Policia e Shtetit ka zbuluar në Laknas të Tiranës një shtëpi bari në ambiente të mbyllura. Vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi kishin përshtatur banesën e tyre për këtë veprimtari kriminale. Bashkë me ta u prangos edhe një punonjës i OSHEE-së. Ai dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike. Nën akuzë u mor edhe babai i të dyshuarve për moskallëzim. Policia shpërndau edhe pamjet e operacionit, ku mësyn në ‘shtëpinë e barit’ të pajisur me mjetet më të sofistikuara për kultivim, teksa gjeti edhe drogën e mbjellë dhe një sasi të paketuar dhe…
Author: tirana
Xhamia historike e Plumbit në Shkodër do t’u rikthehet besimtarëve, me kushte optimale në muajin maj. Xhamia e ndërtuar më 1773-1774, është xhamia osmane më e madhe në vend. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja inspektoi sot punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër. “Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, Shkodër, është një projekt që synon të rikthejë plotësisht vlerat historike dhe arkitekturore të këtij monumenti unik, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, u shpreh ministri Gonxhja. Pjesa më problematika, tashmë ndër shekuj, i përmbytjes së zonës përreth xhamisë ka marrë tashmë një zgjidhje shumë elegante dhe paksa…
Gjesti dhe Egli Tako kanë pasur sërish një përplasje. Pas ballafaqimit në spektaklin e së martës, ata janë zënë tani dhe kjo hatërmbetje erdhi nga këngëtari. Artisti hodhi akuza për produksionin për shkak të disa videove që janë publikuar pa dijeninë e tij. ”Si ti si produksioni, njëjtë. E dyta herë që po i publikon videot që nuk i di unë, si atje hile si këtu hile. E shikojmë”, u shpreh nga ana tjetër Gjesti. Tutje konkurrenti shtoi: ”Dilni vetë keq me siguri jashtë dhe vini të më gjuani mua, ti i ke pasur fajet. Ti je fajtor për çdo…
Pas telefonatës me Putin, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka konfirmuar se do të zhvillojë edhe ai një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump. ”Nëse kemi një marrëveshje të tillë, do ketë një listë objektesh, civile, energjetike, infrastrukturore. Ne do ta përgatisim këtë listë dhe do t’ua japim partnerëve tanë. Nëse rusët nuk godasin objektet tona, ne nuk do t’i godasim objektet e tyre”, tha Volodymyr Zelensky. Putin në një dalje për mediat u shpreh se trupat ruse po bëjnë gjithçka për të zbrapsur forcat ukrainase në rajonin Kursk. shefi i Shtëpisë së Bardhë sqaroi se nuk kishte folur me…
Gazment Bardhi ka drejtuar akuza drejt PS-së për manipulime dhe presione elektorale në qarkun e Fierit. Në qendër të akuzave të tij ishte Blendian Dalipaj, një emër që e lidh me bandat elektorale të PS-së. Postimi i plotë Banda elektorale e Belinda Ballukut në qarkun e Fierit gënjen veten kur mendon se me paratë e korrupsionit do të nënshtrojë qytetarët e Fierit. Bledian Dalipaj, një nga anëtarët më të zëshëm të bandës elektorale të PS në qarkun Fier, mund të fshihet përkohësisht pas numrit spanjoll për të dhënë porosi për krime elektorale. Ndaj vartësve dhe punonjësve të administratës, por e…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e 33-vjeçarit që vendosi të linte Anglinë për t’u kthyer në Shkodër. Met Hasaj është një prej shkodranëve që është rikthyer nga emigracioni në vendlindjen e tij. Kjo për të investuar në hapjen e një Akademie Futbolli për moshat e reja. ”I certifikuar nga UEFA si trajner, ai frymëzon të rinjtë shqiptarë të besojnë në ëndrrat e tyre dhe në potencialin që ka Shqipëria”,-shprehet Rama. 33-vjeçari ka ndarë detaje nga historia e tij e emigrimit nga Londra në Milano të Italisë. Ai tregon për gjithë rrugëtimin e tij në Londër dhe për arsyet që…
Stambolli është përfshirë nga protestat masive dhe përplasjet, pas anulimit të gradës së kryetarit të bashkisë dhe kandidatit për president të CHP, Ekrem Imamoglu si dhe arrestimit të tij mëngjesin e së mërkurës. Studentët e universitetit u mblodhën për të protestuar. Policia u përpoq të bllokonte marshimin, por mijëra protestues duke brohoritur pro-demokracisë, arritën të thyenin bllokadën e policisë. Ata u bënë thirrje studentëve të tjerë që të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre demokratike. Marshimi u drejtua drejt bashkisë së qytetit në zonën e Saratchane. Në mobilizim morën pjesë edhe studentë nga universitete të tjera në Stamboll. Policia…
Gjesti u befasua me një tjetër dron në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ai mori një dron edhe këtë herë nga fansat, duke i treguar se ka mbështetjen e tyre. Banori u shpreh i lumtur dhe reagoi menjëherë kur pa që droni ishte për të. ”Zemrat që të ndjekin rrahin bashkë me ty”, thuhej në të. Mes tjerash shkruhej: ”Mos u ndal ka puls, Gjesti”. Gjestit kjo do t’i ndihmojë tejet shumë në këtë lojë për faktin se ka më shumë se 150 ditë në izolim. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP…
Presidenti Bajram Begaj, mirëpriti sot ambasadorët austriakë që shërbejnë si të tillë në shtetet e Ballkanit së bashku me përfaqësues të trupës drejtuese të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë. Në takim u diskutuan marrëdhëniet shqiptaro-austriake, bashkëpunimi i Shqipërisë me vendet e rajonit dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Begaj shfrytëzoi këtë takim për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen që vendi i tyre, Austria ka dhënë ndaj Shqipërisë në momentet kyçe të historisë, përfshirë dhe ndihmën në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke folur për raportet e fqinjësisë së mirë në rajon, Begaj theksoi se për…
Politika tashmë është me sytë tek zgjedhjet parlamentare të 2025, që do të mbahen më 11 maj. Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë të drejtëpërdrejtë deputetit demokrat, Dashnor Sula t’i bashkohet skuadrës së PS-së. Duke folur nga një takim me kandidatët e PS-së në qarkun e Elbasanit, ai përmendi edhe deputetin, i cili nuk u përfshi në listat e PD-së për zgjedhjet e 11 majit. ”Se di kur do të thahet ajo kënetë, por PS është një shtëpi e hapur”, u shpreh Rama. Pasi mbeti jashtë listave të PD-së, Sula negocioi me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” për të…
Banorët patën një nominim më ndryshe në spektaklin e së martës. Ata ishin të ndarë në grupe, ku duhej të zgjidhnin një prej tyre, për të shkuar në televotim. Në njërin prej grupeve ishin së bashku Loredana Brati dhe Joz Marku, ku ky i fundit u nominua nga ish-partnerja. Kjo shkaktoi debate për faktin se si Lori ka përmendur emrin e Jozit marrë parasysh raportin e tyre. Gerta Gixhari ndërkohë pas spektaklit i kërkoi llogari se si mund ta bënte këtë gjë. “Fakti që ka ardhur me shpifje, manipulime, ato që ka bërë para syve të mi, më mirë mos…
Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi deklarimin e fajtore për “shpërdorim të detyrës” të ish-kryebashkiakes së Libohovës, Luiza Mandi, por i shmangu rrezikun e vajtjes në qeli. Apeli la të pandryshuar dënimin me 8 muaj burg, por ndryshe nga Shkalla e Parë, vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbim Prove për 1 vit e 4 muaj burg. Mandi u procedua pas kallëzimit të një qytetari, që pretendoi se i ishte dëmtuar prona gjatë një projekti publik për zgjerimin e një rruge. Sipas tij, ndonëse =i ishte premtuar se do t’i riparohej prona, diçka e…