Author: tirana

Paraditen e së enjtes, në fshatin Balldre të Lezhës, banorët e zonës kanë konstatuar të shtrirë në rrugë, një 60-vjeçar, me dëmtime në kokë. Paraprakisht dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Read More

Dikur ka qenë një festë e madhe. Kohët kanë ndryshuar shumë, dhe një Itali-Gjermani ndoshta nuk I fikson të gjithë përpara televizorit, por gjithsesi tërheqja e emrave është e fuqishme. Të Kaltrit dhe “teutonët”, të dy bashkë 8 herë kampionë të botës, do të luajnë sonte në 20:45 në “San Siro”, duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kombeve. Asnjëri nga gjigandët nuk e ka fituar dot këtë konkurrim të krijuar vitet e fundit, dhe kjo e tregon qartë se çfarë ka ndodhur, ndërsa titujt e fundit botërorë janë fituar nga Italia në 2006 dhe Gjermania në 2014. Trajneri Luçiano…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë mesnatës, në Fushë Prezë ku humbën jetën katër persona. Viktimë mbetën dy vëllezërit Enejdi Laçi dhe Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi. Ndërkohë është mësuar se Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi kishin shkuar në Rinas ku edhe kanë pritur të kthehej nga Gjermania Enejd Laçin. Më pas kur janë kthyer për të shkuar në banesën e tyre, janë përplasur nga pas me betonieren. Pas përplasjes makina e të rinjve është përfshirë nga flakët. Ku fatkeqësisht asnjë prej të rinjve nuk ka mundur të shpëtojë edhe pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Ndërkohë pas…

Read More

Kur një derë mbyllet, një tjetër hapet. Siç duket se po ndodh me Dashnor Sulën. Deputeti i PD i mbetur jashtë listave në një reagim të parë të dhënë për Top Channel njofton se nuk do të angazhohet politikisht në fushatë me asnjë parti, por grumbullin e ofertave që ka marr po i shqyrton për pas 11 majit, mes tyre nuk përjashton dhe atë të Partisë Socialiste. “Luan kartën që kur s’të vlerëson shtëpia, domethënë që të vlerëson komshia. Kur ta di komshia, sta di shtëpia. Pra e ke brenda shtëpisë dhe nuk ia di kimetit, por ta di komshia,…

Read More

Protestë përpara gjykatës së Korçës nga përfaqësues të komunitetit rom dhe familjarë të Dritson Kurtit, 25 vjeçarit i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e tij të mitur vetëm 13 vjeç. Sot në gjykatë pritet të zhvillohet seanca e gjykimit paraprak për t’u vendosur që çështja të shkojë për gjykim themeli. Me pankarta në duar ”Drejtësi për Dritson Kurtin”, protestuesit kërkojnë pushimin e çështjes ose ndryshimin e masës së sigurisë në detyrim paraqitje.

Read More

Një 22 vjeçar është arrestuar në Maliq për veprën penale dhunë në familje. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Read More

Një orë e gjysmë në SPAK, Erion Veliaj merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm. Kjo është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës merret në pyetje pas caktimit të masës së sigurisë arrest me burg nga gjykata dhe transferimit të tij në paraburgimin e Durrësit. Kujtojmë se Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Read More

Maqedonia e Veriut do t’i varrosë sot trupat e të vdekurve nga zjarri tragjik në Koçan. Të paktën 59 njerëz vdiqën dhe 155 të tjerë u lënduan si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan, në orët e hershme të 16 marsit. Trupat e të vdekurve do të varrosen në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë Koçanin, Shtipin, Shkupin, Strumicën dhe fshatin Obleshevë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut urdhëroi institucionet shtetërore dhe këshilloi qeveritë lokale dhe punëdhënësit e sektorit privat t’i lirojnë të gjithë të punësuarit në territorin e Koçanit nga detyrat e punës për ditën…

Read More

Një 44-vjeçar i identifikuar si Ilir Biba është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi i vodhi me dhunë çantën një shtetaseje në rrugë.Blutë kanë sekuestruar çantën e 54-vjeçares në cilësinë e provës materiale. Autori akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Njoftim: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, një 54-vjeçareje, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit I.…

Read More

VlorëFinalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, operacioni policor i koduar “Explosion”. Falë inteligjencës policore dhe ndërhyrjes operacionale, bëhet e mundur sekuestrimi i 3 armëve zjarri dhe një sasie lënde eksplozive plastike të ndarë në 10 kallëpe. Vihet në pranga një 57-vjeçar, i cili posedonte dhe mbante të fshehura armët dhe eksplozivin, dyshohet për llogari të grupeve kriminale. Bazuar në të dhënat e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e specializuara të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Explosion”, duke goditur një rast të…

Read More