Author: tirana

Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor “Llamba”, për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivim. Arrestohen dy vëllezër, të cilët dyshohen se kishin përshtatur banesën për këtë veprimtari kriminale, procedohet penalisht babai i tyre për moskallëzim. Në pranga edhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre. Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin policor…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në Facebook, ndërsa bën thirrje që çdo shqiptar ta investojë votën për të vazhduar drejt rrugës së BE. Rama thekson se me Partinë Socialiste, dhe punën e pandalur do të vazhdojnë pa asnjë lëkundje për të punuar për negociatat me BE për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian. Reagimi: MIRËMËNGJES dhe me numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pasaportën europiane për…

Read More

Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u arrestua të mërkurën si pjesë e një hetimi për korrupsion, sipas mediave turke . Ai gjithashtu akuzohet se ishte lider i një organizate kriminale, manipulim tenderash dhe ndihmë për organizatë terroriste. Mediat lokale të lajmeve raportuan se një grup i madh i personelit të sigurisë rrethoi shtëpinë e Imamoglu përpara se ta merrte në paraburgim. Herët në mëngjes, këshilltari për media i Imamoglu, Murat Ongun tha në një postim në X se ai po ndalohej, por nuk dha një arsye. Imamoglu tha në X se qindra policë ishin para shtëpisë së tij, duke shtuar…

Read More

Territori i Shqipërisë është përfshirë nga kushte atmosferike të çrregullta këtë të martë. Vendi ynë këtë të mërkurë do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm. Temperaturat variojnë nga -2 grade C në Kukës deri në 17 gradë C në Gjirokastër, Berat dhe Elbasan. Era do të jetë nga kuadrati i veriut, deri në 10 m/s. Ndërsa deti me valëzim deri në 2-3 ballë.

Read More

Dashi Mos lejoni që të mashtroheni nga fjalët e bukura të një ish-it tuaj, pasi shpesh janë fjalë me dy kuptime. Mos hiqni dorë nga e tashmja për të jetuar një të shkuar aspak të rehatshme. Ata që janë vetëm, mund të mbështeten tek njohjet e reja dhe të kalojnë një ditë të këndshme. Sa i takon punës, projektet tuaja po shkojnë drejt konsolidimit. Demi Venusi iu fton që të jetoni një ditë të lirshme me njeriun tuaj të zemrës, duke i dhënë hov pasionit dhe duke rikuperuar kohën e humbur. Ata që janë vetëm do të bëjnë njohje të…

Read More

Ilir Alimehmeti i cili në garë për deputet është në listën e hapur, edhe pse më i votuar në Prime, thotë se nuk është nga ata që e emëron kryetari. Alimehmeti tregon sesi ai e mendon përfshirjen e aleatëve në listë. ”Në radhë të parë është shtjelluar fakti që ishte një votë politike, një sovran politik. Gara ishte puro politike. Ju thatë listë e mbyllur, listë e hapur. Unë do doja ta mbanin listë fituese dhe listë jo fituese. Unë kam qenë për listë të hapur që në fillim.  Unë veten e kam parë në listën e hapur. Unë gjithë…

Read More

Me 16 minuta heshtje, qindra protestues u bënë bashkë në sheshin e Shkupit, në shenjë revolte për tragjedinë që ka tronditur vendin. 59 viktima është bilanci i tragjedisë së Koçanit. Protestë e qetë, në heshtje dhe pa fjalime. Në njërin nga paralajmërimet e protestës thuhej se do protestohet edhe me bllokim rrugësh, por jo në këto ditë kritike.

Read More

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë marrë nën hetim policët e Burgjeve që transferuan kryebashkiakun Erion Veliaj nga Durrësi në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Veliaj rezulton se ka përdorur telefonin e një polici dhe ka bërë telefonata, gjatë kohës që e kanë shoqëruar. Gjatë marrjes në pyetje, oficeri i policisë së Burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë. ”E bëra nga frika”, është shprehur ai.

Read More

Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, e cila zgjati të paktën 1 orë e 30 minuta, me fokus territoret dhe termocentralet në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë në një reagim zyrtar, informon se liderët ranë dakord se hapi i parë drejt paqes do të jetë një armëpushim në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, si dhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, një armëpushim të plotë dhe një paqe të përhershme. Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme. Deklarata e plotë nga Shtëpia e Bardhë Sot, Presidenti Trump dhe…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Vendimi vjen pas bisedimeve me Trump. Putin ka urdhëruar ushtrinë që të ndalojë sulmet në ato objektiva për 30 ditë. Moska thotë se Putin dhe Trump shprehën interes të ndërsjellë për ”normalizimin e marrëdhënieve” midis SHBA-së dhe Rusisë, ndërsa u ra dakord gjithashtu për një shkëmbim të burgosurish midis Moskës dhe Kievit, për 175 të burgosur lufte (nga secila palë).

Read More

Nga Ditmir Bushati Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë Europës. Serbët, hungarezët dhe gjeorgjianët dolën masivisht në rrugë, duke theksuar një prirje rajonale të qytetarëve që kërkojnë reforma demokratike dhe jetë dinjitoze. Ato kundërshtojnë korrupsionin e kthyer në sistem, njehsimin e shtetit me pushtetin dhe kalcifikimin e jetës politike. Që prej nëntorit të 2024-ës, Serbia është përfshirë nga protesta të gjera kundër korrupsionit, të shkaktuara fillimisht nga shembja tragjike e çatisë së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, që rezultoi në 15 viktima. Kjo ngjarje, që i atribuohet neglizhencës dhe korrupsionit të pushtetit, ndezi zemërimin…

Read More

90 minuta ka zgjatur telefonata mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Telefonata ka shkuar mirë, ndërsa Trump ishte i vendosur të diskutonte konkretisht me homologun e tij për territoret në Ukrainë. Udhëheqësi rus foli për “dominancën perëndimore që do zbehet shumë shpejt, duke bërë që qendra të tjera në botë të pësojnë rritje”. Pritet një njoftim ose deklaratë zyrtare lidhur me këtë telefonatë, teksa në orën 19:30 është parashikuar që Trump të firmosë disa urdhra ekzekutivë. Me shumë gjasë, do të jetë vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë ai që do të prononcohet.

Read More