tij është kapur dhe nga Ilda Bejleri, e cila bëri që situata të kalohej shpejt dhe me humor. Përsa i përket Kastriotit, ai…

Read More

Moderatorja e njohur Arbana Osmani nuk lë vend pa e shprehur dashurinë për të dashurin e saj, regjisorin Eduart Grishaj. Së fundmi ajo ka postuar disa video teksa këndon një këngë tejet romantike, dhe sheh gjithë dashuri nga kamerat, të cilën me shumë gjasa po e mban Eduarti. Të dy janë nisur drejt Shkodrës, qytetit të tij të lindjes, ku Arbana do të promovojë librin e saj më të ri të gatimit.

Read More

Në kuadër të takimeve për zgjidhjen e krizës, Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij edhe ish-kreun e shtetit, Prof. Rexhep Meidani. Nuk jepen detaje të hollësishme të bisedës së zhvilluar midis tyre, por Presidenti Meta konfirmon në rrjetet sociale se kanë diskutuar për krizën e rëndë politike dhe institucionale në vend. “Së bashku me ish-Presidentin, Prof. Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan Meta

Read More

Një 65-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Fushë-Krujë, si pasojë e një aksidenti. Sipas policisë aksidenti ndodhi në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, ku 65-vjeçraja me inicialet S.B, këmbësore, është përplasur për vdekje nga një furgon. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes. Njoftimi i plotë i policisë: Krujë/Informacion Paraprak Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip furgon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç ,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është…

Read More

Dhjetëra shqiptarë që kanë zgjedhur të udhëtojnë përmes “Blue Panorama” kanë mbetur në këmbë në pistë, pasi nuk ka pasur autobusë për t’i marrë dhe dërguar në terminalin e RINAS-it. Pasagjerët, kryesisht shqiptarë, po udhëtomin nga Roma për në Tiranë. Por me të mbërritur në RINAS, ata janë detyruar të presin për shumë minuta në pistë, pasi nuk kishte autobusë për shoqërimin në terminal. Ky nuk është rasti i parë që personat që zgjedhin të udhëtojnë me këtë kompani të hasin probleme gjatë udhëtimit, duke filluar nga mos njoftimi për ndryshimi i orarit të fluturimeve.

Read More

Franca ka mbështetjen e Holandës dhe Danimarkës, por pozicioni i disa shteteve anëtare, përfshirë Italinë, që ftuan Komisionin Evropian të paraqesë propozimet e tij për procesin e zgjerimit të BE-së, është interesant, deklaroi sekretarja franceze e Shtetit për Evropën dhe Çështje Evropiane, Amelie de Montchalin. “Sot ne shohim që zgjerimi ashtu siç është, nuk funksionon, sepse është jashtëzakonisht i ngadaltë dhe gjatë negociatave nuk ka përfitime konkrete për qytetarët e vendeve kandidate’’, theksoi Montchalin. ”Nëse BE vazhdon të negociojë me sistemin aktual, do të jetë e kufizuar për të bërë administratë, ndërsa investimet në rajon do të bëhen nga të…

Read More