Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania nuk janë më nju-jorkezë. Presidenti amerikan njoftoi se vendbanimi i tij i përhershëm tani e tutje, do të ishte në Florida e jo në kullën Trump në Nju Jork. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte trajtuar keq nga liderët politikë në Nju Jork, pavarësisht faktit se kishte paguar miliona dollarë taksa. Trump ka lindur në “qytetin që nuk fle kurrë”, por së fundmi kalon më shumë kohë në pronën e tij të Mar a Lago-s në Palm Beach.
Author: tirana
Nga Kreshnik Spahiu Dje u nda nga ne, një shok dhe mik i shtrenjtë. Drithërimat më kapluan trupin dhe toka më rrëshqiti nën këmbë. Ishim rritur bashkë, Ishim shkolluar bashkë, Kishim punuar disa herë bashkë, Kishim ndarë bukën në ditë të vështira. Kishim qarë dhe qeshur të dy, në çdo gëzim dhe hidhërim. Ai nuk ishte më aty. U nda krejt papritur, atëherë kur askush nuk e imagjinonte. Nuk u nda nga jeta jo, as nga bota. Thjesht, ai u largua nga facebooku im. Harroi miqësinë 30 vjeçare. Harroi që ishim si vëllezër. U ligështova dhe s’dija ku gabova, por…
Arjan Ndoja prokuror i Durrësit që sot iu bë atentat në Shkozet është kallëzuar në prokurorinë e Tiranës nga avokati Ilia Ilia, në periudhën kur ky i fundit është dhunuar fizikisht nga Edmond Voga. Ilia Ilia në atë periudhë kallëzoi penalisht Vogën dhe prokurorin Arjan Ndoja, por hetimi i udhëhequr nga prokuroria e Tiranës ka çuar në gjykatë si të pandehur vetëm Edmond Vogën, ndërsa për Arjan Ndojën, hetimet i kanë kaluar Silvana Lulit.
Një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar është padyshim Flor Binaj. Ai i ka bërë të gjithë të qeshin dhe i ka fituar zemrat e njerëzve me energjinë pozitive dhe dashamirëse që përcjell. Përveçse është një aktor shumë i mirë, Flori është dhe një baba për t’u marrë shembull. Ai është baba i dy fëmijëve me bashkëshorten e tij, Sadina, me të cilën ka shumë vite i martuar. Së fundmi Flori ka kaluar një kohë shumë të mirë me të bijën, Krena. Vogëlushja së bashku me shokët dhe shoqet e klasës ka vizituar ambientin e punës së tij.…
Ministri malazez i Zhvillimit dhe Turizmit, Pavle Raduloviç dha sot dorëheqjen pas publikimit në një stacion televiziv të një videoje, ku dy inspektorë janë të përfshirë në një aferë korrupsioni. Kjo është hera e parë që një çështje korrupsioni çon në dorëheqjen e një ministri në këtë vend të vogël të Ballkanit. “Askush nuk më ka sugjeruar të dorëhiqet, ky është pasqyrimi i mendimeve të mia personale për këtë çështje, etika duhet të ekzistojë në punë dhe në administratën shtetëror”, deklaroi ministri në një konferencë shtypi. Video, publikuar dje në mbrëmje nga TV Vijesti, tregon dy funksionarët që diskutojnë për…
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë është regjistruar para pak minutash në fshatin Butkë në Korçë. Mëngjesin e sotëm, në orën 06:25 qyteti i Korçës është tronditur nga një tërmet i fuqishëm. Bëhet me dije se nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Pas tërmetit të fuqishëm kanë rënë edhe disa tërmete të tjera, por fatmirësisht nuk kanë qenë të fuqishëm. Në harkun e 30 minutave kanë rënë 6 tërmete, teksa gjithsej gjatë ditës janë 9 tërmete. Gjatë gjithë ditës janë regjistruar 9 tërmete.
Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, ishte një nga tre personat që mbetën të plagosur pasditen e sotme, në atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit. Maloku ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Vajza e Vera Grabockës, Linda ka surprizuar së fundmi moderatoren Alketa Vejsiu në kryqytetin francez, Parisin. Ajo thekson se Linda është motra e saj. “Takim dhe feste surprize me motren qe do te doja te kisha dhe kam; vajzen me te bukur ne Paris dje, nje nga njerezit me te rralle qe kam njohur ne jete, mamin e dy cunave te papare, dhe gruaja e nje burri qe e adhuron, dhe patjeter dhurata me e mire e jetes qe Vera dhe Timo meritonin”, shprehet Vejsiu në Instagram. Të dyja shfaqen të veshura shik në rrugët e Parisit. ku nuk mungon…
Gazetari investigativ, Tv Artan Hoxha, ka reaguar pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. “Me “siguri” prokurori në detyrë dhe Landi Muharremi, do kenë qenë duke biseduar për “zbatimin e ligjit”, … deri sa një breshëri automatiku te kryqëzimi i Shkozetit ua bëri të qartë, se ligjin në këtë vend, ende vazhdon ta bëjë Kallashnikovi…. Gjithsesi urojmë të shpëtojnë pa pasoja dhe të na tregojne kush ua bëri atentatin, edhe pse ata “nuk kanë patur konflikt me askënd tjetër”….”, shkruan me ironi Hoxha.
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka replikuar me një nga komentuesit në faqen e saj zyrtare në Instagram. Në një foto të publikuar, ajo shfaqet krah Erjon Veliajt në Pallatin e Brigadave. Ka qenë një koment negativ që tashmë është fshirë, e më pas komentuesi i shkruan: “pse i kishte fshirë komentet negative”. Ajo është shprehur se nuk mund të lejojë që të shahet bashkëshorti në faqen e saj. Veliaj bashkë me Ajolën kanë marrë plot komente pozitive nga komnetuesit e tjerë, të cilët e përgëzojnë ciftin për foton dhe paraqitjen e tyre.
Marina Vjollca është e rezervuar në përgjithësi, por këtë radhë e bëri një lëshim: na tregoi përmes disa fotove në Instagram se cila është shoqja e saj më e mirë në Tv Klan. “ Me shpirtin tim, Nora Gega“, ka shkruar moderatorja në krah të njërës prej fotove, ku shihet së bashku me njërën prej vajzave të zyrës së Burimeve Njerëzore. Por Nora është më shumë se kaq: ajo është dhe bashkëshortja e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi me të cilin ka dy fëmijë, Aron dhe Ambla!
Armand Duka nuk njihet vetëm si kreu i FSHF-së, por edhe si biznesmen i suksesshëm. Së fundmi, vajza e presidentit, Lori Duka ka postuar një video në Instagram ku shfaqet me vëllain, Kleitin dhe mamanë e tyre. Është kjo e fundit që bëhet protagoniste teksa shfaqet duke qortuar të birin. Me sa duket djalit të Dukës s’i pëlqen të ndjekë bizneset e të atit në rrjetet sociale dhe për këtë bashkëshortja e Dukës shprehet: “Lekët ia vjel ti asaj, po follow s’i bën”, janë fjalët që zbulohen nga e bija Lori. Ndërkohë, Kleiti duke qeshur vepron siç i thotë e…