Klajdi Haruni është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale nga ku ndan momentetet më të bukura me fansat e tij. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për “Prive.al” ku ka folur jo vetëm për karrierën e tij në muzikë por edhe për jetën e tij private. Në një moment ai është vënë në siklet me pyetjen, nëse nusen e do të virgjër apo jo. E kësaj pyetje Klajdi i ka dhënë një përgjigje mjaft të veçantë, ku shprehet: E dua gruan ta dua. Nuk mendoj se ndikon virgjëria. Kujtojmë…
Author: tirana
Ish –deputeti Pandeli Majko ka treguar në këtë 75-vjetor të çlirimit një nga arsyet që e bënë që të anëtarësohej në PS si dhe një bisedë me xhaxhain e tij. “Do citoj xhaxhain tim. Xhaxhai im thoshte kemi bërë luftë, na janë vrarë shokë dhe shoqe. Nuk e njihnim as Maksin, as Leninin. Në daç me e dit mor bir, as Enver Hoxhën nuk e njihnim kush ishte. Dinim vendi na ishte pushtuar dhe ne kishim dalë që ta çlironim”, ka rrëfyer Majko.
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur pasditen e së shtunës në Mitrovicë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kollashini në Mitrovicë të Veriut, ku një person ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij shtetase e Serbisë ka sulmuar fizikisht te atin e tij, po ashtu të komunitetit serb.
Sa herë që ka një përballje mes Shqipërisë dhe Francës, sigurisht që mendja të shkon direkt te Lorik Cana. Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka qenë për shumë vite imazhi i futbollit shqiptar në Francë dhe nuk është rastësi që mediat franceze kanë kërkuar nga ai opinionin për këtë sfidë të rëndësishme që luajnë kuqezinjtë sot. Para sfidës së radhës të dy ekipeve, Cana ka treguar për “Ouest-France” mendimet e tij për duelin, por edhe për të ardhmen e përfaqësueseve, apo edhe të tijën, duke zbuluar detaje interesante. Franca është e kualifikuar, Shqipëria është e eliminuar. Çfarë interesi ka kjo ndeshje?“Për…
Kombëtarja shqiptare e futbollit e ndërtuar nga Xhani De Biazi nuk ekziston më, në lojë dhe në emra. Stil i ri i në rreshtim por edhe emra të cilët në vitet në vijim do të synojnë të bëjnë të harrohen ata që kanë shkruar historinë duke çuar kuqezinjtë në Europian. Kanë kaluar vetëm 3 vite nga ajo përballje mes Shqipërisë dhe Francës në Euro 2016 në Marsejë, por për një arsye apo një tjetër, kuqezinjtë kanë pësuar aq shumë ndryshime gjatë gjithë kësaj kohe, saqë në ndeshjen e sotme, trajneri Edi Reja do të ketë në fushë vetëm 4 futbollistë…
Opozita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me situatën politike, Reformës në Drejtësi dhe konstituimit të Gjykatës Kushtetuese. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Ora News, Everest Dedaj në një lidhje LIVE, ku theksoi se ende nuk është përcaktuar se kur do të bëhet takimi, por përgjigja është pozitive. “PD dhe aleatët e saj e kanë marrë zyrtarisht ftesën e Presidentit Ilir Meta për t’u ulur në një tryezë dhe për të diskutuar në lidhje me situatën politike, Reformës në Drejtësi dhe konstituimit të Gjykatës Kushtetuese. Ende nuk…
Për një grua, një surprizë ka një vlerë të madhe sentimentale dhe personale, është një moment gëzimi që arrin papritur dhe që ushqen, kohë pas kohe, shkëndijën në marrëdhënien në çift, që nuk duhet të shuhet kurrë. Pastaj ka disa surpriza që gratë i duan dhe shpresojnë t’i marrin, por që kurrë nuk do t’i kërkonin. Mëngjesi në shtrat Eshtë një gjë e thjeshtë dhe shumë e parëndësishme, por gratë pëlqejnë të zgjohen nga burri i tyre, i cili u sjell mëngjesin në shtrat me kafe dhe ëmbëlsirën e saj të preferuar. Pazar Ne e dimë se blerja është sfera…
Ditën e sotme bëhen 5 vite nga koha kur Dr.Flori u nda nga jeta, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familjarët e miqtë e tij. Aktori i humorit Julian Deda gëzonte raport të mirë me këngëtarin e ndjerë, ndaj sot ka sjellë në mendje një episod që i ka ngelur peng nga miku i tij. “Nuk e kam thënë ndonjëherë, por më vjen inat me veten, që kur më the ‘Julo, a do vish të bësh nje rol te klipi im i ri?’, për këngën ‘Ça na ke’, të thashë ‘aman o Flor mos na ngatërro me këto punë’…
Kryebashkiaku i Tiranës tha se e keqja vendit më shumë i ka ardhur nga shqiptarët sesa nga pushtuesit duke akuzuar opozitën për sabotim në rrugën e Shqipërisë drejt zhvillimit dhe BE-së. Veliaj kërkoi nga secili që të mos i bëjmë vendit atë që nuk ia kanë bërë as pushtuesit. “Ky është një moment për të nderuar sakrificat e mijëra të rinjve dhe të rejave. Ne sot po aplikojmë për të qenë kryeqyteti Europian i rinisë, është një shans historik që të kujtojmë. Sot betejat kanë ndryshuar, nuk janë me pushkë. Kemi një detyrim ndaj atyre që derdhën gjakun për këtë kryeqytet. Në…
Në 75-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, zv/ kryeministri Erjon Braçe u shpreh se “Të nderuar veteranë të luftës që jeni gjallë për të kujtuar si dëshmi e gjallë luftën. Kemi dëgjuar një këngë ‘që Shqipëria nuk është pushtuar, që fashistët dhe nazistët ishin kalimtarë’. Kemi dëgjuar që ky popull nuk ka luftuar dhe që është ndeshur me veten, një luftë civile. Sot për fat të mirë jemi pak metra larg nga ajo rrugë, ku jo thjeshtë partizanët, por populli i Tiranës u bë njësh me LANÇ-in kundër pushtuesve. A ka dëshmi më të madhe se kjo, kur populli bëhet bashkë…
Era Istrefi është një prej këngëtareve që do të performojë sot në ceremoninë inauguruese të “Air Albania Stadium”. Në videon e publikuar nga koreografi Albi Nako, shihet Era teksa bën provat në fushën e stadiumit të ri. “Live it up”, që ishte kolona zanore e Botërorit “Rusi 2018”, do të jetë një prej këngëve që do të këndohet nga Era. Këngëtarja nga Kosova do të performojë edhe dy këngë të reja për tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium.
Një kompanie amerikane ka ofruar një punë të pazakontë, megjithatë interesi nuk ka munguar. Americanmarijuana.org është duke kërkuar një person, i cili kundrejt një rroge mesatare prej 3000 dollarësh në muaj të tymosë marijuana çdo ditë, dhe që të ketë një farë njohurie nga cilësia e kësaj droge të përshkruar si gjysëm të ligjshme. Personat e punësuar, përveç pagesës së majme, do të përfitojnë falas edhe pajisje të ndryshme që përdoren për konsumin e hashashit. Si pjesë të punës ata do të kenë edhe testimin e prodhimeve të ndryshme të kanabisit, që nga vaji e deri te produkte të ngrënshme.