Dhuna në familje është një nga plagët e kahershme të shoqërisë shqiptare, e cila vazhdon të mbetet në trupin e saj edhe ditët e sotme. Shumë nëna, vajza, apo dhe gra bien pre e dhunës së “burrave” të shtëpisë.
E një rast i tillë dhune ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku një burrë dhunon në mes të Tiranës një grua . Sipas qytetarit mësohet se ata janë çift bashkëshortësh, të cilët po debatonin në fillim me fjalë, por më pas situata ka degjeneruar në dhunë.
Qytetari tregon se gruaja i kërkonte sqarime burrit të saj lidhur me një çështje, por ai nuk pranonte të fliste dhe e kërcënonte të largoheshe pasi do “hante dru”.
Pas pak minutash debat, gruaja është larguar, por ai e ka ndjekur mbrapa duke e goditur “sa t’i hajë krahu”. E gjendur në këtë situatë gruaja është përpjekur që të vetëmbrohet.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë tepër të populluar nga qytetarët, por askush nuk ndërhyn që të parandalojë diçka.
