Aurela Gace ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu nisjen e historisë së dashurisë me bashkëshortin Skerdi.Të gjithë tashmë jemi njohur me të përmes postimeve të shumta që Aurela bën lidhur me gjysmën e saj më të mirë. E pikërisht në studio ajo u bë edhe më e ndjeshme duke folur mbi njohjen e tyre dhe fillimin e gjithçkaje. “Na ka prezantuar Dr.Flori, në atë kohë unë po përgatitesha për albumin tim të ri i cili do të përfshinte 14 këngë. Isha e emocionuar. Dhe aty m’u gjend Skerdi. U bë menaxheri im. Shikimet tona u…
Author: tirana
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”. Mësohet se i riu ishte me biçikletë në momentin që kamioni e përplasi. Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mediat greke ka publikua pamje nga momenti i arrestimit të dy shqiptarëve, si rezultat i aksionit anti-drogë në ujërat greke. Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, shfaqen të dorëzuar para katër policë që u kanë drejtuar armën. Policia shqiptare e konfirmon ndalimin e dy shqiptarëve, por mohon që në skafin e tyre të jetë gjetur drogë. Vijojnë hetimet.
Pelegrinë nga Greqia, kanë mbërritur në Manastirin e Këlcyrës, për të zhvilluar homazhe tek varrezat ku prehen eshtrat e 500 ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës Italo-Greke të 1940. Ka qenë një organizim spontan nga ish-gjenerali grek në pension Jorgos Geordiadis i cili e ndërmerr këtë iniciativë për herë të pestë radhazi. “Jam ish-nën gjeneral grek, këtu vijmë për të nderuar të rënët në luftën italo-greke. Thjesht vijmë të nderojmë të vrarët, të gjithë janë pasardhës të të rënëve në luftë. Të tjerë që kanë luftuar këtu dhe kanë ikur në Greqi dhe vijnë në vendin ku ka luftuar babai.…
Një grua është masakruar për vdekje nga dy qentë saj. Ngjarja ndodhi në SHBA, ku 44-vjeçarja Elayne Stanley, nënë e tre fëmijëve, nuk arriti t’i shpëtonte sulmit të kafshëve të saj. Fqinjët kanë treguar skenën e tmerrshme, ndërsa thanë se dëgjuan britmat e gruas dhe shkuan të shihnin se çfarë po ndodhte. Në momentin e sulmit, në shtëpi ndodhej edhe vajza e vogël e 44-vjeçares, e cila ka dalë me vrap në rrugë, duke kërkuar ndihmë. Fqinjët thanë se u përpoqën të largonin qentë duke i goditur ata me tulla nga dritarja, por nuk arritën ta shpëtonin gruan. Qentë u…
Italia është pothuajse e kualifikuar për Euro 2020. Të kaltrit e Roberto Mancinit kryesojnë me 18 pikë të plota në grupin J, ndërsa dy ndeshjet e radhës janë kundër Greqisë dhe Liechtenstein, me 12 dhe 15 tetor. Sportmediaset raporton se Mancini po mendon të rikthejë Daniele De Rossin në kombëtare. Dueli kundër Greqisë zhvillohet në “Olimpico” dhe ish-romanisti e meriton të jetë i pranishëm në këtë sfidë në stadiumin e tij. Mancini dëshiron t’i dhurojë një ndeshje lamtumirë De Rossit në stadiumin ku kaloi një jetë. Një vlerësim i rëndësishëm për një lojtar po kaq të rëndësishëm, ndërsa nuk përjashtohet…
Një vajzë bionde nga Shqipëria që jeton jashtë shtetit, ka treguar në llogarinë e saj në Instagram, sesi sipas saj, sillen shqiptarët kur dalin jashtë shtetit ose emigrojnë. Në videon e publikuar, emigrantja ankohet për bashkë-emigrantët e tjerë nga vendlindja e saj, që ‘shesin mend sa zbresin nga avioni, por harrojnë se nga kanë ardhur.’ Sipas saj, sa largohen nga vendi, shqiptarët dinë vetëm të harxhojnë para nëpër clube-e dhe femra dhe hiqen sikur janë gangstera. Ajo gjithashtu e flet anglishten me ‘rr’ për të treguar se shqiptarët nuk dinë as ta flasin siç duhet. Ajo thotë: Shko mëso anglishten,…
Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë një telefonate në korrik të hetonte nëse ish-nënpresidenti JoeBiden mbylli një hetim për një kompani që kishte punësuar të birin, siç tregon një përmbledhje e telefonatës që u bë publike të mërkurën nga administrata e Presidentit Trump. “Ka shumë për të folur për të birin e Biden-it, që Biden e ndali ndjekjen penale dhe shumë njerëz duan informacion për këtë çështje, prandaj çdo gjë që mund të bëni me Prokurorin e Përgjithshëm, do të ishte e vlefshme”, thotë zoti Trump në telefonatë, sipas përmbledhjes që u vu në dispozicion…
Disa nga arsyet. Pse jo? Jeni të zhveshur, të eksituar dhe në shtrat, seksi në mëngjes në këtë rast duket obligativ. Spontaniteti është seksi. Seksi i mëngjesit është një moment i vjedhur. Kështu që, në vend se të kaloni orë të tëra në rregullimin e flokëve, në zgjedhjen e rrobave dhe “rutinat tjera mëngjesore”, thjesht hidhuni në shtrat dhe kryeni marrëdhënie seksuale Është i shpejtë Meshkujt mund të befasohen kur të kuptojnë se femrat ndonjëherë nuk duan paralojë për orë të tëra, por thjesht duan të përjetojnë orgazëm. Andaj, seksi në mëngjes është i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë Do të…
Një automjet me targa gjermane i parkuar në Aeroportin e Rinasit ka ngjallur dyshimet e forcave të rendit. Menjëherë është bërë rrethimi i zonës nga FNSH të cilët kanë bërë një kontroll të imtësishëm brenda saj. Pas kontrollit ka rezultuar se makina ishte bosh dhe në brendësi të saj nuk kishte objekte të paligjshme apo lëndë narkotike ashtu sikurse u dyshua në fillim.
Vetëm pak ditë para startit të Kategorisë së Dytë, klubi i Kamzës është në hall të madh pasi nuk ka lojtarë për të përballuar sezonin. Skuadra që vit më parë militonte në Superiore por që u përjashtua nga elita dhe e futbollit shqiptar dhe u dënua me rrëzimin dy kategori më poshtë për shkak të dhunës që ushtruan zyrtarët e klubit ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në fund të ndeshjes ndaj Laçit, është në vështirësi serioze. Kamza u regjistrua me shumë vështirësin në Kategorinë e Dytë pasi rrezikonte edhe falimentimin dhe tashmë është në kërkim të lojtarëve. Ajo që po bën…
Teksa ishte në transmetim direkt dhe dëgjonte muzikën që po luhej në sfond, prezantueses së radios Amanda Holden i kanë shpëtuar papritur gazra. Amanda po filmohej duke kërcyer e duke dëgjuar muzikën dhe sigurisht që kameramanëve s’mund t’i shpëtonte momenti kur ajo ka lëshuar gazra. E vënë në siklet, ajo ka pranuar se i shpëtuan gazra dhe nisi të largonte erën me dorë. https://metro.co.uk/video/amanda-holden-accidentally-farts-live-air-2012228/?ito=vjs-link Amanda është munduar ta marrë me sportivitet këtë skenë, duke e publikuar videon edhe në profilin e saj në Twitter. “Më mirë jashtë se brenda”- shkruan ajo në postim. Pamjet e videos së saj, prej disa orësh…