Author: tirana

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer u bëri thirrje udhëheqësve të partive në Shqipëri të zgjidhin me vullnetin e tyre ngërçin politik, që ai e quajti të fabrikuar. Ai iu drejtua me një thirrje opozitës jashtë parlamentit: “Një rol për ju ekziston. Merreni këtë rol. Bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike. Ai nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe nuk mund të sillte të tilla.” Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Prishtinë Leonat Shehu, zyrtari i lartë amerikan i bëri këto komente në Kosovë të premten, gjatë një takimi…

Read More

Ka të ngjarë të jenë sportistë të mirë Një studim i aftësisë atletike në fëmijët e shkollës, zbulon se ata të lindur në nëntor janë ndër më të prirurit nga atletika. Fëmijët e lindur gjatë këtij muaji shpesh performonin 10 deri 15% më mirë sesa bashkëmoshatarët e tyre në testet e aftësive atletike. Ata kanë më shumë të ngjarë të shkojnë për të fjetur më herët Kërkimet kanë treguar që fëmijët e lindur në pranverë dhe verë në përgjithësi shkojnë në shtrat më vonë se ata të lindur në vjeshtë dhe dimër. Shkenca sugjeron që foshnjat e nëntorit nuk kanë…

Read More

Një grua 31-vjeçare nga Britania, që vuante nga varësia e seksit me të panjohur thotë se Instagrami shërbente si një lloj droge për të. Ajo thotë që në kulmin e varësisë flinte me rreth 2-3 burra në javë, të cilët i takonte nëpërmjet Instagramit. Ajo nuk i rezistonte dot dëshirës për t’u veshur me rroba provokuese dhe të postonte fotot në Instagram. Rrobat e tilla nuk i pëlqenin, por vëmendja që merrte nga meshkujt dhe ideja e seksit me të panjohur ishte ajo që e shtynte gjithnjë e më shumë. Ajo thotë se në këtë varësi e futi Inistagrami, për…

Read More

Shqipëria do t’i bashkohet SHBA-ve, Anglisë dhe Arabisë Saudite në patrullimet e ujërave të Lindjes së Mesme. Lajmi është dhënë nga Komanda Qendrore e SHBA-ve që falenderon Shqipërinë që u bë shteti i shtatë që i bashkohet koalicionit që do të sigurojë kalimin e tankerave të naftës dhe anijeve të tjera të transportit në ujërat e Lindjes së Mesme. “Shqipëria iu bashkohet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për të kontribuar në IMSC. Liria e lundrimit është një normë ndërkombëtare jetike për mbrojtjen e së cilës komuniteti ndërkombëtar duhet…

Read More

Shpat Kasapi ndonëse nuk është treguar shumë aktiv me projekte muzikore, vazhdon të mbetet një ndër këngëtarët më të dashur për publikun. Sot është shumë simpatik dhe vajzat çmenden pas tij, por si ishte Shpati para se të bëhej i njohur? Ai ka publikuar në Instastoryn e tij një foto të viteve më parë, kur ai ishte veçse një fëmijë. “Kush e njeh këtë vogëlushin?”, ka shkruar këngëtari.

Read More

Lorenc Vangjeli Po të bësh një anketë në Tiranë apo Prishtinë, në anën Perëndimore të Stambollit apo në Sofje, në Athinë apo Zagreb, në Bukuresht apo Beograd, në Sarajevë, Ljubjanë apo Podgoricë, pra, nëse pyeten qytetarët ballkas, shumica e tyre do të pretendonte se bota ka lindur poshtë parvazit të dritares së tyre. Ballkani është shtëpia e gjithë të marrëve që pretendojnë se janë më të drejtë se Solomoni, se janë më të mençur se Platoni, se mund të mundin Herkulin, se predikojnë më mirë se Jezu Krishti, se falen si Muhameti dhe janë më të shenjtë se Nënë Tereza.…

Read More

Ditën e djeshme u bë i ditur lajmi se aktori me famë botërore Leonardo DiCaprio po mbështet një kauzë të rëndësishme. Ai i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve. Ndërkohë edhe reperi i njohur shqiptar, Noizy, i është bashkëngjitur së njëjtës kauzë. Ai ka shpërndarë në profilin e tij të Instagramit postimin e DiCaprios duke treguar se dhe ai është kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

Read More

Publikohen momentet e para pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që ndodhej në makinë me shoferin Andi Maloku dhe personin me precedentë penalë, Aleksandër Laho, që njihet për të gjithë si Landi Muharremi nga Sukthi i përshirë në dhunimin e një biznesmeni libanez në vitin 2016. Menjëherë pasi është qëlluar me armë, makina me targë Aa33 ZD ka dalë nga rruga pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Tre persona mbetën të plagosur nga breshëria e plumbave, ku më rëndë është shoferi Andi Maloku i transportuar në spitalin e Traumës. Prokurori ka marrë dy plumba por ndodhet jashtë rrezikut për jetën…

Read More

Varri i ushtarit të panjohur është një monument i ngritur në nder të një ushtari, detari, piloti apo marinari, si dhe për kujtimet e përbashkëta të të gjithë ushtarëve, marinsave, aviatorëve dhe detarëve të vrarë në çdo luftë. Varret e tilla mund të gjenden në shumë vende dhe janë zakonisht të profilit të lartë të monumenteve kombëtare. Ky monument ndodhet në Virixhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ruhet çdo orë e çdo minutë që nga mesnata e 2 korrikut të vitit 1919. Rojet nuk largohen asnjëherë që aty, edhe kur moti është i keq. Madje ata kanë rrezikuar…

Read More

Policia e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me atentatin e berë pak minuta më parë në Urën e Shkozetit, Durrës. Në shënjestër të këtij atentati dyshohet se është prokurori Arjan Ndoj i akuzuar nga kryeministri Edi Rama për lidhje me bandat kriminale. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se në makinë me Ndojan ka qenë në makinë dhe një person me precedent penal. Dyshohet se Landi Muharremi, i njohur ndryshe si i “forti i Shijakut” ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja. Muharremi nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi në shtator të vitit 2016 ai u shpall…

Read More

Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, pasi është mundur të tërheq vëmendjen gjatë daljeve të tij në media këtë herë ka bërë edhe diçka më “bombastike”. Puthet në buzë me mikun e tij në mes të emisionit Iftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në këtë ndalesë të fundit televizive para se të niset në SHBA, Eltoni dhuroi “surprizën” dhe provokimin e radhës, duke puthur në buzë një mikun e tij, që hyri i maskuar. “Provokimi duhet për t’u thënë shqiptarëve që të puthet një mashkull me një mashkull nuk është asgjë që të të heqë mendjen… ose dy…

Read More

“FETO ka filluar të bjerë në Shqipëri. Personat e lidhur me ata janë në panik dhe e dinë shumë mirë se çfarë do i gjejë. Këtu ne i ndjekim nga afër këta njerëz dhe këto struktura. E ardhmja dhe fati i tyre do të jetë duke dhënë llogari përpara drejtësisë turke”. Ky ishte paralajmërimi që Murat Ahmet Yoruk, ambasador i Turqisë në Tiranë, bëri në Top Channel ndaj anëtarëve të Lëvizjes Gylen. Sipas Yoruk, disa vendime janë marrë me autoritetet shqiptare ndaj kësaj lëvizjeje dhe shumë shpejtë do të hidhen hapa. “Fatkeqësisht me keqardhje e them se në ende ka…

Read More