Përmbytjet e fundit në Teksas kanë shkaktuar plot 5 viktima, mes tyre edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Mark Dukaj, nga Florida, i cili u gjet i vdekur brenda kamionit të tij. Hetuesit besojnë se vdekja e tij është shkaktuar nga stuhia, e cila ka marrë para kamionin. Për kamionin e marrë nga stuhia u raportua menjëherë por edhe pse ekipet e kërkim-shpëtimit u nisën menjëherë drejt makinës por fatkeqësisht Dukaj kishte ndërruar jetë.
Author: tirana
Luana Vjollca vazhdon me sukseset e saj të një pas njëshmë. Se fundmi e shohim në kopertinën e revistës “Global Woman”, një revistë prestigjioze britanike që ka zgjedhur këngëtaren shqiptare për kopertinën e muajit shtator. Dhe këtë radhë moderatorja nuk ka ngurruar të rrëfeje për jetën e saj private si dhe për karrierën. “Unë isha një foshnje 11-muajshe kur im atë u nda nga jeta. Jam rritur me gjithë të mirat, pa më munguar asgjë, pafundësisht e lumtur dhe me këmbë në tokë. Gjithçka falë nënës sime heroinë që diti si ta përballojë situatën dhe pati forcën për të mos…
Zv/ kryeministri Erjon Braçe premtoi se ditën e mërkurë qeveria do të miratojë një VKM e cila parashikon që cdo familjeje që i është shembur banesa nga tërmeti dhe do ta ndërtojë, lejen dhe projektin do ta ketë falas, pa paguar asgjë. “I kam shkruar kryeministrit, ose me ligj ose me VKM, të mërkurën me mbledhjen e qeverisë kush është dëmtuar nga tërmeti dhe do të ndërtojë shtëpinë vetë lejen e ndërtimit e ka gratis bashkë me projektin pa paguar asgjë. Duhet bërë projekt, themele dhe mur tamam” tha ai.
Shkencëtarë nga 19 vende të botës po përgatiten të nisin një ekspeditë një vjeçare në Arktik, projekti më i gjatë i këtij lloji, në përpjekje për të kuptuar më mirë ndryshimet klimatike. Anija akullthyese Polarstern pritet të nisë lundrimin nga Tromsoe në veriu të Norvegjisë, duke i dhënë mundësi qindra studiuesve ta kalojnë vitin pranë Polit të Veriut. “Ne duam të shkojmë në Arktik sepse është epiqendra e ndryshimeve klimatike”, tha për agjencinë Reuters Markus Rex, një shkencëtar në institutin gjerman Alfred Wegener i cili udhëheq projektin. Ekspedita, e quajtur Mozaiku, është mundësia e parë për shkencëtarët e klimës që…
Pediatria e njohur Lira Gjika shpesh nëpërmjet statuseve ne profilin e saj fabebook, i ben te gjithe te reflektojnë për sa i përket marredhenies prind-femije. Le te mos harrojme qe jane krijesa qe kane nevoje per kujdes dhe edukim, pavaresisht se sa te pasur apo te varfer jane prinderit! Këshillat e saj vijë nëpërmjet rrëfimeve dhe dialogeve prind-femijë apo personazhe të tjera të situatave te ndryshme në përditshmëri si edukatore, mesues etj. Më poshtë lexoni të plotë postimin e saj ne facebook do ju bëj të gjtihëve të reflektoni. “Prindër, ju që dërgoni fëmijët në çerdhe, kujdes kur largoheni, mos…
Mbrëmë në Milano është mbajtur mbrëmja gala e “amfAR”. Ky event ka në fokusin kryesor mbledhjen e donacioneve për kauzën që ata përfaqësojnë. Në event të tillë mblidhen personazhe të njohur nga gjithë bota dhe pa munguar edhe VIP-at shqiptarë. Por mbretëresha e mbremjes duket se është Aurela Hoxha e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një fustan të fryrë në ngjyrë rozë të mbyllur.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shkruan se presidenti i vendit Ilir Meta e kishte paralajmëruar që në korrik një tërmet të fuqishëm për Shqipërinë. Vasili shprehet se kreu i shtetit na atë kohë kishte thënë se vendi rrezikohet nga tërmeti, por Rilindja, ashtu siç bën përherë kishte injoruar këtë paralajmërim serioz e mjaft delikat për vendin. Postimi i plotë: Letra e Presidentit, me e rendesishme sot se dje!! Vetem 7 jave me pare bazuar mbi informacionet e bera publike ne median nderkombetare nga insitucione shkencore sizmologjike, Presidenti Ilir Meta ngrinte shqetesimin per rrezikun e termeteve te forta…
Redona Koçi është cilësuar si “juristja më seksi në Shqipëri” dhe ka mijëra ndjekës në Instagram. Përvec profesionit të saj, Redona vazhdon edhe karrierën si modele. Ajo është aktive në rrjetet sociale ku publikon foto të ndryshme seksuale si dhe foto me të brendshme që duket se janë të preferuarat e saj. Ajo rrëfen se njerëzit më tepër e njohin si modele sesa juriste, sepse modelingun ka ushtruar si pasionin e saj, ndërsa juridiku është një shkollë e përfunduar, por jo e ushtruar. Kështu që shpesh brunia joshëse provokon ndjekësit duke duke postuar foto të nxehta tek të cilat merr…
Kryeministri Edi Rama ka qenë mesditën e sotme në Qendrën e Pritjes që është ngritur në stadiumin e Durrësit. Ai ka takuar nga afër të gjithë qytetarët që janë strehuar në këtë qendër, teksa njoftoi është hapur edhe një qendër tjetër në Kavalishencë për strehimin e banorëve. Gjatë këtij takimi nuk kanë munguar as batuta me qytetarët. Qytetarja 1: Të dhëntë Zoti shëndet e jetë që kujdessh për ne pleqtë. Kam ngelur brenda në ashensor në tërmetin e dytë. Rama: Ashensori është më i rrezikshëm. Këtu është për të bërë pritjen e parë. Por nëse ju doni fare lehtë, ju transferojmë tek…
Është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës, me qëllim ndihmën ndaj banorëve në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj në fjalën e tij në Këshillin Bashkiak deklaroi se në lidhje me këtë rast kërkon marrjen e masave të menjëhershme. Veliaj deklaroi se duhen marrë masa, ndërsa shtoi se çadrat duhet të lëvizin në varësi të faktit se cila zonë e Tiranës ka më tepër nevojë për ndihmë. “Këshilltarët duhet të zbresin në terren për të ndihmuar qytetarët. Nga të gjithë kërkoj raportim për atë që ka ndodhur dhe si është situata në terren nga tërmeti. Në çdo njësi administrative kemi stafe…
Cdo sezon është i ndryshëm nga sezoni i vitit që lejmë pas. Markat më të famshme në botë bëjnë sygjerimet e tyre në lidhje me moden sezonale. Më poshtë do të ndiqni fotot e 10 veshjeve të kësaj vjeshte që po flasin të gjithë.
Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë thote mjeku Ylli Merja. Por kur lodhet dhe kur plaket truri. Sipas mjekut Ylli Merja nëse shikoni veten para pasqyre dhe shikoni në pjesën e sipërme të ballit rrudha të cilat fillojnë që te thellohen, kjo tregon që truri është i lodhur. Me tej shton që nëse i keni ne dy anët e syve sytë të mbledhur dhe formojnë kanale në anësore do të thotë që kemi të bëjmë me nje tru të nervozuar por shkaqet nuk dihen dhe janë të ndryshme. Nuk janë aspak rrudha moshe pasi nuk kanë skalitje të moshës…