Të gjithë shpresuan që tifozi i vogël i Partizanit të shpëtonte, por 14-vjeçari nuk ia doli për fat të keq. Renis Muça pësoi një aksident të frikshëm në korrik dhe qëndroi tre muaj në gjendje kome. Të gjithë u mobilizuan në kampin e “Demave” për t’i shpëtuar jetën dhe mjekimi i tij vazhdoi në një klinikë të specializuar në Turqi. Guerrilsi nuk e fitoi dot luftën me vdekjen dhe mbrëmjen e kaluar mbylli sytë përgjithmonë. Ultras Guerrils kanë dhënë lajmin e trishtë në faqen e tyre zyrtare, aty ku nuk mungojnë ngushëllimet për familjen dhe të dashurit e 14-vjeçarit. “Ndjejmë…
Author: tirana
Deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë publike faktin që është kërcënuar me jetë. Në një status në rrjetet sociale, deputeti shkruan se i vijnë shumë mesazhe kërcënuese në numrin e tij të telefonit ku i shkruajnë se do ta tërheqin zvarrë. Më tej Gjuzi thekson se teksa ndodhet në lavazh në Nikël të Fushë Krujës dëshiron t’u përcjellë një mesazh të gjithë atyre që e kërcënojnë. Në statusin e tij, Gjuzi shkruan se nuk u trembet kërcënimeve me tërheqje zvarrë dhe se ai funksionon me ligj e të drejtë zakonore. “Jan nip i Bejlerëve të Petrelës dhe nip Kruje,”– shprehet ndër…
Këngëtari Arkimet Lushaj i njohur si Stresi është nxehur keq pasditen e sotme me këngëtarët e tjerë dhe u ka dedikuar disa video në Instastory. Teksa shihet i zhveshur, Arkimed Lushaj bisedon me dikë tjetër aty pranë dhe tregon se po bën një video për Instagram po që s’ka çfarë t’u tregojë njerëzve më asgjë pasi sipas këngëtarit ata e dinë vetë se çfarë janë. Nga sa kuptohet nga fjalët, Stresi u përgjigjet këngëtarëve të tjerë që ofendojnë nëpër klipe dhe shprehen se ndihen më gangster kur shajnë të tjerët nga pejsëtarët e familjes. Lushaj shton më tej se nuk…
Nga Veton Surroi Meqë Shqipëria e Maqedonia Veriore u bllokuan nga Franca, duhet të kërkojnë një kontratë të re evropiane. Mbase në Berlin? 1. Është diçka që quhet e drejtë diskrecionale dhe që i bën zyrtarët administrativë konsullorë nëpër ambasada në botë të imagjinojnë për një moment se janë mbretër. Me këtë të drejtë, një zyrtar konsullor i një vendi (zakonisht të kamur, zakonisht të hemisferës veriore, e kështu me radhë) i thotë një qytetari që ka aplikuar (nga vendi, raca, hemisfera tjetër apo diçka që nuk i përngjet shtetit të zyrtarit konsullor) se viza e tij refuzohet. Qytetari i refuzuar,…
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Remzie Osmani ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon, bashkë me vëllain e saj, Nexhat Osmani. Në një bisedë me nota humori me gazetarin Andi Vrapi, Remzia ka dhënë shumë detaje nga karriera e saj dhe nga jeta personale. E pyetur nga gazetari lidhur me një shtatzëni të përfolur të nuses së djalit të saj, Gëzime, Remzia ka pranuar publikisht se çifti i ri është në një pritje të ëmbël. “Po kemi lajme të mira [nga çifti]. Nusja është në pritje të ëmbël!”, u shpreh Remzia. E pyetur…
Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri ka tentuar të hyjë në vendin tonë. Kjo pasi dëshiron të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për 1-vjetorin e vdekjes së Kostandin Katsifas, i cili u vra nga nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë. Por Karathanos është ndaluar në kufi. “Ai ka tentuar të hyjë. Ishte me dy persona, njëri prej tyre është deputet. Shoqëruesi dhe deputeti janë lejuar të futen ndërsa Karathanos jo,”- u shpreh Hoxha. Ndër të tjera gazetari shtoi se listës me 61 persona nga Greqia që janë shpallur “non grata” në Shqipëri u janë shtuar edhe 15…
Ditën e djeshme mësuam listën e plotë të artistëve pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH, ndërsa vetëm pak orë pas shpalljes së kësaj liste një skandal duket se e ka përfshirë këtë kompeticion ende pa nisur. Sipas portalit “JOQ” në redaksinë e tyre ka ardhur një denoncim nga një gazetari vjetër i RTSH, emri i të cilit nuk është bërë publik, ku shkruan se drejtuesit e festivalit e kanë zgjedhur fituesin e garës së këtij viti e ajo është këngëtarja Elvana Gjata. Gazetari ka treguar se ai bashkë me një pjesë të stafit që po merret me festivalin kanë…
Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit gjatë mbrëmjes së kaluar janë arrestuar 20 punonjës të Kadastrës së qyteti bregdetar ndërkohë që mësohet se është shpallur në kërkim edhe pronari i kompanisë “Shpresa.Al” Lush Osmani. Mësohet se Osmani është është një nga përfituesit e tokës si dhe organizatori i skemës korruptive pranë Kepit të Rodonit. Bëhet fjalë për tjetërsimin e rreth 68 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në këtë zonë. Mbi Osmanin, nëse do të qëndronin të vërteta dyshimet, do të rëndonin për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” më shumë se një herë dhe “pervetësim i parave ose mallrave që rrjedhin…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një ushtar ka vrarë tetë ushtarë të tjerë dhe plagosi dy në një bazë në rajonin Zabaikale të Siberisë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një sulmi nervor që mund të ketë pësuar ushtari në momentin kur ka nisur me të shtënat. Ushtari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur po e ruante bazën në atë kohë. Një komision i posaçëm, i udhëhequr nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrey Kartapolov, u tha se është…
Rike Roci është mjaft e komentuar për jetën e saj private, por gjithmonë është munduar të tregohet sa më e rezervuar. Së fundmi, ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në “Instagram”. Njëri prej tyre e ka pyetur për unazën me diamant që ajo mban gjithmonë në gishtin e martesë. Rike ka vendosur t’i përgjigjet, por përsëri duke lënë hapësira për më shumë kuriozitet. “Mbetet private, mbaje jam vetëm. Mbase kam dikë prej vitesh, mbase do martohem. Mbase….”, shkruan ajo. Kjo përgjigje i ka konfuzuar akoma më shumë të gjithë, kështu që na mbetet vetëm të presim për më…
Gazetari Artan Hoxha që foli për skenarët e akteve terroriste ndaj të cilave është e ekspozuar Shqipëria, nisur edhe pas lajmit se anëtarët e një grupi terrorist iranian të drejtuar nga drejtues të lartë të QOUDS (Shërbimi Sekret Iranian) do të kryenin akt terrorist ditën e Nevruzit në Tiranë, kundër xhihadistëve të MEK, opozitës iraniane që strehohet në Shqipëri. Gazetari Artan Hoxha tha se një skenar i tillë pritej që kur në Shqipëri u mor vesh se do vinte një numër kaq i madh i muxhahedinësh nga Iraku. “Sot janë diku te 2700, sigurisht që kjo gjë u paralajmërua që…
Damian Gjiknuri i qëndron idesë së bashkëpunimit me opozitën duke përdorur si urë lidhëse ndërkombëtarët. Në studion e A2, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore tha se “de facto”, demokratëve jashtë Parlamentit iu ofrua bashkëkryetari i tretë i komisionit. Edhe pse një ditë më parë tha se drafti i PS e bënte qeverinë në gjysmë teknike gjashtë muaj para zgjedhjeve, Gjiknuri e quajti propozimin e PD si diçka të panatyrshme. “Qeveri teknike gjashtë muaj para zgjedhjeve është çështje kushtetuese dhe jo normale. Sepse qeveritë teknike nuk kanë histori shumë të mirë në Shqipëri, e mbase edhe në shumë vende të…