Mbrëmë u zhvillua emisioni i radhës i “Procesit Sportiv”, ku i ftuar ishte tenori i njohur Kastriot Tusha. Hapja e puntatës u bë pikërisht nga Tusha, i cili këndoi himnin Kombëtar.
Pasi përfundoi, në panel hyri moderatori Edi Manushi, i cili duke u munduar t’i thurë elozhe tenorit, bëri lëmsh gjithçka pasi ngatërroi me Kastriot Çaushin .
“Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj. Ah sikur të fillojë edhe një herë ndeshja sot me Kaç Çaushin”, thotë fillimisht ai.
Në atë moment ndërhyn Ilda Bejleri: “Me Kaç Tushën”. I zënë ngusht, Manushi shton: “S’ka rëndësi. E rëndësishme është që Kaçi këndoi”.
