Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mijëra euro, bar dhe makina luksoze: Kapen 5 persona të veshur me jelekë policie

14:36 / November 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
carabinier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë, ndërkohë që dy të tjetrët janë shpallur pas operacionit “Kurila”.

Ata akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike ndërsa policia bën me dije se ka sekuestruar 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia”, si dhe tre automjete.

“Te ndaluarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll”- njofton policia.

NJOFTIMI

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe shërbimet Frontex, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi një mujor si edhe falë veprimeve të mirëorganizuara, kanë goditur një rast të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kurila”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• M.Z, 28 vjeç, banues në Korçë.

• A.K, 30 vjeç, banues në Korçë.

• K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.

• B.D, 36 vjeç, banues në Korçë.

• D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:

• R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

• M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje”).

Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasia prej 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, tre automjete të përdorura nga autorët e dyshuar në pronësi të shtetasve D.P; M.Z., dhe B.D; një sasi lekësh, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia” dhe aparate celularë.

Po vijon puna për kapjen e shtetasve R.T, dhe M.Z, për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal.

jelekë policie Kurila
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

10:49 / August 7, 2026

U arrestua pas 30 vitesh në arrati vrasësi i vëllezërve në Patos dhe një vajze në Belgjikë, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën

10:21 / August 6, 2026

Grabitet argjendaria në Paskuqan, autorët largohen me motor

15:30 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.