Merr fund vuajtja dhe ankthi për vogëlushin shqiptar Alvin Berisha, që mëngjesin e sotëm është bashkuar mes lotësh dhe emocionesh me familjen, babanë dhe dy motrat që po e prisnin në aeroportin e Romës. Lutjet e tyre u dëgjuan edhe Alvini është në krahët e tyre. I ati që më në fund pas shumë kërkimesh dhe lutjeve tashmë do ta ketë pranë i puth dorën të birit, ndërsa falenderon autoritetet. 11-vjeçari iu dorëzua familjes nga punonjësit e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe. Para dy netësh 11-vjeçari shqiptar u transportua në Damask, ndërsa ditën e djeshme në ambasadën…
Author: tirana
Me plot nota humori faqja satirike “Çmendina” ka publikuar komunikimin e eksponentëve të Partisë Demokratike mes njëri-tjetrit, organizimet në rrethe, grafikun e takimeve, por kontakte me Berishën e Ramën. Përmes batutave dhe montazheve në një bisedë “Chati sekret” shpaloset komunikimi mes Lulzim Bashës, Edi Palokës, Gazmend Bardhit, por edhe Klevis Balliut, e Arben Ristanit. Sipas faqes satirike, shkruhet në “chatin sekret” edhe për një komunikim në Whatsapp të Bashës me kryeministrin Rama dhe çfarë informacioni i jep ai atij. Për më tepër ndiqni videon dhe nuk do ndalni të qeshurat.
Mijëra shqiptarë do të gëzohen, nëse ndodh. E kemi fjalën për një transferim te Milani, që do të ishte skenari ideal për shumë tifozë jo thjesht të Milanit, por edhe ata që vërtet duan më të mirën për futbollistët shqiptarë. Sipas mediave italiane, raportuar edhe në Gjermani më pas, Milani po mendon blerjen e Milot Rashicës. Mesfushori ofensiv luan me Werder Bremenin dhe këtë sezon ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje. Vlera e tij nuk i kalon 25 mln eurot, por me kalimin e muajve nuk parashikohet asgjë. Ai po rritet dita-ditës dhe Milani kërkon ta blejë sa më…
Në emisionin “Opinion” këtë të enjte janë transmetuar dy materiale audio që tregojnë se si është kryer operacioni për lirimin e 11-vjeçari Alvin Berisha. Materialet janë siguruar nga një personi i përfshirë në operacionin për shpëtimin e të miturit shqiptar Alvin Berisha nga kampi i Al-Holit në Siri. Ky person, sikurse u shpreh drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, raportonte edhe tek Presidenti Ilir Meta për operacionin e shpëtimit. Materiali i parë audio: Si je? Dikush ka marrë…Jo, jo, jo një delegat apo zyrtar Dikush ka provuar të rrëmbeje djalin e ta marrë me vete, nuk dihet ku dhe kur? Të paktën…
Pas 1 muaji plot ankth e frikë për jetën e tij, 11-vjeçari Alvin Berisha ka mundur të dalë jashtë kampit “Al Hol” në veri të Sirisë, ku mbahen të burgosur mbi 70 mijë luftëtarë të ISIS dhe të afërm të tyre. Në disa foto të tjera ai shfaqet në shoqërinë e një punonjësi të Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, e cila ka ndihmuar në operacionin e shpëtimit, së bashku me Kryqin e Kuq. Ndërkombëtar dhe mban në kokë një kapele të organizatës humanitare. Mediat italiane shkruajnë se operacioni është kryer nga autoritetet italiane dhe ato shqiptare, nën kujdesin e qeverive të…
Në tre shkolla të Kamzës “Nënë Tereza”, “Demokracia” dhe “Korb Muça” mësueset e klasave të para dhe një mësues i klasës së pestë , kanë përcaktuar në listën që ju kanë dhënë nxënësve edhe librarinë ku duhet t’i blejnë mjetet mësimore, e cila quhet librari “Fabler” në Kamëz. Bashkëpunëtorët e Fiksit takuan njërën prej mësueseve të klasave të para në shkollën 9 vjeçare “Nënë Tereza” zj. Liljana Prendi , e cila ju tregoi bashkëpunëtorëve ku ndodhej libraria, dhe se vetë ajo ju kishte dhënë një rekomandim nxënësve që t’i blinin mjetet aty. Ajo u tregon bashkëpunëtorëve të Fiksit se fletoret që…
Nga Artur Ajazi Partia Demokratike ka mbi 10 ditë që ka ndërsyer skalionet e saj “antikomuniste” të merren me fotografitë në bulevard, duke shpikur dhe sajuar lloj-lloj histori mashtrimesh me “heronj, gogolë, zaptues dhe mashtrues”, por që në fakt asgjë prej tyre nuk ka lidhje me realitetin e një lufte çlirimtare, që na rreshtoi në sytë e botës mbarë, fitimtarë. Ish-opozita e vetmuar dhe pa asnjë përkrahje, ka nxjerrë nga strofulla e tyre, të gjithë arsenalin e saj, për të kryer baltosjen, verifikimin, dhe mohimin e çdo heroi, që dhënë jetën në periudhën 5 vjeçare të luftës çlirimtare. Të yshtur…
Në format e lehta anemia kalohet me kujdes dhe me ushqim. në mjekësinë popullore përdoren shumë bimë që shërbejnë për të ndihmuar në përmirësimin e rruazave të kuqe të gjakut. Këputjet, apatia, dhimbja e kokës, marrja e mendve janë vetëm disa nga problemet që të shkakton anemia. Shpesh na këshillohen ilaçet e megjithatë jo rrallë është mirë që të kemi edhe mundësinë për të mos futur shumë medikamente në trupin tonë. Por fillimisht, ç’është anemia? Me këtë term kuptojmë pakësimin e numrit të rruazave të kuqe të gjakut qarkullues ose ulje e përqindjes së hemoglobinës. Si pasojë e kësaj pakësohet…
Laboratori i Policisë Shkencore, që po analizon armët dhe sendet e gjetura në makinën që u përdor në atentat, ka zbuluar se njëra nga armët nuk arriti të qëllonte të gjithë plumbat. Mekanizmi i saj është bllokuar gjatë qitjes, duke u dhënë mundësi tre personave të gjetur nën breshëri që të shpëtonin, megjithëse fatkeqësisht sot ndërroi jetë shoferi i prokurorit, Andi Maloku. Makina e prokurorit Ndoja mori vetëm 8 plumba, ndërsa atentatorët qëlluan 20 herë në drejtim të saj. Por veç detajeve që po ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Durrësit…
Modelja që qëlloi me armë pranë shtëpisë së një hoxhe është Suzana Tahri, sipas mediave të ndryshme kosovare, një 28-vjeçare që ka qenë pjesë e programit televiziv “Shpia e Kosovës”, reality show. Tahiri është angazhuar dhe në politikë. Ajo ka qenë femra më e votuar e PDK-së në Vushtri dhe madje ka drejtuar degën e PDK në fshatin Pantinë, po sipas mediave të ndryshme në Kosovë. Ajo dyshohet se ka kërcënuar shtetasin Sead Bejta, i cili është hoxhë në Mitrovicë, dhe madje se ka qëlluar me armë pranë tij. Përplasja mendohet se ka ndodhur për shkak të një lidhjeje romantike…
Shkrirja e akullit të Arktikut të shkaktuar nga ndryshimi i klimës po ushqen përhapjen e një virusi vdekjeprurës që po vret fokat, vidrat dhe luanët e detit, ka zbuluar një studim i ri. Virusi Phocine distemper (PDV) ka pllakosur gjitarët detarë për dekada, duke vrarë mijëra vidra portesh evropiane në Atlantikun e Veriut në 2002. Dy vjet më vonë, u zbulua se vidrat e Detit verior në Alaska ishin prekur me virus. Studiuesit u hutuan për mënyrën sesi mund të përhapej virusi midis specieve, pasi ata nuk kishin asnjë kontakt, për shkak të akullit të Arktikut që bllokonte çdo rrugë…
Përgatiteni këtë supë të shijshme, që veç shijes së posaçme, do t’iu dhurojë edhe ngrohtësi. Selinon, ftoin, qepën dhe hudhrën qërojini dhe grijini trashë. Në një tigan të thellë hidhni mjaftueshëm vaj dhe vendoseni atë në zjarr mesatar. Pastaj shtoni perimet e grira bashkë me të gjithë përbërësit e tjerë dhe buljonin e imtësuar. Ziejini të gjitha në zjarr të ngadalshëm për 20 deri 25 minuta ose derisa të zbuten perimet. Pasi të ketë ndodhur kjo, perimet mbulojini me ujë të vluar. Mbylleni me kapak dhe vazhdojeni zierjen edhe për 20 apo 25 minuta të tjera. Pastaj, supën bluajeni me…