Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një dalje për mediat bëri bilancin paraprak të dëmeve nga tërmeti. Xhaçka konfirmoi se janë 68 persona të lënduar nga tërmeti. Xhaçka: Raportohet për 68 persona të lënduar. Lëndime të lehta që kanë ardhur si pasojë e frikës që kanë përjetuar.E rëndësishme është se nuk ka pasur humbje jete. Dëme më të mëdha materiale, kryesisht krisje banesash dhe pallatesh, ka pasur në Tiranë dhe Durrës. Në Tiranë krisje në 46 banesa dhe në tre pallate Në Durrës dëme në 4 pallate dhe 42 banesa kryesisht të vjetra.
Author: tirana
Psikologia Arjana Rreli në një lidhje telefonike me “News 24” ka këshilluar të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të menaxhojnë situatën pas tërmeteve, e cila në fakt u shoqërua me ankth dhe panik. Ajo vuri theksin tek nënat shtatzëna, ndërsa kërkoi pretj tyre që të tregojnë maturi për të menaxhuar me qetësi çdo gjë. Sipas saj, kjo është e vetmja strategji, e cila ndihmon që qytetaret të mos pësojnë trauma si pasojë e frikës së shkaktuar na lëkundjet e termetit. Psikologia thekson se pasojat e traumës mund të shfaqen në një kohë të dytë nëse nuk ruhet qetësia.…
Ekspertët sizmiologë bëjnë të ditur se rreziku nga tërmeti nuk ka kaluar. Profesor Rrapo Ormeni bën të ditur se termeti me epiqendër në Durrës me magnitudë 8 ballë, është ndjerë dhe në qytetin e Tiranës deri në 7 ballë. Sipas tij, termetet nuk mund të parashikohen, por sipas rregullave të sizmiologjisë, vatra e termetit do të ketë goditje të tjera më të vogla në vijim. Ai ka thënë se termeti mund të ripërsëritet ditën e sotme, por dhe në ditët në vijim, gjithashtu mund të ketë lëkundje edhe në javët e ardhshme derisa vatra të shuhet plotësisht. “Ne gjykojmë që…
Një tërmet i fuqishëm ka shkundur vendin tonë. Sipas raportimeve të para të ardhura në redaksinë e Top Channel, epiqendra ishte në Durrës. Mësohet se tërmeti ishte 5.8 ballë. Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fier. Video dhe foto të shumta kanë ardhur pranë redaksisë tonë. Tërmeti i parë u pasua nga një i dytë që tronditi të gjithë Shqipërinë, dhe njerëzit kudo kanë dalë jashtë banesave e zyrave. Tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle u regjistrua 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet, afër…
Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Durrës, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit që tronditi vendin. I pyetur nëse ky ishte tërmeti apokaliptik që parashikoi pak kohë më parë, Meta ka zgjedhur të mos përgjigjet, duke bërë thirrje për bashkëpunim dhe vëmendje. “Të merren masa për të verifikuar pasojat në drejtim ytë banesave. Mendoj që jemi në kushtet e një vigjilence të përhershme sepse jetojmë në një rajon problematik. Duhet të jemi në bashkëpunim me vendet fqinje. Unë besoj se tani është koha për të qenë gjithmonë të vëmendshëm dhe të punohet me një koordinim efikas”, tha Meta.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qyqtetit të Shkodrës. Bokseri bullgar Isus Veliçkov ka humbur jetën pas përballjes në ring me boksierin durrsak Ardit Murrja. Veliçkov, ka marrë goditje të rënda gjatë ndeshjes duke rënë në tokë. Pavarësisht ndihmës së parë që i është dhënë, bullgari nuk ka mund të shpëtojë duke u ndarë nga jeta. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe transportimit në spitalin rajonal të shkodrës, boksieri nuk ka mund të jetojë. Një ngjarje tragjike që i ka prekur të gjithë. Supozohej të ishte një ditë festë në pallatin e sportit “Qazim…
Tërmeti i rënë në Shqipëri ditën e sotme ishte mjaft i fortë, dhe është ndjerë edhe në stadiumit “Selman Stërmasi”, teksa po luhej minuta e katërt e takimit. Kamerat që po transmetonin ndeshjen janë tundur, dhe dëgjohen edhe të bërtiturat e tifozëve në shkallët e tribunës kryesore. Më poshtë, shikoni videon nga sekondat tmerruese.
Shqipëria po kalon një situatë të rëndë pas dy tërmeteve të forta që goditen vendin. Situata më shqetësuese paraqitet në Durrës, aty ku ishte epiqendra e tërmetit, dhe në Tiranë. Mijëra qytetarë të tmerruar janë derdhur në rrugë, mbi 53 persona raportohen të lënduar, qendrat tregtare janë të mbyllura dhe rrugët e kryeqytetit janë në kaos për shkak të trafikut të rënduar. Por ndonëse situata paraqitet problematike, në fakt më e rënda në 20-30 vitet e fundit, opozita e ka mendjen tek Teatri Kombëtar, i kthyer në një kalvar beteje politike me mazhorancën. LSI përmes një reagimi zyrtar ka zgjedhur…
Edhe pse konsiderohet si i paparashikueshëm, alarmi për rënien e tërmeteve edhe në vendin tonë u lajmërua nga ekspertët tanë. Në një intervistë ekskluzive për tirananews më 30 korrik të këtij viti, sizmiologu Edmond Dushi tha se bazuar në analizën statistikore të katalogut të tërmeteve të ndodhur në Shqipëri dhe në kufij me të, 2020 e në vazhdim pritet të jetë një periudhë më aktive. Ai shpjegon se zona me karakteristika të tilla gjeologo-tektonike preken nga tërmete të forta. “Shqipëria dhe Ballkani në tërësi është e prirur të preket nga tërmete. Më e rrezikuar është zona greke e harkut të…
Tërmeti ka frikësuar të gjithë banorët e vendit, një njeri është filmuar duke dalë në rrugë vetëm me peshqir. Të riut i është ndërprerë dushi dhe ka dalë me shpejtësi nga tërmeti.
Lëkundjet e forta të tërmetit kanë sjellë dëmtim të disa banesave në Tiranë, Durrës e qytete të tjera të vendit. Në kryeqytet, qytetarët kanë lënë banesat dhe vazhdojnë të jenë ende përjashta. Mes tyre edhe zv/kryeministri Erion Braçe, i cili ka dalë me pantallona të shkurtra nga banesa.
Frika nga tërmeti ka bërë që të gjithë banorët të dalin jashtë banesave. I tillë është edhe personi në foto, i cili ka dalë në rrugë me të mbathura.