Unë nuk besoj se Enver Hoxha do të tradhtonte Kosovën në këtë mënyrë. Ose nuk do të na anashkalonte Kosovën si po vepron Rama”. Kështu deklaron shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini. Teksa foli për historinë e trojeve shqiptare Buxhovi ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare, duke analizuar sjelljen e diktatorit Hoxha me atë të kryeministrit Edi Rama. Ai ka kujtuar takimin që kishte mbajtur Enver Hoxha me Titon në Novi Sad në vitin 1986 dhe atë që pati Rama me Vuçiçin këtë vit (Në Novi Sad). “Dallimi është shumë i madh. Edhe…
Author: tirana
Policia e Tiranës siç edhe kishte paralajmëruar, ka mbajtur në kontroll gjatë natës në rrugën Tiranë-Elbasan, ku ka kapur shoferë me shpejtësi deri në 173 km në orë. “Disa nga shkrepjet e shpejtësi matësit gjatë kontrolleve policore për rritjen e sigurisë, shënojnë nga 158-173 km/h, kur përgjatë gjithë javës, ky segment, ka qenë objekt kontrolli gjatë gjithë kohës dhe për një javë, mbi 135 drejtues mjetesh, kanë humbur të drejtën për të drejtuar mjetin disa muaj, vetëm për të fituar disa sekonda më shumë drejt destinacionit të tyre, që nëse diçka me mjetin apo me rrugën shkon keq, me një…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Abcnews.al shkruan se aksidenti ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person. Siç shihet nga pamjet në aksident janë përfshirë tre automjete. Paraprakisht dyshohet se shkaktare është bërë taksia e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy mjetet e tjera. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Në gusht të vitit 2015, bordi drejtues i një shkolle në Britani vendosi të shkarkojë nga puna drejtorin e shkollës, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy djem 17-vjeçarë. Por drejtori i shkollës e hodhi në gjyq institucionin për pushim të padrejtë nga puna. Dy 17-vjeçarët nuk ishin nxënës të shkollës dhe ai i kishte njohur nga një aplikacion, dhe mosha e ligjshme për seks konsensual është 16. Ai e fitoi gjyqin ndaj shkollës dhe do të marrë si dëmshpërblim rreth 800 mijë euro.
Në një lëvizje surprizë, Kreu i Shtetit Ilir Meta ka ftuar për një takim gjatë javës së ardhshme edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros), si dhe përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar me reformën në drejtësi. Në qendër të diskutimeve është situata e krijuar me Gjykatën Kushtetuese. Presidenti Meta duket se do të ketë axhendë të ngjeshur takimesh duke nisur nga e hëna pasi ai ka thirrur në një takim edhe opozitën politike. Në ftesën drejtuar Bashës dhe për dijeni dhe të krerëve të partive të tjera pjesë e opozitës së bashkuar, Meta kërkonte që takimi të mbahej mundësisht…
Kutitë e votimit për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste në Durrës janë hapur prej mëngjesit të sotëm në një klimë interesi të madh nga anëtarësia e majtë. Deri në orën 13 e 30 pjesëmarrja në votime ka qënë mbi 50% e 4500 anëtarëve socialistë që votojnë për 30 delegatët e kongresit, 15 meshkuj e 15 femra. Gazetarja Klodiana haxhiraj raporton për “Balkanëeb” se procesi i votimit u mbyll në orën 16 ndërsa asnjë prej socialistëve nuk ka pasur të drejtë të prononcohet në media. 30 delegatët e përzgjedhur nga anëtarësia socialiste për në kongresin e PS, do të kenë mundësi që…
Presidenti ynë ka nisur të hapë llogoret e luftës. Në fillim ka ftuar popullin shqiptar. Në një thirrje të pazakontë në historinë e ndonjë presidenti në botë, presidenti ynë bëri thirrje për rrëmbim armësh dhe ka prodhuar më shumë “meme” humori, se viktima. Mallkimi më i madh që e ndjek atë vitin e fundit, është pikërisht fakti që nuk e marrin seriozisht, as kur flet për luftë, as kur flet për paqe, as dekreton, as kur çdekreton, as kur bën si president që mbron shtetin, as kur bën si Haxhi Qamili. Thirrja e tij për të rrëmbyer armët, vlen të…
Ish-ministri i PD, Ylli Pango, solli në vëmendje një episod nga fushata e tij në vitin 2005. Duke folur në studion e emisionit “JAVA në RTSH”, Pango tha se kandidatëve për deputetë u vetëofrohen “të fortët” dhe kjo është thuajse e pashmangshme. “Kur unë kandidoja, mu afruan disa elementë “të fortë” nga PD për të më ndjekur në fushatë. Sigurisht që unë i refuzova dhe ata nuk u angazhuan në takimet elektorale. Por më pas dikush më tha se ata duhen sëpaku kur vjen puna për numërimin dhe ruajtjen e votës” – tha Ylli Pango në studion e emisionit “Java…
Këtë të shtunë, autorja e programit “Pop Culture në Top Channel ka shkuar në Vaun e Dejës, vendlindja e politikanit Nard Ndoka, i cili ka qenë i ftuar në “Një ditë me Dojnën”. Teksa kanë vizituar disa prej vendeve më të veçanta për Nardin, Dojna dhe politikani kanë qenë edhe në kishë duke qenë se Nard Ndoka ka një lidhje të veçantë me fenë. Veç kësaj Dojna e ka pyetur Nardin se cila është puna e parë që ka bërë para se të bëhej politikan. “Kam punuar elektroauto, ky është profesioni im i parë dhe është një profesion shumë i…
Analistët Lorenc Vangjeli e Prec Zogaj bënë bashkë për herë të parë në “Java në RTSH” profesorin e njohur të psikologjisë Ylli Pango, aktivisten e të drejtave të njeriut Sevim Arbana dhe moderatoren e gazetaren sportive Ilda Bejleri. Çfarë e bën tërheqëse dhe magnetike botën e krimit, të aftë të depërtojë në politikë, në media dhe shpesh të konsiderohet edhe si majë e hierarkisë në shoqërinë e sotme shqiptare. Raporti mes parave dhe mendjes, banditëve dhe bukurosheve të ekranit, modeleve të gabuara dhe zgjidhjeve të duhura, politikës dhe botës së nëndheshme të krimit ishin temat e diskutimit në panelin befasues…
Rama i shoqëruar edhe nga Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka takuar kryesisht futbollistët e kombëtares të cilët nesër do të kenë fatin të shijojnë për herë të parë ndjesinë e të luajturit në stadiumin më modern dhe të madh të Shqipërinë, pëballë kampionëve të botës në fuqi, Francës. Në një mbledhje në fushë me lojtarët, Rama mes batutash ka marrë kompetencat e trajnerit Reja duke u shprehur se ”taktikën ma ka lënë mua” dhe i ka thënë lojtarëve se në fushën e gjelbër duhet të lenë jetën pavarësisht rezultatit. Madje kryeministri nuk ka hezituar t’i thotë Elseid Hysajt se…
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot panairin “Shqipëria punon tokën” i çelur në sheshin Skëndërbej, ku për dy ditë do të zërë vend ajo pjesë e Shqipërisë që punon e prodhon për tregun vendas dhe eksportin. Gjatë fjalës së kryeministri u shpreh se bujqësia është një fushë ku po bëhen ndryshime kolosale, ndonëse problemet ekzistojnë dhe janë pjesë e procesit të zhvillimit. “Është një edicion shumë më i madh se vitet e mëparshme. Ka shumë gjëra për të parë dhe për të mësuar. Ajo që nuk del dhe nuk duket në pasqyrat e medias, këtu është një mundësi për ta parë…