Author: tirana

Ka ndërruar jetë shoferi i prokurorit Ndoj ndaj të cilit u krye atentat pak ditë më parë në Durrës. Djali që shikoni në foto është viktima, Andi Maloku, ish-polic, i cili gjendej në spital prej disa ditësh pas plumbave të marrë në atentat. Maloku, ish-efektiv policie në Krujë mori dy plumba, një në shtyllë kurrizore dhe një në kraharor teksa mundohej të nxirrte makinën nga rruga, ditën që Ndoja u sulmua nga dy kallashnikovë pranë mbikalimit të Shkozetit. Të plagosur mbetën edhe prokurori bashkë me mikun e tij Landi Muharremi, që ndodhej në të njëjtin automjet.

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen e një shqiptareje ka ndodhur në Itali. Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cuneo. Një vajzë 25-vjeçare shqiptare, me inicalet L.I., dyshohet se është përplasur nga një automjet në autostradë. Sipas mediave italiane 25-vjeçarja kishte parkuar makinën në një vendndalim në autostradën Asti-Cuneo dhe po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës. Ka qenë ky momenti që vajza është goditur nga automjeti tjetër dhe e ka lënë të vdekur në vend. Sipas raportimit të medieve italiane, shoferi pasi ka goditur të renë, ka kaluar në gjendje shoku dhe është shoqëruar me…

Read More

Nga Ilir Çumani Pak ditë më parë, po sodisja me ngazëllim maketin dekorativ me përmasa gjigande të Fjalorit të Gjuhës Shqipe, i publikuar në anën e majtë të godinës së Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Tek po e shijoja me admirim atë maket, (në këtë rast nuk më pëlqen të përdor fjalën “instalacion”), befas, m’u shfaqën para syve figurat më të ndritura të rilindjes sonë kombëtare, si: Jeronim De Rada, Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, Asdreni, Mid’hat Frashëri, Hasan Tahsini, Zef Jubani, Babë Dudë Karbunara, Zef Serembe, Mihal Grameno, Bajo Topulli, Çerçiz Topulli,…

Read More

Turqia duhet të hapë derën e Evropës për refugjatët sirianë nëse Bashkimi Evropian nuk i siguron Ankarasë mbështetje të mjaftueshme, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke shtuar se Turqia nuk mund të bartë vetëm barrën. Turqia dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” në veri-lindje të Sirisë, ku deri në 2 milion refugjatë sirianë mund të lëvizin pasi rajoni të “pastrohet nga milicia kurde. Ankaraja vazhdimisht i ka bërë thirrje BE të ndihmojë Turqinë të presë më shumë se 3.5 milion refugjatë. “Pavarësisht nëse marrim mbështetje ose jo, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë mysafirët që presim. Por nëse…

Read More

Gerta Heta para disa vitesh ka qenë ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut shqiptar. Ajo nisi të këndonte në vitin 2003 dhe për 7 vite me radhë ajo ishte mjaft aktive në muzikë. Por në vitin 2010 ajo vendosi të shkëputej nga muzika dhe t’i dedikohej më shumë pasionit tjetër të saj, radios. Megjithatë ajo kurrë nuk e harroi muzikën. Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, Gerta ka treguar se ka në plan që së shpejti t’i rikthehet muzikës. Ajo tregoi se është duke kërkuar për një projekt të mirë muzikor dhe  prandaj po pret…

Read More

Kompania e furnizimit me produktet ushqimore ‘’Simmons Prepared Foods’’ ka tërhequr nga supermarketet mbi 1 milionë kg mish pule pas vendosjes së alarmit se këto ushqime mund të jenë të kontaminuara. Shërbimi i Inspektimit të Sigurisë Ushqimore dhe Agrikulturës në SHBA raporton se kjo sasi e madhe ushqimore është tërhequr nga tregu në periudhën 21 tetor-4 nëntor nga kompania në fjalë. Inspektorët kanë marrë sinjale se ushqimi mund të jetë përzier me material metalike. Sasia në fjalë është tërhequr në pikat e shitjes së 8 shteteve: Alabama, Arizona, Arkansas, California, Xhorxhia, Minesota, Oklahoma dhe Pensilvani. Agjencia e garantimit të sigurisë…

Read More

Goldi Halili , vajza e presidentit të ekipit të Tiranës Refik Halili, ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth angazhimit administrativ në ekipin e bardhebluve. Pas studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 24 vjeçarja zbuloi për herë të parë se arsyeja për të cilën nuk mundi të diplomohej atje ishte për shkaqe shëndetësore. Që në moshën 12 vjeçare, Goldi konstatoi se kishte një deformin në shtyllën kurrizore, konditë që ndryshe njihet si sëmundja e skoliozës. Pas trajtimeve të vazhdueshme, ajo tregoi se iu desh të kryente një ndërhyrje kirurgjikale,…

Read More

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka reaguar pas lirimit të Alvin Berishës nga kampi al-Hol në veri të Sirisë. Conte falenderon të gjitha organizatat ndërkombëtare që bashkëpunuan në këtë operacion, autoritetet italiane, si dhe autoritetet shqiptare. “Më e keqja për Alvin tani është pas tij, në pak orë ai do të jetë i lirë. I lirë të jetë në gjendje të jetojë fëmijërinë e tij, të jetë në gjendje të luajë përsëri, të imagjinojë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij. Pa kufizime dhe larg bombave, luftërave, fanatizmit”, shprehet ndër të tjera Conte. Kthimi i Alvinit në shtëpi është një…

Read More

Nga Mero Baze Prokuroria e Tiranës ka mbyllur pa hetuar plotësisht skandalin e pagesës prej 675 mijë dollarë në emër të Partisë Demokratike, për një kompani lobuese në SHBA, pagesa që aty janë lëvruar nga një kompani me pronarë rusë. Një vit më parë, Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimin penal për veprën e pastrimit të produkteve penale dhe atë të falsifikimitt ë dokumentave për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe financierin e Partisë Demokratike, Ilir Dervishi. Hetimi nisi pasi u provua që në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, lobisti i PD, Nick Muzin, depozitoi deklaratën dhe kontratën me firmë të…

Read More

Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Eglit Doda janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Që nga momenti kur ata bënë publike lidhjen e tyre, nuk kanë hezituar t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit dhe në rrjete sociale. Përmes disa postimeve të bëra së fundmi, dyshja kanë treguar se festat e fundvitit kanë nisur për to dhe këto ditë të ftohta po i kalojnë pranë njëri-tjetrit. Çifti ka realizuar një set shumë të bukur fotografik në dëborë dhe fotot i ka publikuar Klea në profilin e saj të Instagramit. “Po fillon të duket shumë si Krishtlindje. Koha e preferuar e vitit!”,…

Read More

Pas disa ditësh në gjendje kome, ka humbur jetën Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja. Maloku ishte bashkë me Ndojën në momentin ku ndodhi atentati me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave, Maloku mori plagë të rënda edhe në kohë. Burime për tirananews nga Spitali Ushtarak konfirmojnë lajmin për vdekjen e Malokut.

Read More

Moderatorja e njohur Nevina Shtylla ka treguar disa detaje rreth jetës së saj private që askush nuk i dinte më herët. Në një intervistë të dhënë për revistën ‘Who’, ajo ka zbuluar se kur ka qenë fëmijë e ngatërronin të gjithë sikur të ishte djalë. Nevina ka deklaruar se nuk ka qenë një fëmijë aspak simpatik. ‘Në moshë më të hershme nuk kam qenë aspak një fëmijë simpatik. Përkundrazi, mami më ka thënë dikur se mi ka shpuar veshët për të vënë vëth që kur isha 3 vjeç sepse kur e ndalonin në rrugë e pyesnin gjithnjë: Si i ke…

Read More