Bandat shqiptare po përdorin edhe bitcoin për të përmbytur rrugët me kokainë, sipas autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar. Raportuar për herë të parë në fillim të gushtit nga “The Times”, autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë vërejtur gjithnjë e më shumë përdorimin e bitcoin nga bandat shqiptare në lidhje me shitjen e substancave të paligjshme. Peter Goodman, shefi kontrollues i Derbyshire, tha në atë kohë se aktiviteti i bandave në zonë është bërë gjithnjë e më teknologjik. Ata gjithnjë e më shumë janë të organizuar dhe përhapur nga Londra. Ata janë gjithnjë e më të sofistikuar përsa i përket mënyrës…
Author: tirana
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se përgjegjësia kryesore për të menaxhuar situatën e rëndë nga tërmeti, duke shtuar se kryeministri kaloi mbi 4 orë në media. Sipas Vasilit, shqiptarët nuk kanë nevojë për shou kilometrik por për veprime konkrete në terren. Sipas Vasilit, reagimi i parë do të ishte shpallja e emergjencës civile. “Në radhë të parë, përderisa ky tërmet është i këtyre dimensioneve, i këtyre përmasave, i cili ka shqetësuar edhe opinionin ndërkombëtar, kryeministri njëherazi informon që figura të mëdha shtetesh janë preokupuar për këtë çështje, reagimi i parë do të ishte shpallja e emergjencës civile”, tha ai. Deklarata…
Inxhinieri Bashkim Kopliku, i cili ka mbajtur edhe poste të larta politike, ka sqaruar edhe njëherë në një lidhje telefonike për “News24” ndryshimin mes magnitudës dhe intensitetit, duke marrë shkasë nga tërmeti i fuqishëm i pasdites së djeshme, i cili ishte 5.8 ballë i shkallës Rihter, por në disa media u raportua edhe si 7.5 ballë. Në lidhje me këtë, inxhinieri Kopliku deklaroi se tërmeti i djeshëm ishte rreth 6 ballë, pasi sipas tij, një tërmet 7 ballësh apo më shumë do të kishte shembur ndërtesat. Duke sqaruar ndryshimin mes magnitudës dhe intensitetit të një tërmeti, Kopliku tha për “News24” se tërmeti i…
Tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë ditën e shtunë, u shoqërua nga disa pasgoditje që siç deklaruan sizmiologët në vend kanë ardhur duke u shuar. Sizmiologët theksuan gjithashtu se rreziku kryesor ka kaluar dhe se nuk ka vend për frikë e panik. Shumë qytetarë iu trembën idesë së një tërmeti të dytë të fuqishëm, por edhe për këtë, ka një siguri që vjen nga analizat shkencore. Shkenca siguron se probabiliteti që një tërmet i fuqishëm të pasohet nga një tërmet tjetër i madh brenda tre ditësh, është shumë i vogël, diku te 6 %. Kjo do të thotë, sipas Institutit…
Pak javë më parë Presidenti Ilir Meta paralajmëroi një tërmet apokaliptik, ndërsa citonte sizmiologun grek, Akis Tselentis. Ndërkohë, gazetari i Top Channel Aleksandër Marku ka realizuar një intervistë pikërisht me sizmiologun Akis Tselentis. Tselentis është shprehur mes të tjerash se duhet pasur kujdes dhe se situata e tanishme nuk ishte një surprizë për të. Intervista e plotë TCH- Si një prej sizmologëve më me eksperiencë në Greqi si e gjykoni veprimtarinë sizmike të djeshme në Shqiperi? Akis Tselentis –Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet…
Kryeministri Rama u shpreh se kryeministri i Italisë, Presidenti i Francës, por edhe ai i Turqisë i kanë telefonuar duke i ofruar ndihmë pas tërmetit. “Të falenderoj, besoj që është e qartë që edhe dje, por edhe sot e kemi shfrytëzuar aksesin në media për të komunikuar me të gjithë opinionin me këto elemente që ndikojnë në qetësimin psikologjik. Kontakti i drejtpërdrejt është i domosdoshëm, i pazëvendësueshëm edhe për shkak se afërsi dhe komunikimi janë të pazëvendësueshme. Fondi rezervë është gjithmonë në buxhet. Fatmirësisht me këtë masë dëmesh jemi të qetë nga pikëpamja e mbulimit financiar. Ministria e Financave i…
Nga Lutfi Dervishi Të banosh në katin e 12 nuk përjeton frikë nga tërmeti. Eshtë diçka përtej frikës dhe ankthit. Mpirje. E megjithatë duhet të lëvizësh. Nga këshillat e sizmologëve dhe veçanërisht të you tube-it pozicioni më i sigurtë për të kaluar goditjet vertikale dhe horizontale është tek dera ose poshtë tavolinës (nëse nuk e ke prej xhami). Dera është edhe kujtesë për t’ia mbathur një orë e më parë. Me ngut kap çantën e vogël, pastaj një çantë të madhe. Të gjithë në nxitim e sipër duam të marrim nga një çante me vetë dhe të ndalojmë pak para…
Gjatë mbledhjes së përbashkët të grupit parlamentar, deputeti i PS, Paulin Sterkaj është shprehur se situata nga tërmetet ka qenë alarmante dhe ka pasur një plagosje të rëndë, ku një person nga paniku është hedhur nga kati i dytë. Sterkaj ka pohuar se do ishte mirë që të kishte më shumë programe informuese për njerëzit që të mos dëmtohen psikologjikisht. Ndër të tjera Sterkaj ka sugjeruar se deputetët do të ishte mirë të jepnin një pjesë nga rroga e tyre. “Do ishte shumë mirë që ministrat përkatës të stimulojnë më shumë infrastrukturën se janë dëmtuar. Sot në Tiranë, Durrës dhe…
Kryeminsitri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme me prefektët e vendit në ministrinë e Mbrojtjes, i ka bërë kritika prefektit të Durrësit. Sipas Ramës, Prefketi Roland Nasto nuk ka bërë punën e tij mbrëmë dhe ka urdhëruar që kjo gjë mos të përsëritet. Kryeministri u shpreh se sot njerëzit duhet të akomodohen në 700 shtretër dhe dritat duhet të jenë të hapura në kohë. “E dyta mbrëmë nuk e di deri në çfarë ore jam marr unë me dritat e stadiumit, kjo nuk është gjë e mirë. Prandaj sot stadiumi duhet të jetë i hapur dhe i pajisur me të…
Sot ishte planifikuar që të ishte dita pa makina në Tiranë, por kryeministri Edi Rama kërkoi që të shtyhet. “Ku eshte kryetari i Tiranës? Apo po merret me ditën pa makina…po atë diten pa makina nuk mund ta shtynim ne, apo….”, tha Rama gjatë mbledhjes Ndërkohë, kryebashkiaku u shpreh se një gjë e tillë është bërë për të mos rënduar situatën, në mënyrë që të mos përhapet edhe panik. “Për të mos përhapur panik, në mënyrë që ti realizojmë të gjitha objektivat. Kemi pasur 6 vende ku janë vendosur çadra. Nga sot kemi hapur të gjitha qendrat sociale. Do të ofrojmë…
Kryeministri Rama u kërkoi ministrave dhe deputetëve të grupit socialist që të shkojnë pranë familjeve të prekura nga tërmeti. “Duhet të funksionojmë si rrjet i integruar duke u fokusuar te Tirana dhe Durrësi. Është shumë e rëndësishme së pari prania njerëzore për një kontakt të drejtpërdrejt për të gjitha familjet që figurojnë si banorë të pikave të identifikuara me dëme. Ankthi dhe potenciali për konfuzion është gjëja e parë që duhet përballuar me shpjegime shumë të thjeshta dhe garancinë që pas kapërcimit të këtij momenti do të vijojë procesi i mbështetjes për të çdëmtuar këdo që figuron në listë. Mbrëmë…
Ministria e Jashtme greke ka shprehur me një mesazh të saj në twitter mbështetjen dhe solidaritetin e saj ndaj popullit dhe qeverisë shqiptare që po përballen me situatën e vështirë pas goditjes së tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin. “Ne i shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë qeverisë së Shqipërisë dhe njerëzve të prekur nga tërmeti“ thuhet ne mesazhin përkatës. Në të njëjtën kohë, sipas burimeve diplomatike Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile në konsultim me Ministrinë e Jashtme, ka shprehur gatishmërinë e palës greke për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit. Ndërkohë edhe nga Italia mbërrijnë…