Author: tirana

Dhurata Çupi ndonëse një nga deputetet më aktive të PD, është në listën e hapur të kandidatëve në zgjedhjet e 11 majit. Ajo thotë se nuk ndjen zhgënjim për përfshirjen e saj në garë dhe e konsideron këtë proces si një hap pozitiv për partinë. ”Jam pjesë e PD që nga fillimet e saj dhe kam hyrë në strukturat qendrore pas një vote në Këshillin Kombëtar në vitin 2009. Nuk kam asnjë zhgënjim. Do të isha e zhgënjyer nëse nuk do të më jepej mundësia për të kandiduar, por kjo nuk ka ndodhur”,-deklaroi Çupi në ”News”. Ajo e cilësoi listën…

Read More

Gjesti po vazhdon me energjinë dhe pozitivitetin në shtëpi. Hyrja e Egli Takos duket se nuk e ka penguar në lojë, ndonëse u fut komplet ndryshe e me një qasje tjetër edhe naj banorit. Ai ka kërkuar të sqarohet me të, ndonëse konkurrentja dukej e ftohtë dhe hidhte vazhdimisht kunja. Gjesti shihet duke lëvizur në oborrin e shtëpisë, teksa flet me veten, e hedh deklarata. ”Ke dashur të bësh filma, filma me mu jo. Zoti është një. Hajt ti”, tha ai fillimisht. ”Kurrë sytë mos t’i pafsha, vetë kam lindur, vetë do të vdes”,-tha më tej. Egli qëndroi për nëntë…

Read More

Rikthehen takimet e PS-së me diasporën. Më 29 mars, kryeministri Edi Rama bashku me drejtuesin politik për Diasporën, Taulant Balla do të ketë takim me shqiptarët në Kretë dhe një ditë më pas (30 mars) me shqiptarët në Athinë. Gjatë muajve të fundit, kryeministri ka ndërmarrë një tur takimesh me diasporën shqiptare në disa vende evropiane. Më 12 maj 2024, ai nisi këtë tur në Athinë, ku u prit nga mijëra shqiptarë në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ”Galatsi”. Rama theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke bërë thirrje për një histori të re bashkëpunimi.​ Më…

Read More

Lamberto Zannier – do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE ODIHR në zgjedhjet e 11 maj. Mësohet se më datë 1 Prill, Zannier dhe stafi i tij do të zhvillojnë takime në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kush është ambasadori Lamberto Zannier Ambasadori Lamberto Zannier mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së më 1 korrik 2011. Në korrik 2014, ai nisi mandatin e tij të dytë trevjeçar. Zannier iu bashkua Ministrisë së Jashtme italiane si diplomat karriere në vitin 1978. Nga qershori 2008 deri në qershor 2011 ai pati postin si…

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, në mjediset e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ky takim shërbeu për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve dhe për të diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, duke vënë theksin tek siguria, transparenca dhe respektimi i standardeve demokratike. Në fokus të diskutimeve ishte roli i Policisë së Shtetit në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë dhe të besueshëm. Si garantuese e rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit mbetet në gatishmëri për të siguruar që qytetarët…

Read More

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje në Spanjën jugore, duke bërë që autoritetet të evakuojnë më shumë se 350 shtëpi, të mbyllin rrugët dhe të anulojnë mësimet të martën. Konkretisht, autoritetet urdhëruan evakuimin e 365 familjeve nga fshati Campanillas, pranë Malaga, të hënën vonë në mbrëmje, pasi një lumë në zonë doli nga brigjet e tij. Të shpërngulurit e kaluan natën në një qendër sportive komunale, e cila shërbente si strehë e përkohshme. Shefi i mbrojtjes civile të Andaluzisë, Antonio Santh, njoftoi se 19 lumenj në rajon ishin në alarm të kuq të martën për shkak të përmbytjeve. Ngjarjet ekstreme të…

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një motor është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, Xhevahir Maksuti, 25 vjeç, ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin e përplasjes me motorin. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More

Diku nga korriku i vitit 2001, zgjedhjet ishin mbajtur, por nuk kishin përfunduar. Një foto që me gjasa do të hyjë në histori, nëse dikush do të marrë mundimin të merret me studimin e historisë së zgjedhjeve, u shfaq në gazetat e kohës. Në foto, kryetari i atëhershëm i Partisë Socialiste, Fatos Nano, foli në një tribunë të improvizuar. Sipër kokës së tij, një tabelë e modelit të kohës së komunizmit shkruante “PTT Bubullimë”. Ishte kjo tabelë që dekonspironte vendndodhjen dhe llojin e katrahurës ligjore e zgjedhore që u diskutua gjatë. Partia Socialiste i kishte varur shpresat në fitoren e…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump pohoi ka rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, “për shumë elemente” të një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë përpara telefonatës së shumëpritur mes tyre. Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se ka ende shumë punë për të bërë, por paqja duket afër. “Çdo javë sjell 2,500 vdekje ushtarësh, nga të dyja palët, dhe duhet të përfundojë tani. Pres me padurim telefonatën me presidentin Putin”, ishte komenti i tij. Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se “ne do të shohim nëse mund të punojmë një marrëveshje paqeje, një armëpushim…

Read More

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Në drejtim të godinës së “CFO Pharma” janë “derdhur” 34 plumba. Ndërkohë autorët kanë qenë dy. Njëri prej tyre ka qëlluar ndërsa tjetri ishte në roli e shoferit. Është qëlluar vetëm në pjesën lart të fasadës në katin e fundit. Grupi hetimor dyshon se kjo strategji e autorëve për të është qëlluar në pjesën lart të godinës është bërë për të dhënë një mesazh paralajmërimi.

Read More

Izraeli ka kryer sulme të mëdha ajrore në Rripin e Gazën, Liban dhe në jug të Sirisë kundër, siç tha, ekstremistëve që po planifikojnë sulme terroriste. Bombardime izraelite kërcënojnë shpërthimin e një konflikti të ri dhe të përgjakshëm rajonal. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënë mbrëma se e udhëzoi ushtrinë të ndërmarrë “veprime të fuqishme” kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për shkak se ky grup i mbështetur nga Irani nuk pranoi t’i lirojë pengjet e mbetura dhe i hodhi poshtë propozimet për një armëpushim të ri.…

Read More