Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se dita e hënë do të jetë pushim në shkollat në Tiranë, Elbasan dhe Durrës. “Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës. Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe…
Author: tirana
Meghan dhe Princ Harry kanë shkëlqyer me “look-un” e tyre gjatë mbrëmjes speciale, megjithatë ata janë kthyer shumë shpejt në Britaninë e Madhe pasi atje i priste djali i tyre, Archie. Në ditët në vijim familja mbretërore do të udhëtojë drejt Afrikës së bashku me vogëlushin. Cifti do të angazhohet me disa projekte bamirësie, të cilat i përkasin pallatit “Kensington”. Prej disa muajsh Markle është rikthyer sërish në punë, ndonëse i duhet të kalojë më pak kohë me djalin. /Burimi revistawho/
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot pasdite vendimin për fondin 1 milion dollarë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të prekura nga lëkundjet e tërmetit një ditë më parë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se 20% e fondit (200 milion lekë) do të shkojë në formë solidariteti për qytetin e Durrësit, i cili po ashtu u prek nga tërmeti. “Sot po kalojmë një fond prej 1 milion dollarësh të ndarë 80% për qytetin e Tiranës, por në mënyrë simbolike vendimi i parë është për 20% të këtij fondi,…
Produkti i karameles me shije menteje mund të përdoret në shërimin e ftohjeve, ngërçeve, problemeve në tretje, dhimbjeve të fytit dhe të dhëmbëve. Mentja relakson muskujt e tretjes duke lehtësuar gazrat dhe duke zvogëluar ndjenjën e fryrjes si dhe mendohet se konsumimi i kësaj bime shëruese mundet ta përshpejtojë fazën e hershme të tretjes. Këtë e ka vërtetuar studimi i vitit 2007 i publikuar në revistën “Journal of Gastroenterology”. Në studim kane marrë pjesë 10 meshkuj të shëndetshëm të cilët përmes ushqimit kane marrë edhe vajin e mentës. Ekspertët për 4 orë kishin vëzhguar shpejtësinë e zbrazjes së lukthit dhe…
Frika nga goditja e një tërmeti të mundshëm po i mban ende jashtë shtëpive, banorët e Durrësit. Disa prej tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë në çadrat e ngritura orë më parë, brenda në stadium.
Kjo recetë përgatitet për 20 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për tre persona. Përbërësit: Krahë pule, 100 gr sallatë jeshile, 100 gr rukola, 100 gr djathë i bardhë, kripë, vaj ulliri, piper i zi. Përgatitja: Në një tenxhere me vaj të nxehur, vendosni për të skuqur krahët e pulës të marinuara. Në një enë qelqi shtoni sallatën jeshile dhe rukolën të lara me ujë të bollshëm. Shtoni sipër djathin të prerë në feta të holla. Marinojini me kripë dhe piper. Tani shtoni pak vaj ulliri dhe e përzieni mirë sallatën. Sipër vendosni krahët e pulës.
Pas një sezoni të suksesshëm dhe me sallën plot në Teatrin Eksperimental në Tiranë, Komedia “Nuk degjoj, Nuk shikoj, Nuk flas” fillon rrugetimin e saj nëpër Shqipëri . Komedia ka lidhje me njëlloj bullizmi që ekziston karshi njerezve që kanë një mangësi të caktuar. Mjafton ta mendosh një moment që ai që nuk dëgjon, flet me atë që nuk shikon nëpërmjet përkthimit me gjeste që i bën ai që nuk flet. Dhe situatat janë të tilla që gjithmonë ata duhet të jenë të tre pa e kuptuar dhe pa e ditur dhe kjo fillon edhe merret vesh nga fundi që…
Vetëm një javë më parë në rubrikën “Shihemi në gjyq” të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan një nënë u përball me vajzën e saj, Sonila, së cilës i kërkoi të bëjë çdo përpjekje për të njohur atësinë e fëmijës. Gjatë rubrikës Sonila tregoi se fëmija i saj vinte nga një bashkëjetesë me një burrë të martuar, i cili kishte dy vajza dhe që quhej Gëzim. Ajo tregoi se kishte marrë vesh për martesën dhe fëmijët e tij 3 pas tre vitesh lidhje me të dhe i kishte kërkuar ta ndërprisnin marrëdhënien, por ai e kërcënon duke i thënë:…
“Facebook” ka mbyllur dhjetëra mijëra aplikacione si pjesë e hetimit që filloi pas skandalit të qasjes në informata pa leje të shumë përdoruesve nga Cambridge Analytica. Jo të gjitha aplikacionet e mbyllura kanë shfaqur kërcënim për përdoruesit, tha kompania. “Facebook” u vu nën presion të madh më 2018 pasi u zbulua se Cambridge Analytica ka pasur qasje në informata të përdoruesve. Kjo kompani që merret me konsulencë, ka shfrytëzuar këto të dhëna, të cilat janë marrë përmes një kuizi, për të targetuar reklamimet politike. “Facebook” ishte dënuar me 5 miliardë dollar nga Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA, që konsiderohet…
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar një familje në njësinë administrative numër 7 në Tiranë. Rama dhe Gjonaj thanë se po vizitojnë këtë familje, por edhe të tjerat sepse iu ka rënë çatia. Kreu i qeverisë deklaroi se do të dërgojnë këto anëtarë të familjes në Kovalishencë derisa të rindërtohet çatia e shembur. “Më tha Etilda hajde se kanë nevojë për ndihmë. Iu ka rënë çatia. Unë po e shikoj tani dhe ne do ta ndërtojmë. Por duhet që të lëvizni ju dhe të vini sigurisht sërishmi me një çati të ndërtuar”, tha Rama në…
Jo të gjithë mund të mbajnë çdo lloj diete. Nëse dëshironi të shmangni problemet serioze shëndetësore, është e domosdoshme që ta përshtasni dietën me trupin tuaj. Për të arritur rezultate të mira në një periudhë të shkurtër kohe dhe për të humbur kilet shtesë, është e rëndësishme që të ndiqni në mënyrë rigoroze dietën. Ka dieta të shumta që me sa duket punojnë, megjithatë, shumica e tyre janë joefektive dhe më e rëndësishmja, jo të shëndetshme. Për fat të mirë, ka një dietë, e cila është shpikur nga një kardiolog, që mund t’ju ndihmojë të humbisni deri në 10 kg…
Anemia krijohet kur depozitat trupore të hekurit bien shumë, dhe nuk mundet të përballojnë prodhimin normal të rruazave të kuqe të gjakut (RBC). Çfarë ndikon në anemi?Dieta jo e përshtatshme me hekurAbsorbim i dobët i hekuritHemorragjia ose humbja e hekurit në urinë, etj. Deficiti i hekurit është një nga gjëndjet deficitare më të përhapura në botë. Është e rëndësishme ekonomikisht sepse ul kapacitetin e individit për punë fizike dhe zvogëlon rritjen dhe të mësuarit tek fëmijët. Hekuri është jetësor për organizmin sepse është esencial për procese metabolike të shumëfishta, përfshirë transportin e osigjenit, sintezën e ADN dhe transportin e elektroliteve.…