Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”.
Mësohet se i riu ishte me biçikletë në momentin që kamioni e përplasi. Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
