Author: tirana

Dy fëmijë shqiptarë, një djalë i moshës 4 vjeç e motra e tij 5 vjeçe janë zhdukur nga një strehë sociale në komunën Pascarolo në provincën e Napolit. Lajmi është bërë publik e është denoncuar në Gjykatën e Minorenëve nga prifti i kësaj qyteze Don Salvatore Verde. Por ky denoncim ka provokuar reagime kërcënuese nga persona të paidentifikuar duke vënë në rrezik jetën e Don Salvatore Verde i cili pak ditë më parë ëshë detyruar të largohet nga ky territor me vendim të Dioqezës së Napolit. “Në një të dielë të shtatorit 2018, thotë për të përditshmen italiane Il Mattino,…

Read More

Majlinda Halilaj me të verdhë, apo Elda Hoti me fustanin blu… nuk do ishin zgjedhja më e mirë. Pas tyre është edhe Ermonela Felaj me Elena Xhinën, ku edhe ato të dyja nuk shihet të shkëlqejnë. Ditët kur sharmi dhe eleganca e përzgjedhjes së ngjyrave duken të largëta… Gjithsesi, bie në sy tentativa e tyre për të “sfiluar”. Për më shumë ndiqni fotogalerinë, ku nuk mungojnë dhe burrat socialistë.

Read More

Ndodh shpeshherë që femrat nuk arrijnë ta shijojnë seksin dhe të përjetojnë orgazmën pasi kanë disa komplekse që nuk i lejon ato të ndihen të lira. Disa nga komplekset dhe shqetësimet kryesore të tyre janë: Unë nuk kam trup të bukur: Frika se partneri nuk të pëlqen ty fizikisht dhe se trupi yt është larg ideales….Por kush ka trup ideal dhe mos harro se partneri yt është me ty sepse të pëlqen me të mirat dhe të metat e tua dhe se askush nuk është perfekt. Unë nuk di fare nga seksi: Frika se nuk do të arrish të kënaqësh…

Read More

“Air Albania Stadium” do të inagurohet të dielën kundër Francës. Impianti i ri i kombëtares do të jetë gati dhe FSHF ka lëshuar një deklaratë ku konfirmon dhe ardhjen e Aleksander Ceferinit në Tiranë për të parë nga afër stadiumin. NJOFTIMI I FEDERATËS – Pritja thuajse ka mbaruar! Të dielën, ora 20:45, 17 nëntor 2019, do të jetë një datë historike për të përuruar stadiumin më të madh kombëtar në Shqipëri. Një kapacitet prej 21. 690 vendesh, investim që ka prekur shifra 70 milionë euro duke përfshirë të gjithë strukturën (pjesa sportive dhe josportive). Ndeshja Shqipëri-Francë mbyll edicionin kualifikues Euro…

Read More

Zakonisht njerëzit e zbulojnë gjininë e bebes pas 20 jave. Por, zbulimi i gjinisë së bebes nuk është gjithmonë i mundur sepse kryesisht varet nga pozita në të cilën është bebja në mitër. Pas 20 jave, kontrolli nuk bëhet vetëm për të zbuluar gjininë e bebes, por është kontroll për të zbuluar çfarëdo anomalie me qëllim që të kontrollohet shëndeti i bebes. Zbulimi i bebes është vetëm një bonus, sepse në përgjithësi gjinia dihet pas 16 jave. Megjithëse shumica e vendeve nuk performojnë skanim të gjinisë derisa të jeni shtatzënë në javën e 16-të, ndonjëherë ju mundeni ta zbuloni gjininë…

Read More

Të gjithë e dimë atë ndjenjën e ngrohtë e të mirë që e përjetojmë kur një gjest i mirë i joni e bën dikë të qeshë – por, si e shpjegon shkenca këtë fenomen? Pyetja se a është natyra e njeriut e mirë apo e keqe i ka preokupuar filozofët me shekuj të tërë, megjithatë ka dëshmi shkencore që tregojnë se zemërgjerësia jo vetëm se na bën të ndihemi mirë, por truri faktikisht edhe na shpërblen për atë, transmeton Telegrafi. Për të kuptuar më mirë se përse është zemërgjerësia kaq e fuqishme, hulumtuesit kanë kryer një eksperiment ku e kanë…

Read More

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka shpjeguar se përse sipas tij Ardian Dvorani ka shkelur ligjin me dërgimin e listave te Presidenti dhe Kuvendi. “KED, krijimin e katër listave i ka bërë në mënyrë të njëkohshme brenda të njëjtës datës 21 shtator dhe numërtimi është i alternuar sipas radhës së shpalljes. KED i cili është organ kolegjial, jo personal, askush nuk merr dot vendime personale dhe që funksionon në bazë të ligjit, në mbledhje të datës 21 shtator nuk ka marrë vendim mbi kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave për Presidentin apo Kuvendin. Kryetari i ka përcjellë vetë listat…

Read More

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ditën e hënë do të depozitojë kallëzimin penal kundër kreut të KED-së Ardian Dvorani për shpërdorim detyre. Kreu i shtetit sqaroi edhe arsyet se ku sipas tij Dvorani shpërdoroi detyrën në lidhje me listat për anëtarë të Kushtetueses. “Ditën e hënë do të bëj kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrën kryetar i KED-së me adresë gjykata e Lartë. Unë presidenti akuzoj Dvoranin për këto vepra; shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetëtore, baza ligjore kushtetuta e Shqipërisë. Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë. Veprimet dhe mos veprimet e Dvoranit…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim zyrtar për situatën me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij institucioni, ku thotë se nuk mund të marrë në shqyrtim rezolitën e miratuar sot nga Kuvendi përmes së cilës kërkohet të shmanget kriza kushtetuese për legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese. NJOFTIM PËR MEDIAN Jemi njohur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë sot, në datën 15.11.2019, për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”. Në citim të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar…

Read More

Në një konferencë për “Administrimin e pasurive të konfiskuara”, ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se Europa mbështet Shqipërinë në hapat për Reformën në Drejtësi. Soreca deklaroi se disa kriminelë japin urdhra nga burgu dhe për këtë arsye duhet të bllokohet komunikimi i tyre me botën e jashtme. “Kriminelët e nivelit të lartë janë njerëz shumë të vendosur që duan të bëjnë gjithçka vetëm të vazhdojnë të kryejnë bizneset e tyre, qoftë edhe nga burgjet në mënyrë që të përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për të komunikuar me miq të tyre po aq kriminelë sa ata, t’i urdhërojnë për…

Read More

Pasi u betua te noterja Miranda Xhemalçe, dhe jo në presidenti, Arta Vorpsi ka ndërmarrë sot një tjetër hap me qëllim njohjen e mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Znj.Vorpsi i është drejtuar sot me një kërkesë anëtarëve në detyrë për në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa i është drejtuar Vitore Tushës, Besnik Mucit, Elsa Toskës si edhe Fiona Papajorgjit, përmes së cilës znj.Vorpsi kërkon prejt tyre të njohin mandatin e saj si anëtare e gjykatës Kushtetuese, me votë të parlamentit. Për shkak të konfliktit të interesit, mësohet se Marsida Xhaferllari e emëruar me dekret të Presidentit Ilir Meta dhe…

Read More

Teksa kishte paralajmëruar një konferencë për mediat që u shty nga ora 13:00 në 14:00 e më tej pa një orar fiks, në zyrën e presidentit të Republikës Ilir Meta, ka mbërritur ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca. Kjo është edhe arsyeja pse Meta e ka shtyrë konferencën, dhe do të dalë të shprehet për mediat pas këtij takimi. Sot Meta tha se për situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, shumë shpejt do t’i drejtohet popullit, duke lënë të nënkuptuar një referendum, por pa specifikuar konkretisht pyetjen.

Read More