Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama urdhër ministrave dhe deputetëve: Tani shpërndahuni! Shkoni në Durrës

11:38 / September 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1569143930 rama7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama u kërkoi ministrave dhe deputetëve të grupit socialist që të shkojnë pranë familjeve të prekura nga tërmeti. “Duhet të funksionojmë si rrjet i integruar duke u fokusuar te Tirana dhe Durrësi. Është shumë e rëndësishme së pari prania njerëzore për një kontakt të drejtpërdrejt për të gjitha familjet që figurojnë si banorë të pikave të identifikuara me dëme. Ankthi dhe potenciali për konfuzion është gjëja e parë që duhet përballuar me shpjegime shumë të thjeshta dhe garancinë që pas kapërcimit të këtij momenti do të vijojë procesi i mbështetjes për të çdëmtuar këdo që figuron në listë. Mbrëmë e keni ndjekur, në Durrës veçanërisht ka pasur ankth dhe kjo ka bërë që një pjesë e njerëzve të qëndrojnë jashtë banesave.

Edhe pse janë vendosur në dispozicion strukturat e kovaleshencës së ministrive të Brendshme dhe Mbrojtjes nuk ka pasur fluks. Ka pasur grumbullim te stadiumi i Durrësit. Të gjithë bashke në të ushtrojmë të gjithë ditën për kontakte me njerëzit. Vajtja e të gjithëve në terren dhe organizimi i kontakteve është mirë të fuqizohet me kontributin e të gjithëve ne, jo vetëm deputetët e Durrësit dhe Tiranës, por të gjithë për të mbuluar cdo familje që ka nevojë për komunikim. Ka shumë shtëpi dhe pallate kanë plasaritje. Të ndahemi sipas zonave dhe kryetarët e bashkive të fokusohen te pikat kritike duke u përpjekur të mbulojmë të gjitha shtëpitë apo godinat dhe për cdo familje të ketë një kontakt”. 

kryeministri Rama ministrave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.