Author: tirana

Mediat italiane thonë se presidenti amerikan Donald Trump gjatë bisedës me njërin prej liderëve të fushatës së Brexiti-it, Nigel Farage në kuadrin e një programi radiofonik, ka thënë se “edhe Italia do të ishte më mirë jashtë Bashkimit Evropian”. Duke komentuar shtyrjen e fundit të divorcit të Londrës nga Brukseli, shefi i shtëpisë së bardhë tha se Britania ende po mbahet peng nga BE-ja. Edhe vende të tjera, ka shtuar ai, do të ishin më mirë pa bllokun evropian. Një ndërhyrje kjo që sipas shtypit Italian, vjen në një moment kur politika italiane është sakaq mjaft e ngarkuar, e që…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë televizive foli për vendimin e KQZ-së, i cili me vota unanime, vendosi sot të shkarkojë nga detyra kreun e bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun. Ai tha se kjo është një prej fitoreve të Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se selia blu do të vijojë pa pushim përballjen duke denoncuar çdo veprim të kundërligjshëm që kryhet nga qeveria dhe kryeministri, Edi Rama. Sipas Enkelejd Alibeajt, zgjidhja e vetme që çliron Shqipërinë dhe lidhjet e krimit me politikën janë zgjedhjet e parakohshme. Ai u ndal edhe tek refoma zgjedhore, ku dhe tregoi disa prej…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e diel, do të spostohet për të dielën e ardhshme. FSHF sqaron se shkak i shtyrjes, mirëmbajtja e fushës për ndeshjen kundër Francës. “Duke qenë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, u vendos së bashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjendje optimale në prag të ndeshjes inauguruese që do…

Read More

Fëmijët dehidratohen shumë shpejt, për këtë është e rëndësishme që ti vëzhgoni me kujdes. Dehidratimi do të thotë të humbasësh lëngje më shumë se sa të marrësh. Fëmijët, përfshi dhe të porsalindurit, janë pjesa më e rrezikuar nga dehidratimi bashkë me të moshuarit. Por fëmijët peshojnë më pak se të rriturit dhe metabolizojnë ujin më shpejt. Për më tepër më të vegjëlit shpesh harrojnë të pijnë apo nuk kanë etje duke u marrë me lodra. Ndër shkaqet më të zakonshme të dehidratimit tek fëmijët janë të vjellat, dizenteri, patologji si gastronteriti akut, djersitja e tepërt nga vapa apo sforco fizike,…

Read More

Nëse të duhet ta ndërpresësh për pak ditë ose një javë makeup-in, me idenë se fytyra duhet “të marri ajër”, dhe kjo nuk po ndodh, atëherë… Je duke përdorur makeup-in e gabuar ose nuk po e lan fytyrën çdo natë, ose të dyja, sipas dermatologes Jeannette Graf, nga Shkolla e Mjekësisë Mount Sinai në New York. Nëse të krijohen puçrra, do të thotë që duhet të ndryshosh markën ose llojin e makeup-it. Kërko fjalën “noncomedogenic”, që zakonisht nuk përmbajnë përbërës që bllokojnë poret, ose një fondotintë me acid salicilik që ka veti anti akne. Nuk ka rëndësi çfarë përdorni, larja…

Read More

Puthja ishte menduar si një “model i evoluar kulturor i botës perëndimore”, sipas Sjelljes Krahasuese. Por, në vitin 1915, dy studiues vëzhguan shimpanze duke u puthur dhe ushqyer njëri-tjetrin. Kështu,vlerësohet se puthja mund të ketë origjinën nga kjo formë e të ushqyerit përmes puthjes. Sipas Rafael Wlodarski, një shkencëtar i të dhënave të sjelljes, i cili studion filmatologjinë (shkencën e puthjes) në Universitetin e Oksfordit në Angli, puthja siç e njohim tani është shumë e re. Puthjet moderne janë te vjetra deri në 3.500 vjet. Fjala “puthje” vjen nga India. Vaughn Bryant, një antropolog që studion shkencën e puthjeve në…

Read More

Siç ka thënë edhe Jim Loehr, “Paraja mund të mos jua blejë lumturinë, por lumturia mund t’ju ndihmojë të pasuroheni” A ndiheni ndonjëherë se duhet të jeni më të lumtur? Nga jashtë mund të dukeni të suksesshëm e të lumtur, por brenda ndiheni të dëshpëruar dhe duket se lumturia për ju është e paarritshme. Siç tregojnë ekspertët, ka disa arsye se përse mund të jeni duke u ndjerë kështu. E keni adaptuar idenë e dikujt tjetër të lumturisë – A e keni një veturë të mirë, por e dëshironi një edhe më të mirë? – A keni menduar ta blini…

Read More

Ndoshta jemi mësuar duke injoruar shumë sinjale që trupi na i dërgon kur është në një gjendje të keqe shëndetësore. Lodhja, rënia e flokëve, dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit janë shenjat që tregojnë se patjetër duhet të bëni një vizitë te mjeku. Lodhja- Nëse e shihni se vazhdimisht po ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm për të vazhduar aktivitetet e ditës duhet të këshilloheni patjetër me një mjek. Nëse kjo gjendje shoqërohet me kollë apo me vështirësi në frymëmarrje mund të jetë një pneumoni. Gjëndra- Ndonjëherë është normale që në trupin e dikujt të shfaqen gjëndra. Ama nëse…

Read More

Burrat përpiqen që t’i qëndrojnë larg martesës sepse kanë frike se gratë do t’i detyrojnë të bëjnë si thonë ato. Kjo është një arsye pse nuk martohen, por çfarë ndodh me njerëzit që heqin dorë nga martesa, në minutën e fundit. Presioni nga njerëzit e dashur: të afërmit, miqtë Është e trishtueshme, por ndonjëherë të afërmit dhe miqtë tanë e shohin ndryshe situatën tuaj ndryshe dhe mund t’ju thonë juve se po bëni gjënë e gabuar që martoheni. Një martesë është një ngjarje e mbushur me emocione dhe stres dhe presioni i shtuar ju bën të hiqni dorë nga kurorëzimi.…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur menjëherë kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me vendimin e KQZ për të shkarkuar kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Duke iu drejtuar Bashës, Spiropali shkruan në “Facebook” se ai është i pandehur në Prokurori dhe si fillim duhet të provojë pafajësinë e tij për pastrim parash në emër të PD dhe pastaj të hapë gojën e të japë mend për PS. “Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj…

Read More

Elementët ushqyes që gjenden në frutin e papajës sjellin një sërë përfitimesh shëndetësore. Ja çfarë sigurojnë: Degjenerimi makular i lidhur me moshën Zeaksantini, një antioksidant i gjetur në papaja, redukton rrezet e dëmshme të dritës blu. Mendohet se luan një rol mbrojtës në shëndetin e syve dhe mund të mbrojë degjenerimin makular. Parandalimi i astmës Rreziku i zhvillimit të astmës është më i ulët te njerëzit që konsumojnë një sasi të lartë të ushqyesve të caktuar. Një nga këto lëndë ushqyese është beta-karoteni, që përmbahet në ushqime si papaja, kajsia, brokoli, kungulli dhe karrotat. Kanceri Konsumimi i beta-karotenit antioksidues, që…

Read More

Inxhinierët kanë zbuluar një mënyrë për të karikuar makinat elektrike me kapacitet të plotë në vetëm 10 minuta, duke kapërcyer një nga pengesat më të mëdha të elektrifikimit të automobilëve. Makinat elektrike aktualisht kërkojnë më shumë se një orë për tu karikuar plotësisht, disa modele kërkojnë edhe më shumë kohë. Bateria litium-jonike e krijuar është e aftë për të udhëtuar deri në 300 milje. “Përveç karikimit të shpejtë, ky dizajn na lejon të kufizojmë kohën e ekspozimit të baterisë në temperatura të larta, duke gjeneruar kështu një jetë shumë të gjatë të ciklit,” tha autori Chao-Yang Wang, një inxhinier mekanik…

Read More