Nga Nju York-u, Edi Rama i dërgoi mesazh Lulzim Bashës se nuk pranon asnjë strukturë të huaj ekstra parlamentare për zgjedhoren. Reagimi i parë i Kryeministrit është përkthyer më shumë si deklarim emocional, nga Ivi Kaso, i cili në rolin e teknicientit bëri publike propozimin në tryezën shumëpalëshe. Në një linjë me Kryeministrin, Damian Gjiknuri bën të qartë se reforma do jetë vetëm parlamentare duke propozuar një zgjidhje për formulën e demokratëve. Në mungese të opozitës jashtëparlamentare, puna për reformën do ndahet në dy pjesë. Nëse ftesat do të jenë të sinqerta demokratët mund të ulen sërish në formate te…
Author: tirana
Fatjon Mani është i riu që i prishi takimin sot deputetes Rudina Hajdari me nxënësit e shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, një shkollë për të cilën ka kontribuuar pasi KZAZ brenda saj u dogj më 19 qershor nga mbështetësit e opozitës që nuk donin të lejonin zgjedhjet e 30 qershorit. Kujtojmë se Hajdari dhuroi rrogën e saj atë kohë për riparimin e dritareve të shkollës.Por 20-vjeçari Mani, i futur mes nxënësve sot i tha se zonjës Hajdari se është ‘turpi i Shqipërisë’. Në një intervistë për “BalkanWeb”, Mani, i cili është edhe anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike tregon…
Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi 4 vite burg për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysin. Ky i fundit akuzohet për korrupsion, pasi në një video të publikuar nga një emision investigativ dukej që merrte 500 euro për zgjidhjen e nje çështje. Gjithashtu nga këto pamje rezulton se Hysi kërkon edhe favore seksuale nga pala në proces. Prokurori kërkoi gjithashtu dënim plotësues moslejimin e ushtrimit të funksioneve publike për 3 vite. Gjyqtari Roland Hysi, aktualisht i pezulluar, do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ishte emisioni “Stop” qe transmetoi skandalin e gjyqtarit të gjykatës së Fierit,…
Sa më shumë kohë që adoleshentët kalojnë duke shikuar në ekrane aq më depresiv bëhen, sugjeron një studim i ri. Një studim i Universitetit të Montrealit analizoi adoleshentët gjatë kohës sa ishin në shkollë të mesme dhe gjeti se forma të caktuara të rrjeteve sociale dhe emisioneve televizive nxitën ndryshime drastike në disponim dhe gjykimin mbi veten. Adoleshentët kalojnë mesatarisht nëntë orë online në ditë dhe, njëkohësisht, shkalla e depresionit në mesin e të rinjve ka arritur rekorde të larta. Studimi i ri konfirmon modelet e njohura gjithnjë e më shumë nga psikologët, por autorët e studimit thonë se është…
Jody Lulati edhe pse vetëm 17 vjeç shkëlqeu në skenën e “X Factor Greece”. Vajza me origjinë shqiptare na bëri krenarë mbrëmjen e djeshme me përfaqësimin në konkursin muzikor. Ajo u paraqit në skenë me këngën “You know I’m no good” të Amy Winehouse dhe u vlerësua nga të gjithë. 17-vjeçarja fitoi zemrën e të katër anëtarëve të jurisë, të cilët i dhanë 4 “PO”.
Të njohësh vlerat ushqyese të ushqimeve është shumë e nevojshme, për të konsumuar ushqimet më të shëdetshme dhe më të duhurat për organizmin tonë. Sipas ekspertëve, 3 kombinimet më të mira të ushqimeve janë: Vitamina D dhe kalciumi- Ky kombinim është zgjidhja më e mirë për të mbajtur eshtrat e fortë. Nëse keni probleme me eshtrat atëherë duhet të konsumoni qumësht, djath dhe produkte të tjera që përmbajnë kalcium. Kripë dhe kalium– Kripa gjendet në shumë ushqime, mirëpo sasia e tepërt e saj është shumë e dëmshme për organizmin. Prandaj për të mposhtur këtë problem, atëherë duhet të konsumoni ushqime që…
Një studim i vogël ka sugjeruar që një njeriu i duhen vetëm katër net pa gjumë, që të shtojë peshë dhe që organizmi të ndryshojë mënyrën e deponimit të yndyrës në trup, shkruan Dailymail. Hulumtuesit nga Universiteti i Pensilvanisë kanë vërejtur se pjesëmarrësit që kanë qenë të deprivuar nga gjumi kanë treguar se ushqimet nuk i kanë shijuar shumë, në krahasim me ata të cilët kanë bërë një gjumë të mirë. Hulumtuesit gjetën se konsumimi i ushqimeve pasi keni fjetur keq, çon në një rritje të nivelit të insulinës në trup, dhe një pastrim më të shpejtë të lipideve dhe…
Kompania që merret me prodhimin e veturave elektrike planifikon të fillojë zgjerimin në Evropë, në fillim të vitit të ardhshëm. Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka zbuluar planet e kompanisë për zgjerim në Evropë, duke përmendur edhe dy vende të Ballkanit, Serbinë dhe Kroacinë. Kompania që merret me prodhimin e veturave elektrike planifikon të fillojë zgjerimin në Evropë, në fillim të vitit të ardhshëm. “Shpresojmë të hapim në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Evropës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm. Më në fund do ta bëjmë krenar Nikola Teslën duke pasur veturat në vendet…
Një superjaht futurist që mundësohet plotësisht nga hidrogjeni i lëngshëm është zbuluar në Yacht Show Monaco. Mjeti lundrues i quajtur Aqua i gjatë 112 metra, bazohet në një teknologji me hidrogjen që do të ruhet në dy depozita prej 28 tonelata secili, në një ambient -253 gradë, që sipas projektuesve garantojnë 6000 kilometra autonomi. Jahti është i pajisur me pesë kuverta të plotë me hapësirë për 14 të ftuar, 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, studion e yogës, dhomën e bukurisë, sallon masazhesh dhe pishinë kaskaduese në kuvertën e saj të pasme.
Shpresa Rupar është Trajnere e licensuar e programimit neuro-linguistik dhe realizoni aktivitete të ndryshme gjatë vitit. Ka më shumë se 5-vite eksperiencë dhe çdo ditë vijon të trajnohet e të trajnojë njerëz. Më poshtë do të lexoni kënvështrimin jetësor optimist nga trajneria. ”Ai është talent i lindur” ”Asaj ja ka dhënë Zoti zërin dhuratë” ”Ai është Brad Pit” ”Ajo është Oprah”, unë nuk mund të krahasohem me të, etj, etj, etj Unë dua që TI, të shikosh atë që shikoj unë tek ty, tek secili prej jush. Mediat shkruajnë, shkruajnë për yjet, kushdo qoftë ai apo ajo: ai/ajo arriti suksesin…
Nga Linda Fishta/ Receta mundësuar nga Tescoma PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 28 CM: 2 lugë niseshte patatesh1 lugë miell misri, të bluar imët1 lugë miell orizi + aq sa na duhet për ta spërkatur tavën200 g bajame të qëruara pa lëkurë200 g sheqer + 4 lugë të tjera110 g gjalpë i tretur dhe i vakët4 vezë (të ndara të verdhat nga të bardhat)10 g sodë për ëmbëlsira PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. 1. Në një tas përziejmë me rrahëse vezësh me dorë 4 të verdhat e vezëve me 4 lugët e sheqerit. Shtojmë gjalpin, duke e përzier…
Deputetja e parlamentit shqiptar Rudina Hajdari e ftuar në emisionin” Real Story” në “News 24” zhvilloi një debat me analistin Arjon Sulo. Hajdari u shpreh se kemi një situatë politike ku Rama po sillet si i djathtë dhe Basha si i majtë, ndërsa Sulo vlerësoi se reforma zgjedhore do kalojë me këtë maxhorancë ose do dalë e do futen opozitarët e bashkuar e do e kalojnë. Arjon Sulo: Sot PD erdhi, kushtëzoi dhe iku. Zoti Kaso kërkoi largimin e z.Gjiknuri. Rudina Hajdari: Ishte një zhgënjim për demokratët. Është një detaj që nhuk mundet mos të përmendet sepse ishte detaj shumë i qartë.…