Dibër Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, menjëherë pas denoncimit të një shtetaseje, për dhunë dhe kanosje për jetën, nga bashkëshorti i saj, parandalon ngjarjen e mundshme kriminale në familje. Vihet në pranga 38-vjeçari që dhunoi dhe kanosi për jetën bashkëshorten e tij, si dhe posedonte në banesë, armë zjarri pistoletë, granata dore dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit nga një 38-vjeçare se në banesë, në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni, bashkëshorti i saj po e dhunonte dhe po e kërcënonte për ta vrarë, kanë…
Author: tirana
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar me ironi shkëmbimet e fundit në rrjetet sociale mes Kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, duke sugjeruar se marrëdhënia mes të dyve nuk është më një sekret. Berisha tha se “atë që e kishin të fshehtë, ata e nxorën hapur.” Ai shtoi se “dashuritë kanë faza”, duke ironizuar për kalimin e raportit mes dy politikanëve në një fazë publike. “Atë që e kishin të fshehte e nxorën hapur. Dashuritë janë me faza, kanë fazën latente e kanë fazën publike, etj. E kishin dhe tani dolën publikisht. Zoti ua shtoftë”, u shpreh Berisha…
Polica e Lezhës ka njoftuar se një zjarr ka rënë në një stallë bagëtish në Lezhë. Si pasojë e flakëve janë djegur 2010 krerë bagëti që ndodheshin në stallë. Blutë bëjnë me dije se dyshohet që shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Lezhë/Informacion paraprak Më datë 19.03.2025, në fshatin Barbullojë, ka rënë zjarr në stallën e shtetasit Gj. T., dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë djegur stalla dhe rreth 210 bagëti (dele dhe qingja) që ndodheshin aty. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të zjarrit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët nga selia e PD-së, foli mbi vizitën e tij në Podgoricë, ku zhvilloi takime me eksponentë të rëndësishëm të politikës evropiane. Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, ai u takua me Manfred Weber, presidentin e Partisë Popullore Evropiane (PPE), si dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të forcave të djathta në Evropë. Berisha e cilësoi këtë si një moment kyç për marrëdhëniet e PD-së me PPE-në dhe partitë simotra, duke e përshkruar si një zhvillim dramatikisht pozitiv. “Pata një bisedë të frytshme me zv/presidenten e Forza Italia dhe…
Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku kanë zhvilluar një inspektim në një nga kantierët, të vlerësuar si më të rëndësishëm të Korridorit VIII. Aty ku po ndërtohen dy tunele me 1.1 km gjatësi. Këto tunele do të lidhin Elbasanin me Librazhdin. Gjatë fjalës së saj zëvendëskryeministrja Balluku u shpreh se theksoi se në fund të shtatorit pritet të përfundojnë edhe gërmimet. Po ashtu shtoi se e gjitha rruga bëhet bashkë me mbrojtjen lumore. Kryeministri Rama nënvizoi se është një arterie e rëndësishme e qarkullimit dhe çliron gjithë potencialin ekonomik dhe turistik. “Në një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit…
Më 16 Tetor 2024 u miratua rregullorja nga Këshilli i Ministrave për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në policinë e shtetit. Pas miratimit të rregullores dhe hapjes së garës u zgjodhën vetëm shefat e komisariateve dhe drejtorët e qarqeve në të gjithë vendin. Ndërsa kur kanë kaluar 5 muaj nga miratimin i rregullores ende nuk është zhvilluar gara për përzgjedhjen e drejtorëve të departamenteve dhe zv. drejtorit të përgjithshëm të Policisë. Në postet e rëndësishme, atë të departamentit për Policinë Kriminale, departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike,…
Një incident i pazakontë ka ndodhur në kryeqytet, ku një drejtues automjeti ka kundërshtuar dhe sulmuar një efektiv të Policisë Rrugore, ndërsa ky i fundit po ushtronte detyrën. Ngjarja ndodhi më 18 mars 2025, pranë rrethrrotullimit të Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”. Punonjësi i Policisë Rrugore i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pas vërejtjes së lëvizjeve të pakontrolluara në rrugë. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit, por ka vijuar lëvizjen, duke tërhequr me automjet efektivin e policisë për disa metra, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij. Pas ndjekjes nga efektivi i policisë, automjeti është ndaluar,…
Nuk ka armëpushim as pas telefonatës së shumëpritur Trump-Putin: Rusia dhe Ukraina kanë ndërmarrë sulme të ashpra ajrore duke dëmtuar infrastrukturën e njëra-tjetrës, dhe kjo pasi shefi i Kremlinit duket nuk u bind nga propozimi amerikan për një armëpushim 30-ditor. Putini ra dakord për një pauzë një mujore të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike gjatë bisedës telefonike me kreun e Shtëpisë së Bardhë, megjithatë e hodhi poshtë idenë e një armëpushimi të plotë. Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Moska ka shënjestruar gjatë natës “infrastrukturën civile” , duke përfshirë një spital në Sumy. “Putini” tha Zelensky, nuk është gati për fundin e…
Në Gjirokastër janë lëshuar 16 urdhra-arresti për punonjës të OSHEE. Policia ka ndërmarrë aksionin për ekzekutimin e urdhër- arresteve të miratuara nga Gjykata e Shkalles së Parë në Gjirokastër me kërkesë të Prokurorisë. Shumica e këtyre masave janë me arrest në burg ndërsa të tjerat janë me “detyrim paraqitje”. Behet e ditur se ne prangat e policisë kane rënë faturistë, teknikë dhe zyrtarë të OSHEE në rajonin jugor.
Devoll/Më datë 18.03.2025, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, në fshatin Vranisht, shtetasi P. B., 32 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë rrugës drejt njësisë nr.7 në Tiranë për t’u takuar me drejtuesit e fushatës elektorale në këtë zonë është takuar me disa prej punonjësve të bashkisë të pastrimit dhe mirëmbajtjes. “Dole më shpejt se sa unë aty e”, i tha Rama njërit prej punonjësve. Ndërsa ecte në këmbë, ai u takua edhe me disa prej mbështetësve të tij. “Ky është socialisti më i ri”, i ka thënë një qytetar që mbante në dorë djalin e tij të vogël.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në një reagim të martën vonë e ka konsideruar “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në reagim, Serbia ka thënë se do t’u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar shpjegim të detajuar lidhur me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Sipas Beogradit, me këtë marrëveshje, këto dy shtete, “së bashku me përfaqësuesin e paligjshëm të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, kanë ndërmarrë hapa që dëmtojnë stabilitetin rajonal. Serbia, siç…