Në Gjirokastër janë lëshuar 16 urdhra-arresti për punonjës të OSHEE. Policia ka ndërmarrë aksionin për ekzekutimin e urdhër- arresteve të miratuara nga Gjykata e Shkalles së Parë në Gjirokastër me kërkesë të Prokurorisë. Shumica e këtyre masave janë me arrest në burg ndërsa të tjerat janë me “detyrim paraqitje”. Behet e ditur se ne prangat e policisë kane rënë faturistë, teknikë dhe zyrtarë të OSHEE në rajonin jugor.
Author: tirana
Devoll/Më datë 18.03.2025, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, në fshatin Vranisht, shtetasi P. B., 32 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë rrugës drejt njësisë nr.7 në Tiranë për t’u takuar me drejtuesit e fushatës elektorale në këtë zonë është takuar me disa prej punonjësve të bashkisë të pastrimit dhe mirëmbajtjes. “Dole më shpejt se sa unë aty e”, i tha Rama njërit prej punonjësve. Ndërsa ecte në këmbë, ai u takua edhe me disa prej mbështetësve të tij. “Ky është socialisti më i ri”, i ka thënë një qytetar që mbante në dorë djalin e tij të vogël.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në një reagim të martën vonë e ka konsideruar “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në reagim, Serbia ka thënë se do t’u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar shpjegim të detajuar lidhur me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Sipas Beogradit, me këtë marrëveshje, këto dy shtete, “së bashku me përfaqësuesin e paligjshëm të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, kanë ndërmarrë hapa që dëmtojnë stabilitetin rajonal. Serbia, siç…
Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin Altin Rabija, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe keqtrajtonte e ngacmonte seksualisht vajzën e saj të mitur, 11 vjeçe. Bashkëshortja e tij është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ngjarja ka ndodhur në nëntorin e vitit 2024. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.R. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Keqtrajtimi i të miturit’ parashikuar nga nenet 130/a/4, 108/a/2 dhe 124/b/1 të Kodit Penal. Hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1755 të vitit 2024, nisën pas shqyrtimit të kërkesës së…
Rama: Luli ka lind me këmishë nate, po një është ai njish. Se di kur do të thahet ajo kënetë, por PS është një shtëpi e hapur, jo ku duhet të japësh provim a e di apo se di programin, kemi edhe të kuq fare, kemi edhe rozë, kemi edhe pak më bojëqielli, duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Duhet të jemi të hapur rëndësi ka që njerëzit duhet të kenë dritë për Shqipërinë, nuk jemi këtu për të mbyllur, veç salamandrave e kukumjaçkave jo, mund të jetë edhe Dash Sula, por duhet të dezinfektohet siç janë ato…
Erjon Shehaj, drejtues i Prokurorisë së Lezhës do të përballet ditën e sotme me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në kuadër të procesit të Vettingut. Vendimi për konfirmimin e tij në detyrë nga ana e KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Sokol Çomo, kryesues, relatore Albana Shtylla dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj. Shehaj e kaloi shkallën e parë të vettingut, edhe pse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me pasurinë dhe profesionalizimin. Në seancën e parë dëgjimore prokurori Shehaj dha shpjegime dhe dorëzoi prova lidhur me…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takim me kandidatët për deputetë në Elbasan u shpreh se vota e 11 majit duhet të shkojë për Partinë Socialiste. Ai theksoi se treni i BE duhet të kapet me patjetër dhe siguria për këtë është vetëm Partia Socialiste. “Duhet të vendosim për familjen dhe për fëmijët tanë me 11 maj. Shqipërinë në BE e fus unë me ju, jo ata, nuk ua hap kush derën. Kemi arsye të shumta për të kërkuar mandatin e katërt. Këtë të BE duhet ta kapim. Votë patriotike. Arsyeja se pse duhet çuar të PS, është se jemi…
Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me ekstradimin nga Spanja të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i njohur ndryshe dhe si Lul Berisha, teksa ka publikuar edhe pamjet e mbërritjes së tij në aeroportin e Rinasit. Siç shihet edhe nga pamjet, në Rinas shfaqet një numër i lartë efektivësh kur mbërrin Lulzim Berisha, teksa më pas, ai shoqërohet nën masa të rrepta sigurie, me tre makina policie, drejt ambienteve të burgut. Blutë e konsiderojnë 54-vjeçarin një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, të akuzuar për disa ngjarje kriminale kundër jetës. Ai akuzohet…
Në takimin e zhvilluar në Elbasan, kryeministri Edi Rama ritheksoi rëndësinë e procesit të negociatave. Rama nënvizoi se populli shqiptar duhet të japë mundësinë për të çuar përpara këtë proces. “Objektivi super i vendosur, në fund të 2027 të mbyllen negociatat me Shqipërinë. Janë 3 vite, mund të mos kishin qëlluar zgjedhjet në mes, por kanë qëlluar dhe është themelore që ta konfirmojnë këtë arritje për mundësive. Është një objektiv për të gjithë ne. Negociatat do vazhdojnë pa asnjë lëkundje, në 12 maj do kemi punën tonë, por ata që shkojnë në zyrë për të punuar me negociatat dhe të…
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me takimet edhe ditën e sotme, ku është ndalur në Elbasan, me kandidatët për deputetë të këtij qarku, duke folur me qytetarët për rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit dhe procesin e integrimit europian. “Dua të falënderoj kryetarët që janë këtu të pranishëm dhe dua të ndaj me ju disa mesazhe që është e rëndësishme të jenë në qendër të komunikimit tonë me të gjithë qytetarët. Çdo gjë që lidhet me jetën e përditshme të qytetarëve, është shumë rëndësishme, të gjitha punë e bëra në infrastrukturë, qoftë rrugore, urbane apo rurale, shërbimeve arsimore shëndetësore. Në…
Kërkimet për rreth 40 persona të zhdukur nga mbytja e një gomoneje në Ngushticën e Siçilisë, në brigjet e Tunizisë, rifilluan mëngjesin e sotëm. Pasditen e djeshme, rojat bregdetare dhe anijet patrulluese të ”Guardia di Finanza” zbarkuan 10 të mbijetuar dhe gjashtë trupa të gjetur në brigjet e ishullit Lampione në Lampedusa. Të humburit ishin në një gomone gjysmë të fundosur. Të mbijetuarit thanë se u nisën të dielën, 56 prej tyre, nga Sfax, Tunizi, me një gomone. Më pak se 24 orë më vonë, ndërsa ndodheshin në ujërat ndërkombëtare, raportohet se shumë emigrantë ranë në ujë gjatë kalimit, ndoshta…