Author: tirana

Ndërkohë që në fushën e blertë  të stadiumit po performonin 3 këngëtarët dhe e gjithë arena ishte përfshirë nga një atmosferë e ‘zjarrtë’, një grup tifozësh kanë preferuar që të festojnë ndryshe. Ata kanë nisur të vërshëllejnë dhe më pas kanë brohoritur “Rama ik”, duke mbytur në pak sekonda dhe festën e tifozëve të tjerë.

Read More

Një aksident rrugor me pasoje plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot. “BalkanWeb” mëson se tri automjete janë përplasur mes tyre. Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia me të cilën po lëviznin automjetet. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, por ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e shkaqeve.

Read More

Kur duhet më pak se një orë për të filluar takimi Shqipëri-Francë, tifozët kanë mbushur shkallët e “Air Albania Stadium”. Mirëpo një gafë ka ndodhur me sistemin e vaditjes në lagien e fushës. Dy nga hedhëset e ujit, janë shumë afër me tifozët, dhe lagin ata që gjenden në tribunën pas porte, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Read More

Atmosferë spektakolare në “Air Albania Stadium”, në impiantin e ri në kryeqytet . Me flamuj kuqezi, mbi 21 mijë tifozë po dhurojnë një atmosferë elektrizuese, gati për inaugurimin zyrtar, gati për të mirëpritur kampionët e botës, gati për ti dhënë djemve të Edi Rejas më shumë besim se në futboll asgjë nuk është e pamundur. Përtej tifozëve që janë thjeshtë të mrekullueshëm, jo gjithçka po shkon në mënyrë perfektë në stadiumin e ri kombëtarë. Hidratuesit, që duhet të lagnin terrenin përpara ndeshjes, nuk kanë funksionuar si duhet, teksa disa prej tyre janë kthyer nga tifozët duke i bërë qullë.

Read More

Çifti i njohur i Showbizit, Ariana dhe Ermal Fejzullahu, janë prindër të katër fëmijëve. Ato kanë tre vajza dhe një djalë. Njëra ndër vajzat erdhi në jetë vetëm para pak kohësh dhe e quajtën Ana, nga shkurtimi i emrit Ariana. Dyshja janë shumë të lidhur pas fëmijëve madje duan ta zgjerojnë akoma më shumë familjen. Këtë e ka treguar vetë Ariana, e ftuar këtë të shtunë te ‘Rudina’. Ajo ishte e ftuar së bashku me vjehrrin e saj, Sabri Fejzullahun. Ariana ka rrëfyer se dëshira e saj dhe e Ermalit është që të kenë një familje të madhe, me plot…

Read More

Thuhet se sytë janë dritarja e shpirtit. Por, ata gjithashtu mund të jenë një dritare për zemrën dhe të ndihmojnë në parashikimin e rrezikut të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru. Enët e vogla të gjakut në pjesën e prapme të syrit në fakt preken nga ngurtësia arteriale dhe rritja e presionit të gjakut, sipas një studimi të botuar në revistën ”Hypertension” të Shoqatës Amerikane të Zemrës. Në këtë studim morën pjesë rreth 55 000 persona të moshave të mesme dhe të treta. Ekipi kishte qasje në 3,5 milion seksione të enëve të gjakut si dhe një program të…

Read More

Moderatorja e njohur Blerona Zeqiri ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, ku u bë pjesë e një loje në të cilën duhet të kërcente e t’i përgjigjej pyetjeve. Një prej pyetjeve që iu drejtua Bleronës ishte: “Cili nga personazhet e njohur shqiptar është shumë mendjemadh?”. Blerona nuk ngurroi të përgjigjej dhe tha emrin e Flori Mumajesit. E pyetur se cili është personazhi më i thjeshtë që ka njohur, Blerona u shpreh se është Meda.Ndërsa personazhi më i lirshëm dhe pa komplekse që Blerona ka intervistuar ka qenë Robert Berisha.

Read More

Ndonjëherë mund të mendojmë se asgjë nuk mund të prishë qetësinë tonë të mendjes, por pastaj jeta na sjell një surprizë. Dhe ato mund të vijnë në mënyrat më të papritura dhe të bezdisshme! Si edhe mund të jetë rasti kur mbajmë syza me numër dhe një moment fillon shiu, bashkë me të ne humbasim edhe aftësinë për të parë qartësisht. Ndër momente të tjera vërtet të sikletshme mund të përmendim edhe një letër e hapur keq nga kapaku i një pakoje makaronash apo nga një pako e një lloji tjetër.Një mbulesë çarçafi e shtruar keq, një ëmbëlsirë që e…

Read More

Shqipëri-Francë ka paralizuar jo vetëm kryeqytetin, gjithçka është në funksion të këtij takimi dhe inaugurimit të stadiumit, por dhe një pjesë të mirë të rrugëve që të dërgojnë në Tiranë. Radhë kilometrike dhe trafik i rënduar janë shfaqur në të dy krahët, në hyrje dhe në dalje të Rinasit. Të shumë janë tifozët nga qytete të ndryshme që janë nisur drejtë kryeqytetit duke rënduar ndejshëm trafikun në aksin Kashar-Rinas dhe Fushë-Krujë-Rinas. Radha e automjeteve në pritje ka shkuar mbi 3 km.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka vjiuar akuzat ndaj kreut të KED Ardian Dvrorani. Ai ka daklaruar se ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha po bëhet presion politik ndërsa ka akuzuar Dvoranin si të vetmin përgjegjës për akte kriminale në Reformën në Drejtësi. “Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja…

Read More