Në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama duket se ka nevojë edhe për ndihmën e opozitarëve që të braktisin Sali Berishën dhe partitë e reja, siç shpjegoi në takimin me strukturat e PS të Elbasanit. ”Brukseli duhet të marrë një mesazh shumë të qartë, asnjë lëkundje, duke futur në mes qoftë një rrjedhje sado të vogël të kënetës apo moçaleve të vogla që janë krijuar rreth kënetës, me baballarët dhe tezet tek lista e mbyllura”,-tha Rama. Po ashtu është solidarizuar me Altin Dumanin, ku tha se kreu i SPAK-ut është kërcënuar familjarisht. ”Nuk do t’i lëmë shqiptarët të mendojnë…
Author: tirana
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar për ndalimin e kryetarit të Bashkisë të Stambollit Ekrem Imamoglu. Ajo thotë se është thellësisht shqetësues. Duke iu përgjigj një pyetje, Ursula von der Leyen tha se është thelbësore që Turqia të dedikohet në vullnetin për të kryer praktikat europiane. ”Ne e shohim si një lajm thellësisht shqetësues ndalimin e kryebashkiakut, duke qenë se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Është thelbësore që Turqia të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur. Ne duam që Turqia të mbetet…
“Pozitive, të sinqertë dhe shumë thelbësore”, e ka konsideruar Zelensky bisedën telefonike me Donald Trump. Sipas tij këtë vit mund të arrihet paqja e qëndrueshme. “Ne ramë dakord që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur një fund real të luftës dhe paqe të qëndrueshme. Ne besojmë se së bashku me Amerikën, me presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, mund të arrihet paqja e qëndrueshme këtë vit”. Përfundimi i sulmeve ndaj energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile është “një nga hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës”, tha Zelensky, duke shtuar: “Unë…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se në parlamentin e ri do të jenë 12 deputetë. Për të në total opozita do të marrë 84 mandate. ”Fitorja e Koalicionit të Shqipërisë Madhështore është e padiskutueshme, synojmë të marrim 84 mandate. Ne duam që të kemi sa më shumë vota, që të çojmë përpara reformat tona. Ilir Meta do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës. 12 maji do të jetë dita e llogaridhënies për Edi Ramën. Do ta shndërrojmë Shqipërinë në vend prodhues. Partia e Lirisë do të ketë 12 deputetë në Kuvendin…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti informon se janë gjetur dhe identifikuar 11 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ata janë identifikuar pas 26 pranverash në pritje dhe ankth. Postimi i plotë Pas 26 pranverash në pritje e ankth të familjeve, 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin. Pas masakrës në Kralan, forcat shtetërore të Serbisë, i kishin rrëmbyer dhe groposur në varreza masive, në përpjekje që t’i zhdukin, bashkë me dëshmitë e krimeve. Më 2 prill 1999, ata, bashkë me qindra burra dhe…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Londër me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy, dhe Ministrin e Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret e Jashtme, Stephen Doughty. Në fokus të takimit kanë qenë forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, shkëmbimet parlamentare. Mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin evropian të Shqipërisë. Samiti i ardhshëm i Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë më 16 Maj 2025, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha strategjike si energjia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia. “Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është i vetmi që ka shkuar për të bërë ngushëllime pranë familjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi. Kjo pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi. Konjufca u fotografua në Burajë duke lënë edhe një shënim në librin e zisë. Ai u shpreh se Haxhi Thaçi si atdhetar pati ndikim të madh në formimin e jetës dhe karrierës së presidentit Hashim Thaçi, i cili luajti një rol kryesor në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. “Bacin Haxhi të gjithë e kemi njohur si një patriot të madh e plak të urtë i cili…
Parlamenti i Serbisë pranoi zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit Milosh Vuçeviç. Duke nisur një afat 30-ditor për formimin e një qeverie të re ose shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Vuçeviç aleat i presidentit Vuçiç, dha dorëheqjen më 28 janar pas protestave që shpërthyen pas shembjes së një tende në një stacion treni në Novi Sad në nëntor, ku humbën jetën 15 persona. Vuçiç duhet të propozojë një kryeministër të ri deri më 18 prill. Nëse ai nuk e bën këtë, zgjedhjet do të mbahen brenda 45 deri në 60 ditë. Opozita kundërshton zgjedhjet e parakohshme dhe kërkon një qeveri të përkohshme…
Një bisedë ”shumë të mirë”, e cilësoi presidenti amerikan Donald Trump bisedën telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky. ”Ne jemi në rrugën e duhur”, shtoi Trump në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale Truth Social. ”Pjesa më e madhe e diskutimit është bazuar në thirrjen që është zhvilluar një ditë më parë me presidentin Putin, me qëllim të afrimit të Rusisë dhe Ukrainës sa u përket kërkesave dhe nevojave”, shkroi presidenti amerikan.
Erion Braçe ka thumbuar kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit, teksa shprehet se beteja e tij për fshatin dhe bujqësinë nuk do të ndalet. Në një postim në rrjetin e tij Facebok, Braçe përmes një video shprehet se nuk do të pyesë për ministrat që flenë, vegjetojnë, mendohen 1 vit, 2, 3, 6 vjet e që vijojnë të mendohen pa bërë asgjë duke e lënë fshatin nën harresë. Ndër të tjera, ai tha se do të vijojë betejën për TVSH-në e bujqësisë, që sipas tij ka bërë dëme kolosale.
Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar edhe një herë takimin me shqiptarët e Greqisë, në 29 mars në Kretë. Në një postim të bërë në Facebook ka ironizuar sërish kryetarin e PD dhe opozitën. “Njëri: I ra 1-shi Kënetës, kurse juve ju ra 5-sa. Unë: Normal, 5 me 1. Me shqiptarët e Greqisë dhe të botës me vete, fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë. 29 MARS NË KRETË”, shkruan ai.
Policia e Shtetit ka zbuluar në Laknas të Tiranës një shtëpi bari në ambiente të mbyllura. Vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi kishin përshtatur banesën e tyre për këtë veprimtari kriminale. Bashkë me ta u prangos edhe një punonjës i OSHEE-së. Ai dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike. Nën akuzë u mor edhe babai i të dyshuarve për moskallëzim. Policia shpërndau edhe pamjet e operacionit, ku mësyn në ‘shtëpinë e barit’ të pajisur me mjetet më të sofistikuara për kultivim, teksa gjeti edhe drogën e mbjellë dhe një sasi të paketuar dhe…