Tërmeti që goditi sot Shqipërinë solli ankth dhe panik tek qytetarët, por edhe shumë momente gazmore. I tillë është edhe ky, i kapur në një lokal bar-kafe në kryeqytet, ku kamarieri mban tabakanë dhe pavarësisht tërmetit, asgjë nuk i rrëzohet nga tabakaja. Ndërkaq, po ju sjellim disa momente nga tërmeti në kryeqytet.
Author: tirana
Një grua e lënduar nga tërmeti i fuqishëm në Tiranë ka rrëfyer panikun për “News 24”. Duke mos dashur të tregojë fytyrën, por vetëm pjesën e dëmtuara në trup, e lënduara tha se ndodhej brenda shtëpisë, kur fëmijët kishin filluar të bërtisnin. Ajo tregoi për “News24” se kishte kapur menjëherë në krah çunin e mitur dhe gocën dhe ishte hedhur nga ballkoni. Ku ndodheshit kur ra tërmet? Brenda në shtëpi, filluan të bërtisnin fëmijët. Kapa në krah çunin dhe gocën dhe u hodha nga ballkoni. Shtëpia vende-vende është çarë. Po fëmijët kanë pas lëndime? Jo, vetëm se janë trembur, janë traumatizuar. Fëmijët kanë…
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm zhvilloi një takim me drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Emergjencës Civile, Rezervës së Shtetit dhe të gjithë prefektët e vendit. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se tani do të ngrihen grupet e punës për dëmshpërblimet. “Ka qenë një ditë e vështirë dje për të përballuar pasojat e para të një tërmeti relativisht të fortë. Ka qenë një natë itensive për shtabet e emergjencës, prefektët, bluzat e bardha dhe të gjithë të tjerët, që kanë qenë në terren për të ndihmuar ata që kaluan natën jashtë. Ky moment shoqërohet me frikë…
Shqipëria është në zonën e rrezikut për sa i përket rrezikut nga aktiviteti sizmik. Sipas një raporti të fundit nga dy shkencëtarë amerikanë, vendi vlerësohet me një normë risku prej 10 për qind, më e larta në të gjithë Europën, e vetmja me ngjyrë të kuqe. Edhe pse e vështirë që të parashikohen tërmetet, në një raport të publikuar nga dy shkencëtarë amerikanë, Roger Bilhalm dhe Rebecca Bendick, argumentojnë se në pesë periudha historike, aktiviteti sizmik u dyfishua kur rrotullimi i Tokës u ngadalësua. Raporti vlerësoi përqindjen e rrezikut duke marrë në shqyrtim 173 vende të botës, bazuar në probabilitet…
Të gjithë personat që kanë ndërtuar pa leje duhet të paguajnë taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e tyre. Pagesa ose jo e taksës nuk ndikon në procesin e kualifikimit të ndërtimit për legalizimin. Kjo do të thotë që dosja shqyrtohet nga ALUIZNI pavarësisht faktit nëse është shlyer kjo taksë ose jo. Por pagesa e taksës së ndikimit në ifrastrukturë është e domosdoshme në etapën tjetër, gjatë procesit të pajisjes së personit që ka ndërtuar pa leje me tapi të rregullt. Sipas legjislacionit përkatës, dokumentacioni i pronësisë së parcelës ndërtimore ose i ndërtimit ekzistues, për shtesat pa leje, administrohet…
Shumë bebe të shtruara në repartin e terapisë intensive, pas tërmeteve u zhvendosën në një ambient të katit të parë të SUOGJ, Mbretëresha Geraldinë. Por një bebe ishte e pamundur ta zhvendosej, pasi rrezikonte. Një mjeke dhe dy infermiere kanë qëndruar pranë foshnjës së vogël në katin e katërt të maternitetit, pavarësisht lëkundjeve nga tërmeti. “ Të gjithë bebet e shtruara në repartin e terapisë intensive të neonatologjisë u zhvendosën në një ambient në katin e parë për siguri maksimale. Vetëm një beb që ka lindur në dt. 18.09.19 me peshë 1850 gr, nuk duhej të zhvendosej , sepse rrezikonte.…
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të ri lidhur me qytetarët e lënduar nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë i shkallës Rihter. Ministria thekson se 10 qytetarë ndodhen në observim mjekësorë, ndërsa pjesa tjetër ka lënë spitalet. Sipas këtij institucioni, gjithsej kanë marrë shërim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, 75 prej të cilëve janë vendosur te “Trauma”, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Tashmë, MSH thekson se janë 7 qytetarë te “Trauma” dhe 3 në Spitalin e Durrësit, që vijojnë të marrin shërbim mjekësor. Informacion i perditesuar:MShMS: 10 qytetare ne observim mjekesor, pjesa tjeter lene…
Kryeministri Edi Rama pas anulimit të vizitës në New York mblodhi qeverinë në mesnatë, për të bërë bilancin e dëmeve. Në fjalën e tij kryeministri bëri të ditur se duhen mbledhur grupet e punës, të cilët do të bëjnë inspektimin e dëmeve dhe më pas vlerësimin e tyre. Por Rama nuk kaloi pa prekur edhe dëmet në pallate, pra çarjet e godinave. Sipas tij godinat e mëdha kanë një sistem mbrojtje nga tërmeti, sistem që lejon spostimin e godinave dhe jo çarjen e tyre. Pra Rama thotë se ajo që shumëkujt i duket çarje mund të jetë thjeshtë spostim i…
Lëkundje të forta termeti janë ndjerë në kryeqytet në mesnatë por edhe në orët e para të mëngjesit. I fundit dhe i gjashti në radhë ka tronditur Tiranën në orë 5 e 19 të mëngjesit. Më poshtë ju sjellim dhe vendet ku ka pasur lëkundje.
Tërmete të fuqishme e goditën vendin edhe pas mesnate. Një tërmet 5 ballë shkundi Durrësin e Tiranën, pas mesnate, duke u pasuar me të tjera, me magnitudë më të vogël. Kur ra tërmeti pas mesnate, kryeministri Rama po zhvillonte mbledhje urgjente me kabinetin qeveritar. Në atë kohë ishte duke folur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili edhe pse binte tërmet vazhdonte të fliste.
KRUJE – Vritet në një atentat për hasmëri ndaj Mariglen Hakës, halla e njërit prej anëtarëve të bandës së Niklës, ndërsa i ka shpëtuar atentatit dhe ka mbetur i plagosur rëndë me armë, shënjestra, 23-vjeçari Haka, i arrestuar në 2018-ën në operacionin e bujshëm të forcave RENEA që rrethuan fshatin e Fushë-Krujës duke zbuluar armatime, municione e drogë. Mariglen Haka mbeti i plagosur me armë pak para mesnate teksa ndodhej në derën e shtëpisë, ndërsa plumb mori edhe halla e tij. Shpresa Basha ndërroi jetë në spital, ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Dyshimet e para të policisë, janë…
Interi arriti të sigurojë fitore me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Milanit, e cila u zhvillua sonte në stadiumin “San Siro”, në kuadër të xhiros së katërt të Serisë A. Kjo fitore është e katërta në po aq ndeshje për zikaltrit këtë sezon. Djemtë e Antonio Contes e kanë vazhduar ecurinë mbresëlënëse në këtë fillim të sezonit të ri të Serisë A, duke fituar në Derby della Madonnina dhe duke mbetur skuadra e vetme që i ka fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Përderisa që të dy skuadrat patën posedim të barabartë të topit në këtë ndeshje,…