Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e ndeshjes, atmosfera në rrugët e kryeqytetit është shumë e zjarrtë. Tifozët francez u kanë dhënë hijeshi rrugëve të kryeqytetit, të cilët e kanë shfrytëzuar këtë takim edhe për të vizituar kryeqytetin. Nga ana tjetër, edhe tregtarët e kanë parë si një ditë shumë të mirë për të bërë tregti. Flamujt kuqezi, por edhe ai kosovar shihen të vendosur anash rrugëve në pritje për t’u blerë nga tifozët, që për motive nga më të ndryshme nuk kanë marrë me vete njëtë tillë në stadium.
Author: tirana
Shtëpia e ankandeve Christie’s, njoftoi se një pikturë e artistit belg Rene Magritte u shit për 19,6 milion dollar. Një ofertues anonim bleu pikturën e artistit surrealist të vitit 1957 “Le seize septembre” me një çmim shumë më të lartë se vlerësimi i bërë në hapje të ankandit. Sipas Christie’s, piktura e errët që shfaq një pjesë të një gjysmëhëne ishte artikulli më i rëndësishëm i ankandit. Ndër të tjera në ankand u shitën edhe një skulpturë bronzi nga Umberto Boccioni, me një cmim 16.2 milion dollarë dhe një pikturë e Pablo Picasso për 13.3 milion dollarë.
Kompania ”Nike” anuloi marrëdhëniet me kompaninë me ”Amazon” pasi ky gjigant i veshjeve sportive i jep fund shitjes së drejtpërdrejtë të produkteve të tij binjakut të Jeff Bezos. Vendimi është pjesë e rishikimit të strategjisë së shitjeve të ”Nike” dhe përfaqëson një shuplakë të rëndë në përpjekjet e ”Amazon” për të tunduar markat e mëdha për t’i bindur ata që të preferojnë platformën e saj për shitje. Në programin pilot të nënshkruar në vitin 2017, ”Nike” kishte filluar shitjen e një serie të kufizuar të produkteve në ”Amazon” në këmbim të politikave më të rrepta kundër mashtrimeve dhe kufizimeve të…
Vetëm pas pak orësh, Shqipëria do të përballet me Francën në stadiumin e ri “Air Albania”. Figura të njohura nga bota e sportit, politikës, medias, artit e biznesit pritet të jenë të pranishëm në këtë inaugurim të stadiumit. Por nuk kanë se si të mungojnë në këtë event legjendat e futbollit shqiptar. Dikur mbanin mbi shpinën e tyre një fanellë shumë të rëndësishme për ta, siç ishte ajo e Kombëtares me të cilën bënë historinë. Ndërsa tashmë pasi i kanë dhënë fund futbollit të luajtur, legjendat e Shqipërisë gjejnë përsëri kohë për njëri-tjetrin. Ervin Fakaj, Foto Strakosha, Altin Haxhi, Geri…
Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme: DEMI: Hëna është në shenjë dhe kjo është shumë e rëndësishme, në 48 orët e ardhshme do të keni hijeshi dhe aftësi për të menduar më shumë. Prej të enjtes trupi juaj do të jetë edhe më i fortë. Një presion më shumë nëse konsideroni anën ekonomike, për shkak të shpenzimeve, të cilat mund të kenë ndikuar në shtëpi, apo një avari. E diela do të jetë një ditë e favorshme për marrëdhëniet sentimentale. LUANI: E mërkura do të jetë shumë e fortë për ju, Hëna disonante mund të…
Nga Saimir GeraNjë ekspozitë krejt e veçantë e artit konteporan është hapur në Napoli të Italisë duke ngjallur kureshtjen e mijëra vizitorëve vendas dhe të huaj. Skulptori kinez Liu Ruowang ka sjellë instalacionin e tij monumental në sheshin qendror të qytetit italian duke zbritur në shesh 100 ujqër. Por ky instalacion ka edhe një dorë shqiptare, pasi kuratori i saj është artisti i njohur shqiptar – Italian Alfred Mirashi Milot bashkë me galeristin famos milanez Matteo Lorenzelli. Ekspozita vjen si një qasje me përmbajtje të shumëfishtë, ku estetika gërshetohet me mesazhin kuptimplotë që skulptori i madh kinez kërkon të përcjellë…
Në momentin që jemi të sëmurë bakteret që përmban trupi juaj shpesh kalojnë në objekte të tjera të shtëpisë ndaj dhe është mirë që të merrni disa masa pasi gripi të jetë larguar. Objektet që duhet të dizifektoni menjëherë janë këto më poshtë: Telekomanda e televizorit: Bakteret e virusit mund të jetojnë në këtë sipërfaqe pr 24 orë dhe kështu cdo person që do të preki atë do të infektohet njësoj si ju. Celulari: është një nga objektet kur cdo ditë mbushet me mikrobi dhe akoma më shumë duhet të keni kujdes kur sëmureni. Fshijeni atë me letra antibakteriale sa…
“Më nxirrni jashtë kësaj, kutie të mallkuar është shumë errët këtu”. Këto janë fjalët e dëgjuara nga arkivoli i Shay Bradley, i cili kishte vdekur më 12 tetor. Familjarët e tij treguan se Shay ka qenë i sëmurë për 3 vite dhe e ka ditur që do të vdiste”, raporton “Irish News”.Duke qenë se ai gjithmonë ka qenë një person i buzëqeshur dhe qesharak, ai ka dashur që në varrimin e tij të mos qaj askush, për këtë arsye e ka incizuar zërin e tij duke i bërë të gjithë të qeshnin. Në incizim u dëgjua: “Ku dreqi jam kështu,…
Këtë të shtunë ka nisur puntata e rradhës për emisionin ‘Shiko kush luan’ dhe si në cdo puntatë tjetër, VIP-at e ftuar kanë zbuluar të reja rreth jetës së tyre profesionale dhe private po ashtu. Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fifi, e cila na shoqëron cdo të shtunë me zërin e saj, ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm përsa i përket jetës së saj personale. Në një ndër lojërat e zhvilluar Fifit i është drejtuar pyetja: ‘Një zog na tha që zemra jote nuk është single, është e vërtetë apo zogjtë ia fusin kot ndonjëherë?’.…
Nga Spartak Ngjela / Po kuptohet se, likuidimi i Metës, ndihet si humbje në Beograd dhe në Moskë. Këtë e di edhe Meta.Meta është në panik, prandaj flet si i ndërkryer. Por ka shpresë te këta. Në fakt, Beogradi e ka destabilizuar shpesh Shqipërinë. Por tani, e ka krejt të pamundur. Ndërkohë Meta ka filluar lëvizjen për të gjetur brenda vendit aleatë të tjerë që kullosin në Beograd dhe në Moskë.Kot e ke, Meta! Mos u lodh kot, o Metë! Ata që ti po i kërkon si aleatë, janë të kapur dhe të kërcënuar nga Uashingtoni.Meta nuk ka shpëtim, duhet…
Në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, Policia e Shtetit sekuestruar një çantë shpine me fishekzjarrë dhe kapsolla. Policia bën të ditur, se çanta me fishekzjarrë ndodhej në një autobus që vinte me tifozë nga Kosova, për të parë ndeshjen. “Në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë , parandalimin e futjes së fishekzjarrëve dhe kapsollave në stadium gjatë ndeshjes që do luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë, Policia ka shtuar masat e kontrollit duke filluar që në hyrje në pikat e kalimit kufitarë dhe deri në momentin që tifozët do…
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, si pjesë të vizitës së tij në Shqipëri ka pasur edhe një mbikëqyrje të punimeve të “Shtëpisë së Futbollit”, zyrave të reja të FSHF-së që vendosën mbi themelet e atij që ishte dikur kompleksi Dinamo. Ceferin, i shoqëruar bashkë me zyrtarë të tjerë të UEFA-s, si dhe delegacionin e Federatës Franceze ka parë nga afër ambientet e tjera të FSHF-së, duke dëgjuar shpjegimet për çdo hapësirë të tij, se si do të ndërtoheshin përkrah tij edhe ministadiumet me dy fusha. “Ishte kompleksi i një klubi që ka rënë nga kategoria dhe e morëm ne”, shpjegoi…