Gazetarja e njohur Ilva Tare ishte e ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, e cila përpos rrugetimit të saj profesional u pyet edhe në lidhje me bashkëshortin, Eduard Selamin. Jonida e ka pyetur Ilvën nëse ai është tërhequr nga angazhimi politik, por kjo e fundit e ka mohuar. “Eduardi nuk është aktiv në jetën publike, por ai është aktiv në mënyrën se si ai e ndjek politikën, se si ai dëshiron të kontribojë në partinë që ai aderon dhe ka përzemër. Gazetarja Ilva Tare është e martuar prej kohësh me ish-kryetarin e Partisë Demokratike Eduard Selami.…
Author: tirana
Të zgjedhësh makinën për të kaluar momente intime me partneren në ditët e sotme, do të thotë të marrësh parasysh edhe rrezikun, që në jo pak raste do të shoqërohet me incidente të pakëndshme. Në rastin më të mirë, mund të ndodhë që të të tërheqë vëmendjen një patrullë Policie e në rastin më të keq mund të shohësh ndonjë video në rrjetet sociale, që “i gjurmojnë” shumë ngjarje të tilla. Por ka edhe më keq se kaq. Mund të ndodhë të biesh edhe pre e grabitësve të armatosur ose jo, pasi në momente të tilla je thuajse i pafuqishëm…
Ronela Hajati reagon pas tradhtisë që i bëri Young Zerka me bjonden?! Young Zerka dhe Ronela Hajati ka vite që janë në lidhje dashurie, edhe pse nuk e kanë pranuar publikisht, por dyshja shpeshherë janë fotografuar së bashku, shkruan GazetaBlic. Mirëpo, dy ditë më parë Young Zerka u fotografua në momente intime me një bjonde në jug të Shqipërisë. Bjondja në fjalë, Joana Alimema mbrëmë bëri një reagim të vogël, duke publikuar fotografi me Young Zerkën, ku shkroi “Upsss”. Ndërsa ditën e sotme është bërë e gjallë edhe Ronela Hajati, e cila ka dy javë që ka udhëtuar drejt New…
Një pallat në rrugën Ali Visha në zonën e tregut elektrik në kryeqytet është rrethuar pasditen e sotme me një shirit sigurie nga forcat e policisë bashkiake. Kjo për shkak se pallati i çarë nga tërmeti rrezikon banorët që jetojnë në këtë pallat. Gjithashtu policia kanë ndaluar edhe kalimin e qytetarëve në këtë zonë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Tirana pak nga pak po i rikthehet normalitetit pas tërmetit të fuqishëm që preku jo vetëm kryeqytetin por gjithë Shqipërinë, ndërsa ka nisur puna për vlerësimin e dëmeve që ai la pas. Tërmeti i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin…
Në pjesën e gatimit. Në një postim në “Instastory”, Olta shfaqet e ulur në një tavolinë, me një pjatë frutash pylli në dorë. Me humor, aktorja shpjegon “gatimin” e saj special dhe në fund shprehet se është dietike dhe se shoqërohet me një gotë verë. Ndërkohë në video shkruan: “Të sfidoj Arbana Osmani”, duke e etiketuar moderatoren e dashur për publikun shqiptar. Kjo sfidë vjen pasi Arbana herë pas here publikon në “Instastory” foto apo video të gatimeve që ajo bën. Tashmë të presim se si do reagojë Osmani pas sfidës që i hapi Gixhari. https://instagram.com/oltagixhari?igshid=um60prqhakaf /Gazetaexpress/
“Me të dyja dhe me të gjithë”. Kjo ishte përgjigjja që Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin, dha në emisionin “Top Talk” në Top Channel kur u pyet se me cilën prej opozitave preferon mazhoranca për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore. “Ne duam që një reformë më të gjerë zgjedhore me të gjithë aktorët këtu, përfshirë opozitën jashtëparlamentare. Nuk mendojmë se mund t’i bëjmë të gjitha vetë”, tha Spiropali, duke mohuar se socialistët kanë patur presion nga jashtë për të përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare në këtë proces. Pasi e konsideroi një hap pozitiv përpara pjesëmarrjen e PD dhe LSI në tryezën…
Janë vënë në pranga dy vëllezër ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tretë, pasi këta shtetas kanë goditur me thikë një person në Kamëz, për motive të dobta. Policia bën me dije se specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shtetasit: – G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç (vëllezër, të dy banues në Kamëz). Si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër i dy të arrestuarve, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë. Të tre…
Artistja shqiptare Nora Istrefi ditën e djeshme publikoi disa imazhe e cila mahniti me dukjen. Me fotot e fundit Nora e bëri Robertin të reagojë, por edhe Adelina Tahiri ka për t’i thënë diçka. Ajo kishte zgjedhur një veshje të ngushtë me të cilën ekspozoi linjat trupore tejet në formë, shkruan GazetaBlic. Nora, mori komente të shumta nga ndjekësit dhe fansat në Instagram, edhe ish bashkëshorti Roberti i kishte bërë like fotografitë të publikuara nga ajo. Nuk munguan edhe komplimente nga koleg të saj. Ishte Adelina Tahiri e cila i la një koment, disa emotikona dhe i ka bërë tag duke i treguar…
Ky ilaç ka përdorim të shpeshtë nga qytetarët sa herë ndiejnë probleme të stomakut, madje e marrin edhe pa recete në farmaci, nuk duhet të përdoret më. Bëhet fjalë për principin aktiv ranitidine, tabletë në formë doze 150 mg dhe 300 mg, tek të cilat ka rezultuar papastërti kancerogjene. Ky ilaç po tërhiqet nga tregu, nga kompania prodhuese, pas alarmit të dhënë nga agjencia europaine e barnave. Agjencia e barnave këtë njoftim të rëndësishëm e kanë publikuar në faqen zyrtare të tyre, ndërkohë që mjeket po njoftohen nga urdhrat përkatës në mënyrë që të mos e përshkruajnë më në recetë.…
Mediet greke kanë zbardhur detaje të reja mbi kapjen e 45 kg dhe 800 gram kokainë në Portin e Pireut, e cila do sillej në Durrës. Dy kontenierët që përmbanin lëndën narkotike janë pikasur nga policia greke, e cila ka komunikuar me palën shqiptare për të lejuar lëvizjen e lirshme të tyre, por duke i mbajtur nën kontroll. Sipas policisë, më 14 shtator kontenierët kanë dalë nga dogana dhe janë imbarkuar në anije me destinacion Durrësion. Ato janë shkarkuar më 17 shtator dhe janë mbajtur nën vëzhgim nga pala shqiptare. Ndërkohë, mediet greke shkruajnë se më 20 shtator tre persona…
Pas incidentit të ndodhur këtë paradite në një shkollë në Shkodër, ku një i ri i është kthyer ashpër Rudina Hajdarit, ka reaguar edhe Astrit Patozi, Kreu i PBD. Në një postim në Facebook, Patozi i del në krah Hajdarit, duke e cilësuar veprimin e të riut, anëtarë i forumit rinor të PD, si e vetmja gjë që u ka ngelur të bëjnë, pasi ata e cilësojnë partinë si prona a leje ndërtimi. “NUK KANË FAJ, E DINË QË OPOZITA ËSHTË PRONË OSE LEJE NDËRTIMI Janë më shumë të marrë, se sa të poshtër, dhe për këtë nuk duhen marrë…
Hulumtuesit theksuan se përzhitja e qepës dhe hudhrës mund të shkaktojë humbjen e veçorisë për parandalimin e kancerit. Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumi i përditshëm i hudhrës dhe qepës së gjallë, kryesisht tek gratë ka reduktuar për 67 për qind rrezikun nga kanceri i gjirit. Sipas hulumtimit të kryer në Universitetet Buffalo dhe Porto Riko, është zbuluar se konsumi i përditshëm i hudhrës dhe qepës së gjallë redukton në mënyrë të konsiderueshme rrezikun nga kanceri i gjirit. Të gjeturat e shkencëtarëve që kanë analizuar shprehitë e ngrënies tek mbi 600 gra të moshave prej 30 deri në 79 vjet në…