Author: tirana

Vajza po ndjek rrugën e prindërve. Vajza e Jay Z dhe Beyonces e cila ka emrin Blue Ivy Carter ka marrë çmimin e saj të parë si një muzikante, 7 vjeçarja është dekoruar me çmimin tekst-shkruesja më e mirë. Ajo kishte dhënë kontributin e saj në këngën ‘Brown skin girl’ me të cilës dje në kompeticionin ‘Ashford Simpson Songwriter’ është titulluar tekst-shkruesja më e mirë. Kënga në fjalë ishte publikuar gjatë muajit korrik si kolonë zanore në filmin ‘The Lion King’ dhe zërin e saj mund ta dëgjojmë në fillim dhe fund të këngës.

Read More

Mihail Yurevich Afanasjev është ambasadori i ri i Rusisë në Shqipëri. Ai do të zërë vendin e Aleksandër Karpushin. Tre ditë më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim ambasadorin e ri të Federatës Ruse në Tiranë. Mihail Yurevich Afanasjev i dorëzoi kreut të shtetit shqiptar Letrat Kredenciale. Pasi e uroi për marrjen e detyrës, Presidenti i Republikës shprehu rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Federatës Ruse në interes të ndërsjellë të të dy vendeve. Para emërimit në Shqipëri, Mihail Yurevich Afanasjev ishte drejtori i Departamentit të Informacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Ruse.

Read More

Mbrëmë u zhvillua emisioni i radhës i “Procesit Sportiv”, ku i ftuar ishte tenori i njohur Kastriot Tusha. Hapja e puntatës  u bë pikërisht nga Tusha, i cili këndoi himnin Kombëtar. Pasi përfundoi, në panel hyri moderatori Edi Manushi, i cili duke u munduar t’i thurë elozhe tenorit, bëri lëmsh gjithçka pasi ngatërroi me Kastriot Çaushin . “Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj. Ah sikur të fillojë edhe një herë ndeshja sot me Kaç Çaushin”, thotë fillimisht ai. Në atë moment ndërhyn Ilda Bejleri: “Me Kaç Tushën”. I zënë ngusht, Manushi shton: “S’ka rëndësi. E rëndësishme është që Kaçi këndoi”.

Read More

Maja e birrës, vitaminat dhe mineralet e gjendura në të janë përbërës të mrekullueshëm për produkte bukurie. Birra stimulon nxirjen sepse nxit prodhimin e melaninës, prandaj mjafton ta spërkatni në trup të përzier me pak ujë, por mos e zëvendësoni kremin mbrojtës.Ai gjithsesi është i rëndësishëm pasi birra nuk ka SPF. Birra përmban silic i cili forcon flokët dhe i bën më të shndritshëm. Me 20 ml qumësht dhe 20 ml birrë përgatitet një maskë të cilën duhet ta mbani disa minuta në flokë të sapolarë. Pas shpëlarjes, aplikoni balsam dhe flokët tuaj do të jenë të shndritshëm dhe të…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nënshkruar kallëzimin penal daj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit. Postimi në facebook: “Të dashur qytetarë! Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj.” -shkruan Meta.

Read More

“Çfarë nuk ju vret, ju bënë më të fortë”, fjali që është bërë për t’iu motivuar, por kur është fjala për ndikimet e stresit në trurin tuaj, kjo nuk është aspak e vërtet. Shëndeti juaj është në rrezik nësë jeni gjatë gjithë kohës të stresuar. Por nuk humbni asgjë nëse ende mundeni të ndaloni stresin para se të merr kontroll në trupin tuaj. Stresi është shokë por edhe armik Stresi nuk është edhe i keq. Në fakt është i rëndësishëm për n, për shembull, kur kemi nevojë për atë fokusin ekstra dhe për energjinë për të na ndihmuar në ndonjë…

Read More

Dhuna në familje është një nga plagët e kahershme të shoqërisë shqiptare, e cila vazhdon të mbetet në trupin e saj edhe ditët e sotme. Shumë nëna, vajza, apo dhe gra bien pre e dhunës së “burrave” të shtëpisë. E një rast i tillë dhune ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku një burrë dhunon në mes të Tiranës një grua . Sipas qytetarit mësohet se ata janë çift bashkëshortësh, të cilët po debatonin në fillim me fjalë, por më pas situata ka degjeneruar në dhunë. Qytetari tregon se gruaja i kërkonte sqarime burrit të saj lidhur me…

Read More

Si qyteti me më shumë banorë në Shqipëri, Tirana është edhe vendi i shumë ngjarjeve të çuditshme, ku protagonistë janë vetë qytetarët. Një rast sa për të qeshur aq edhe për të qarë, momenti kur një qytetar nga Tirana ka dërguar një video tepër të pazakontë në redaksinë e Joq. Nga pamjet e filmuara nga një kamera sigurie shihet një djalë i ri teksa qëndron buzë një troturari, i pa shqetësuar. E deri në këto momente situata duket tepër normale, por e pazakonta ndodh më pas. Pikërisht në atë moment, kur askush nuk e priste, nga pallati pas krahëve të…

Read More

Një vokal i rrallë, nga ata që publikut i interferon në nyjet nervore. Zë që vjen i thellë, kapërcen dy tre nota dhe më pas ngjitet në oktavat më të larta duke jehuar emocion që nuk përsëritet. Është pikërisht Laura Pausini, nuk ka dytëse dhe është fenomeni italian i muzikës pop që theu çdo hapësirë me muzikën e saj, duke u kthyer në një star botëror. Pausini qëndron në “Listën e Artë”, e gjashta në radhitjen e  gjigantëve të muzikës italiane, me plot 70 milion albume të shitura në mbarë botën. Klasifikimi në këtë kategori ishte fenomenal, pasi asnjë këngëtar…

Read More

Ushqimet e ëmbla janë vërtetë shumë të shijshme, por me to nuk duhet as ta teproni. Debati për sheqerin dhe ndikimin e tij në organizëm qëndron akoma i hapur. Sëmundje kardiovaskulare, diabet apo peshë e shtuar janë disa nga sëmudjet që lidhen më shpesh me sheqerin. Pavarësisht rekomandimeve të shumta të mjekëve për rrezkun nga sheqeri, në të gjithë botën konsumohet njëjtë e në sasi të mëdha. Ushqimet e ëmbla janë vërtetë shumë të shijshme, por me to nuk duhet as ta teproni. Kryesisht sepse kanë sheqerin si përbërës kryesor i cili mund të kthehet në një armik të trupit…

Read More

Ky është një regjim dietologjik më i zbutur i propozuar sipas versionit klasik të dietës Dukan, që mjeku francez i përkufizon si ‘humbje e ëmbël peshe’. Në dietën Dukan shtatëditore, ‘beteja’ kundër kilogramëve të tepërta është më e ashpër, sepse sulmon peshën me ‘armë’ më të fuqishme. Dietë e është paragjykuar shumë sidomos për ‘frontin e dytë’, kjo pasi qysh në fillim është menduar për ata që nuk arritën të humbur peshë me dietën e plotë, apo ata që nuk gjetën motivimin e nevojshëm për të arritur qëllimin. E sidomos për ata që duan të humbasin jo më shumë se…

Read More

Dëshironi të dini se cila është pesha ideale e trupit tuaj? Atëherë shikojini rezultatet më poshtë, pasi pesha ideale e trupit matet sipas gjatësisë së tij. Rezultatet bazohen në këtë lloj formule: (Gjatësia juaj – 100) – (10% x (Gjatësi – 100) = Pesha. 1- Nëse jeni e gjatë 1.50cm, pesha juaj ideale duhet të jetë 45.0 kg. 2 -Nëse jeni e gjatë 1.51cm, pesha juaj ideale = 45.9 kg. 3- Nëse jeni e gjatë 1.52cm, pesha juaj ideale = 46.8 kg. 4- Nëse jeni e gjatë 1.53cm, pesha juaj ideale = 47.7 kg. 5- Nëse jeni e gjatë 1.54cm,…

Read More