Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Begaj takim me ambasadorët austriakë në Ballkan: Ndihmë në momentet kyçe, përfshirë edhe anëtarësimin në BE

14:51 / March 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1742390821 bajrambegaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, mirëpriti sot ambasadorët austriakë që shërbejnë si të tillë në shtetet e Ballkanit së bashku me përfaqësues të trupës drejtuese të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë. Në takim u diskutuan marrëdhëniet shqiptaro-austriake, bashkëpunimi i Shqipërisë me vendet e rajonit dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Begaj shfrytëzoi këtë takim për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen që vendi i tyre, Austria ka dhënë ndaj Shqipërisë në momentet kyçe të historisë, përfshirë dhe ndihmën në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke folur për raportet e fqinjësisë së mirë në rajon, Begaj theksoi se për forcimin e dialogut Austria ka luajtur rolin e saj me ngritjen e grupit ”Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ndërsa solli në vëmendje prioritetet e Shqipërisë për ruajtjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, kontributin e faktorit shqiptar në stabilitetin politik, paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.

”Shqiptarët në rajon, kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë pro integrimeve Euroatlantike dhe unë jam krenarë që shpirti pro euroatlantik i tyre nuk është lëkundur asnjëherë. Siç e tregojnë edhe sondazhet e fundit shqiptarët në rajon janë më besnikët ndaj vlerave euroatlantike”, tha Begaj.

Kreu i Shtetit në bashkëbisedimin me ambasadorët e Austrisë u shpreh se aktorët e tretë në rajon synojnë frenimin e së ardhmes Euroatlantike të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet sulmeve kibernetike, misinformacionit dhe desinformacionit, soft power-it duke u shprehur se ”Shqipëria është e vendosur në qëndrimet e saj ndaj tyre dhe se popujt e Ballkanit kanë një moment mundësie historike në kuadrin e integrimit Euroatlantik që duhet ta shfrytëzojnë në dobi të së ardhmes së tyre e begatimit të jetës së qytetarëve të tyre”.

”Një rajon i sigurt dhe politikisht i qëndrueshëm që diskuton dhe dialogon me njëri-tjetrin, që zhvillon lidhjet e duhura ekonomike brenda vetes, Bashkimit Evropian dhe pjesës tjetër të botës, i shërben interesave kombëtare të Shqipërisë dhe është, gjithashtu, në interes të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Presidenti. Rol stabilizues në këtë drejtim luajnë dhe nismat ndërrajonale, përmes të cilave shtetet e bllokut ballkanik janë të angazhuara të përmbushin integrimin e plotë Euroatlantik, si e vetmja rrugë për të garantuar sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin.

ambasadorët austriakë bajram begaj BE Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026

Tabaku për lejen e ndërtimit te parku Tajvan/ Pa garë, pa konkurs e pa procedurë

20:39 / October 5, 2026

Agron Malaj në Kuvend: Banorët e Klosit, Xibrit dhe Martaneshit kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre

19:51 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.