Author: tirana

Nga Ben Andoni Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë ose më saktë, këto që lidhen me mandatin e dytë të qeverisjes socialiste, nxorrën paqartësitë e funksionimit normal të postit të presidentit të vendit. Ky trend ka qenë i tillë në pjesën më të madhe të funksionimit të presidencave post ‘90, përveç zotit Meidani dhe sidomos z.Moisiu, kur përballja ka qenë shumë korrekte. Së fundmi, presidenca e zotit Meta është një nga më të dobëtat dhe konfuzet, që vinë dhe si rezultat i një kaosi të paprecedentë të politikës shqiptare, të cilën ai e ka frymëzuar me konfuzitetin e vet, që…

Read More

Franca do të ketë tifozë sonte në mbrëmje ndaj Shqipërisë, teka mediat franceze kanë hedhur poshtë informacionet se në “Air Albania” do të jenë vetëm 7 tifozë. “Bfm Tv”, shkruan se në impiantin e ri modern në Tiranë do të jenë të pranishëm 370 franceze, për të ndjekur nga pranë yjet e “gjelave. Franca kërkon që ta mbyllë me një fitore fushatën kualifikuese në Europian, pasi dëshiron të mbajë vendin e parë. “Tifozët patën disa djersë të ftohta të dielën në mëngjes, pasi ndjen një tërmet që tronditi Tiranën”, shkruan media franceze.

Read More

Mëngjesin e sotëm, Landi Hysi ka vendosur t’i dedikojë fjalët më të ndjera mikut të tij të ndjerë, Dr. Florit. Me anë të një fotoje të artistit të publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’, Landi ka treguar se është ende i lënduar nga ikja e parakohshme e tij. Duke bashkuar titujt e të gjitha këngëve që grupi ‘West Side Family’ ka nxjerrë ndër vite, Hysi ka shpalosur të gjitha emocionet e tij. “Floro! Më #beso kur them, ende #Zemërthyer për ikjen tënde. Këtu ende një #Deluzion për sa ke lënë pas, por #Mbigjithçka e pavarësisht se #Jetashkon, kujtimi yt…

Read More

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë, ndërkohë që dy të tjetrët janë shpallur pas operacionit “Kurila”. Ata akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike ndërsa policia bën me dije se ka sekuestruar 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia”, si dhe tre automjete. “Te ndaluarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll”- njofton policia. NJOFTIMI…

Read More

Reshjet e shiu do të jenë të pranishme edhe këtë javë që vjen në vendin tonë. Duke nisur që nga dita e nesërme në disa zona të vendit do të ketë edhe rebeshe dhe stuhi. Kurse në zonën e Alpeve majat e maleve do të mbulohen nga bora. Sipas meterologëve ditën e enjte dhe të premte moti do të jetë më i qëndrueshëm. Temperaturat, do të pësojnë luhatjet, ku më e larta pritet të jetë deri në 20 gradë celsius. Kujtojmëu këtu se prej disa ditësh reshjet e shiut kanë qenë prezente në gjithë vendin. Në qytete si Lezha dhe…

Read More

Libri “Koha për politikë”, i ish-deputetes së PD, njëherësh anëtares së kryesisë së Partisë Demokratike, ka njohur interes të madh gjatë ditëve të panairit të librit në Tiranë. Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka qenë një nga deputetet e së majtës, që ka zgjedhur të marrë një libër edhe me dedikim prej ish-deputetes Duma. Gjatë prezantimit të librit, Duma renditi disa nga hapat që duhet të merren për të përmirësuar klimën politike. Më konkretisht, ajo propozon Parlament dy dhomësh, pra edhe Senat, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura. Ndërkohë që teksa ka folur për kandidatët për deputetë, ka theksuar…

Read More

Një anketë e madhe cshtë zvilluar ku janë pyetur shumë qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria dhe rezultatet e saj tregojnë se çfarë mendojnë shqiptarët për njëri-tjetrin dhe sa janë ato pro bashkimit kombëtar. Anketa u zhvillua nga Enver Robelli – Nga të anketuarit: 88,7% e shqiptarëve të Kosovës e kanë vizituar Shqipërinë, ndërsa vetëm 31,6% e shtetasve të Shqipërisë e kanë vizituar Kosovën. – Vetëm 18% e të anketuarve të pakicës serbe në Kosovë e kanë vizituar Shqipërinë në dy vitet e fundit. – 85% e të anketuarve në Shqipëri thonë se ndihen të sigurt kur vizitojnë Kosovën. 60 për…

Read More

Duke qenë se nuk kemi shanse për t’u kualifikuar, tani duhet të bëjmë llogari vetëm për të kapur vendin e tretë në grup. Diçka që po ashtu duket shumë i vështirë, duke parë që e vetmja mundësi që të ndodhë është humbja e Islandës me Moldavinë dhe fitorja e Shqipërisë me Francën. Nëse kuqezinjtë do të dalin me pikë të barabarta me Islandën, do të renditen përpara tyre, për shkak të golavarazhit në ndeshjet direkte.

Read More

Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero de Raho ka bërë deklaratën e fortë se mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me eksponentë të politikës dhe interesat e tyre po administrohen nga zyrtarë të nivelit të lartë. De Raho i ka krahasuar mafiozët shqiptarë me “Ndraghetën” italiane. Pë këtë deklaratë ka reaguar edhe Basha, i cili nuk ka ngurruar të përmendë emra. “Për hesap të Rrumëve me shokë që mbushin xhepat e Edi Ramës jemi ketu ku jemi me një parlament të paligjshëm, me një me qeveri të paligjshme, me kryetarë bashkishë të paligjshëm, me Gjykatë Kushtetuese të paligjshme, me…

Read More

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Xhafajt, gërmat e Kushtetutës janë lexuar keq dhe për këtë arsye duhet një reagim. “Kur arsyeja mungon, fryma dhe gërma e kushtetutës lexohen keq, duhet reagim. Kryesorja me mekanizma politikë, por edhe me veprime të mirëmenduara ligjore, institucionale dhe gjyqësore. Nëse duhet ka edhe precedentë e ekspertizë ndërkombëtare. Zbatimi i Reformës kërkon axhendë të qartë veprimi, angazhim e përgjegjshmëri dhe kryesorja objektivitet e paanshmëri. Situata e koklavitur, jo për faj të kushtetutës e ligjit, por gabimeve në zbatim. Pasojë e mendjeve të nxehta…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet sot në Divjakë në kuadër të turit “Rrugëtim për Shqipërinë”. Gjatë bashkëbisedimit, njëri prej fermerëve e falenderoi Bashën për ardhjen, teksa u shpreh se në Tiranë e akuzojnë se “fle gjumë”. “Fillimisht të falënderoj që ke ardhur se thonë që kryetari fle gjumë”,tha fermeri. Ndërkohë, kreu i demokratëve iu përgjigj: “Këta punë quajnë vjedhjen, po nuk vodhe këta thonë fle gjumë”.

Read More