Në një konferencë për “Administrimin e pasurive të konfiskuara”, ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se Europa mbështet Shqipërinë në hapat për Reformën në Drejtësi.
Soreca deklaroi se disa kriminelë japin urdhra nga burgu dhe për këtë arsye duhet të bllokohet komunikimi i tyre me botën e jashtme.
“Kriminelët e nivelit të lartë janë njerëz shumë të vendosur që duan të bëjnë gjithçka vetëm të vazhdojnë të kryejnë bizneset e tyre, qoftë edhe nga burgjet në mënyrë që të përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për të komunikuar me miq të tyre po aq kriminelë sa ata, t’i urdhërojnë për të bërë gjëra nga më të ndryshmet dhe që nuk janë në burg me ta. Është regjimi i posacëm që njihet me emrin 41 / bis është e rëndësishme për të parandaluar këtë që të ndodhë nga muret e burgjeve.
Kujtojmë se vetem disa ditë më parë në Komisionin e Sigurisë , Agim Ismaili deklaroi të njëjtën gjë , deklaratë kjo që nuk u prit mirë nga shumica.
“Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementojmë sistemin 41 bis në burgje. Synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve”, tha Ismaili.
