Author: tirana

Lufta mes Turqisë dhe militantëve kurdë që kontrollonin deri pak kohë më parë veriun e Sirisë shkaktoi shumë viktima mes kurdëve, sipas të dhënave zyrtare të Ankarasë. Ushtria turke ka marrë nën kontroll disa zona, ndërsa militantët kurdë akuzojnë turqit se kanë përdorur armë jo konvencionale. Lufta e Turqisë kundër kurdëve në veri të Sirisë nisi me militantët e YPG që i kërkuan ndihmë Rusisë pas asaj që e konsideruan tradhti të shteteve të bashkuara të amerikës me të cilët në vitet e fundit kishin luftuar së bashku kundër ISIS. Qëllimi i Ankarasë mbetet krijimi i një zone neutral përgjatë…

Read More

Interi ia del të rikthehet te fitorja pas disfatës së fundit ndaj Juventusit. Zikaltërit mposhtën me rezultatin 3-4 Sasuolon, në një takim me shumë emocione. Skuadra e Kontes e kishte në dorë ndeshjen por rrezikoi së tepërmi në minutat e fundit të lojës. Interi e nisi në mënyrë të shkëlqyer takimin teksa Lautaro Martinez kaloi të tijtë në avantazh vetëm pas dy minutash. Argjentinasi u tregua i saktë me të djathtën duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Konsilji. Megjithatë, në minutën e 16 Sasuolo vendosi sërish ekuilibrat me anë të Berardit. Italiani depërtoi në brendësi të zonës, teksa edhe…

Read More

Nëse ishit në kërkim të një kazusi që ekspozon në dritë të diellit, mënyrën sesi gjithkush në Shqipëri e komenton diçka nisur vetëm e vetëm nga halli i vet personal, sapo e keni gjetur atë. Këtë simbol dhe shembull përfaqësues, e keni tek refuzimi francez, për ti hapur dritën jeshile çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. E kjo qasje nuk është krejt rastësore në fakt, po të kemi parasysh se e gjitha ka lindur, veçse nga një hall i madh personal, i Presidentit Macron. Lideri i Francës ka një hall politik që buron nga nevoja e…

Read More

Sipas të dhënave të fundit, gratë në SHBA qajnë rreth 3.5 herë në muaj, ndërsa meshkujt 1.9 herë në muaj. Sidoqoftë, shoqëria shumë shpesh e sheh të qarat si një shenjë e dobësisë. Por, nëse e ndjeni të qani, mos i mbani lotët. Lotët me të vërtet ju sjellin përfitime shëndetësore më shumë se sa e mendoni Në këtë artikull keni mundësinë t’i mësoni përfitimet shëndetësore që  merrni nëse qani raporton “Bright Side”. Lirimi nga stresi Një studim i bërë në vitin 2014 ka gjetur se të qarit i ndihmon njerëzit të qetësohen kur janë në një kohë stresuese. Ulet…

Read More

Në një kohë që Brukseli heziton t’i afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me BE, Kremlini bëhet aktiv me të preferuarën e vet Serbinë. Sipas ekspertëve, një nga temat e kryeministrit rus do të jetë edhe statusi i Kosovës. Në pamje të parë është një vizitë rutinë. Kryeministri rus, Dimitrij Medvedev fluturon më 20 tetor në Beograd, ditën kur serbët festojnë çlirimin e qytetit të tyre nga trupat naziste gjermane para 75 vjetësh. Në këtë ofensivë të Luftës së Dytë Botërore u vranë mijëra ushtarë rusë të Ushtrisë së Kuqe. Krahas besimit ortodoks, kjo është një arsye tjetër pse deri më…

Read More

Nga Oliver Burkeman/The Guardian Këto kohë, bota është kaq konfuze politikisht, saqë është e kollajtë të mendosh se politike janë edhe arsyet që e bëjnë të tillë. Po sikur të jenë shumë më të thjeshta? Po sikur, për shembull, një prej arsyeve të valës së populizmit në vitet e fundit – Trump, Brexit, ngjitja e të djathtës ekstreme në Evropë – të jetë fakti që zgjedhësit kanë parë kaq shumë televizion “llozhurash”, dhe kjo i ka lënë me mendje fëmijërore? Eshtë e neveritshme qoftë edhe ta mendosh këtë gjë, duke qenë se bën lojën e paragjykimit metropolitan, sipas të cilit…

Read More

Reperi i preferuar i të rinjve Noizy, në një koncert në Firenze të Italisë, është hedhur nga skena gjysmë i zhveshur, për t’u argëtuar me fansat e tij. Videoja tregon momentin kur reperi hidhet në publik ndërkohë që këndon dhe vallëzon bashkë me ta. “Hidhu mes turmës si njeri i çmendur”, ka shkruar Noizy, krahas videos. Veç kësaj, në këtë video Noizy mori komente të shumta, duke e përgëzuar për artistin që është dhe energjinë pozitive që e përcjell tek audienca. Disa ditë më parë Noizy lancoi projektin e ri muzikor “Colpo Grosso” në bashkëpunim me Snik, Capo Plaza dhe…

Read More

Fakti që partneri juaj nuk shijon e marrëdhënien si duhet, por do që aktin ta dokumentojë me foto e video, mund t’ju bëjë juve viktimë në rrjetet sociale a në faqe pornografike. Por veç kësaj, studiuesit kanë zbuluar edhe tipologjitë e motivet e meshkujve që kërkojnë medoemos të filmojnë veten gjatë kryerjes së marrëdhënieve. Motivet për këtë veprim janë si më poshtë: Narcizisti Egoja e tij e tejmbushur vjen e para. Ai e adhuron deri në delir vetveten. Ai thjesht pëlqen të rikuperohet dhe më pas të shikojë veten për bukurinë e tij fizike. Ekzibicionisti I pëlqen të shoh veten…

Read More

Në ditën e dytë të demostratave, 3 persona kanë humbur jetën në Kili. Dy nga viktimat ndërruan jetë në vend ndërsa viktima e tretë ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, tha për gazetarët kryebashkiakja Karla Rubilar. https://www.youtube.com/watch?v=hFw4HdaPar8 Protesta nisën për shkak të rritjes së tarifës së metrove, ndërsa Presidenti kilian, Sebastián Piñera ka pezulluar rritjen e tarifave të metrosë që ndezën protestat, por trazirat kanë vazhduar pavarësisht njoftimit. Ushtria ka rrethuar kryeqytetin Santiago pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Read More

Megjithëse jemi në stinen e vjeshtës, temperaturat ditën e sotme pritet të arrijnë vlerat 24 gradë celsius. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të dynden drejt zonave bregdetare. Durrësi, një nga destinacionet lehtësisht te arritshme, të paktën për qytetatët e Tiranës, sot të krijonte idenë e një dite vere, të rinj, të moshuar dhe femijë ishin zhveshur duke bërë plazh ose pushuar buzë bregut. Në plazh nuk mungonin as shitësit ambulant që të ofronin të gjitha lehtësirat për një ditë plazhi normale. Megjithatë, në Durrës një vend të rëndësishëm zënë pushuesit nga Kosova, të cilët janë të “dashuruar” me këtë…

Read More