Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Probleme me pasurinë dhe profesionalizimin, kreu i Prokurorisë së Lezhës, në “sitën” e KPA

10:20 / March 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erjon shehaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erjon Shehaj, drejtues i Prokurorisë së Lezhës do të përballet ditën e sotme me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në kuadër të procesit të Vettingut. Vendimi për konfirmimin e tij në detyrë nga ana e KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Sokol Çomo, kryesues, relatore Albana Shtylla dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj. Shehaj e kaloi shkallën e parë të vettingut, edhe pse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me pasurinë dhe profesionalizimin.

Në seancën e parë dëgjimore prokurori Shehaj dha shpjegime dhe dorëzoi prova lidhur me mospërputhjet, pasaktësitë dhe mungesën e burimeve të ligjshme të huave të marra nga babai për blerjen e një apartamenti.

KPK gjeti po ashtu edhe probleme me profesionalizmin. Edhe pse raporti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka qenë pozitiv për të, KPK ka evidentuar disa probleme në çështjet e hetuara nga prokurori Shehaj.

Edhe pse nuk është trajtuar nga institucionet e Vettingut, rasti që mund t’i japë fund karrierës së prokurorit, është ai i Redon Hysës. Shehaj ngriti akuzë ndaj Hysës, për vrasjen e oficerit të policisë Xhuljo Prela duke shpëtuar nga akuzat Brilant Martinajn.

Pas vrasjes së Brilant Martinajt dhe zhdukjes së kushëririt të tij Ervis Martinaj, drejtësia e rrëzoi akuzën për Hysën dhe liroi nga burgu. Por asnjëherë nuk pati një hetim ndaj prokurorit Shehaj, pasi dyshimet ishin se ai manipuloi qëllimisht dosjen për të shpëtuar nga akuzat bosët e krimit.

erjon shehaj kpa Pasuri profesionalizem Prokurori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026

Smart City, rreth 3 miliardë lekë për teknologjinë në shërbim të sigurisë publike

11:34 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.