Të njohësh vlerat ushqyese të ushqimeve është shumë e nevojshme, për të konsumuar ushqimet më të shëdetshme dhe më të duhurat për organizmin tonë. Sipas ekspertëve, 3 kombinimet më të mira të ushqimeve janë:
Vitamina D dhe kalciumi- Ky kombinim është zgjidhja më e mirë për të mbajtur eshtrat e fortë. Nëse keni probleme me eshtrat atëherë duhet të konsumoni qumësht, djath dhe produkte të tjera që përmbajnë kalcium.
Kripë dhe kalium– Kripa gjendet në shumë ushqime, mirëpo sasia e tepërt e saj është shumë e dëmshme për organizmin. Prandaj për të mposhtur këtë problem, atëherë duhet të konsumoni ushqime që përmbajnë kalium, duke përfshirë fruta të ndryshë ndryshëm dhe perime.
Vitamina B12 dhe acid folik– Vitamina B12 dhe ky lloj acidi përfaqësojnë një nga kombinimet më të duhura për t’i mbajtur qelizat në formën më të mirë. Këto dy substanca gjenden në vezë, qumësht perime dhe fasule. /G.Express/