Një tjetër lëkundje është ndjerë në vendin tonë ku prap epiqendrën e kishte në Durrës. Kjo lëkundje ishte me magnitutë 3.2. Tërmeti ka krijuar panik tek qytetarët ku ato kanë vendosur të qëndrojnë jashtë shtëpive.
Author: tirana
Rei Manaj është kthyer përsëri vendimtar me skuadrën e Albacete, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes së fituar përballë Malagas të Sadikut e Bares. Të tre futbollistët shqiptarë e nisën ndeshjen si titullarë, por Manaj ishte ai që bëri diferencën në ndeshje. Sulmuesi shënoi në minutën e 66 të sfidës, duke u treguar i aftë që të kthente drejt rrjetës një pasim nga e majta. Një lëvizje që e ktheu përsëri protagonist pas disa paraqitjesh ku ishte kritikuar pasi nuk kishte arritur të bënte diferencën. Edhe Sadiku në fund të sfidës kishte një mundësi të artë për të shënuar…
Lëkundjet e tokës në vend kanë shkaktuar panik tek njerëzit, por jo vetëm… “JOQ” ka publikuar një video të çuditshme, e cila tregon aktivitetin e peshqve në Manëz menjëherë pas tërmetit.
Tërmetet më të fuqishme që e kanë goditur Shqipërinë janë regjistruar zyrtarisht duke nisur nga viti 1851, kur si pasojë e lëkundjeve në Berat humbën jetën 400 persona dhe shumë të tjerë u lënduan. Dëmet materiale qenë të mëdha. Tërmeti më i fundit me viktima ka ndodhur në Shkodër, më 15 prill 1979, ku një tërmet 8 ballësh shkaktoi 40 të vdekur dhe dëmtoi 17.118 shtëpi. Por, ky nuk ka qenë më vdekjeprurësi për qytetin verior. Më 1 qershor të vitit 1905, tërmeti në Shkodër la pas 200 të vdekur. Më 22 dhjetor të 1919-ës, lëkundjet tronditën zonën e Leskovikut,…
Mjekja Anika Dokle ka postuar një video në faqen e saj në Facebook ku duken nënat e reja dhe stafi i Maternitetit “Koço Gliozheni” duke kërcyer. “Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja”, shkruan mjekja Anika Dokle në postimin e saj.
Pas qeverisë, kryeministri Edi Rama ka thërritur një mbledhje urgjente të grupit parlamentar socialist paraditen e nesërme, pas tërmeteve të fuqishëm në vend. Sipas “Neës24” se mbledhja do të zhvillohet nesër rreth orës 11:00 në Kryesinë e Kuvendit. Po përveç deputetëve në mbledhje do të marrin pjesë edhe ministrat dhe krerët e bashkive.
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit, ku një makinë që drejtohej nga shtetasi A.K 32 vjeç ka përplasur shtetasin Ylli Menën që po lëvizte me biçikletë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja. “Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është shtetasi A.K. 32 vjeç, banues në Mamurras, dhe dyshohet se e ka aksidentuar shtetasin Y.M. me dashje për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre”. Mësohet se viktima kishte për nuse motrën e autorit dhe ishin ndarë pak kohë më…
Kreu i Opozitës, Lulzim Basha ka lëshuar një mesazh solidariteti me të prekurit nga tërmeti që goditi pasditen e sotme Shqipërinë. Në një status në rrjetet sociale, Basha i uron shërim të shpejtë të plagosurve, ndërsa shton se Zoti është i madh dhe me ndihmën e tij do e kalojmë këtë situatë. “Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë…
Ministria e Brendshme njofton se nga Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturën e Tiranës, është vendosur ngritja e 6 pikave të emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë. Pikat e Emergjencave do të jenë në: 1- Rr. “3 Dëshmorët”, Yzberisht; 2- Liqeni i Thatë; 3- “Bulevardi ri”, Kashar; 4- Stadiumi “Dinamo”; 5- Kisha në Rr. “Don Bosko”; 6- Shkolla “Betim Muco”, Kombinat. Në këto pika do të gjeni shërbimet e strukturave të shtabit.
Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës është mbyllur me një sherr në tunelin që shkon drejt dhomave të zhveshjeve, ku janë përfshirë lojtarët dhe stafet e dy skuadrave. Sipas SuperSport, Kale është konfliktuar me lojtarët e ish-skuadrës së tij në fundin e sfidës dhe verilindorët nuk ia kanë përtuar t’ia kthejnë. Të dy skudarat janë përfshirë në këtë kacafytje në tunelin e “Elbasan Arena”, ndërsa edhe stafet teknike nuk janë kursyer në këtë mes. Ndërhyrja e policisë ka acaruar më shumë situatën, me bardheblutë që u janë kundërvënë forcave të rendit duke argumentuar se nuk duhej të kishin prekur lojtarët. Pas…
Ministria e Arsimit ka dhënë informacione rreth gjendjes së shkollave, pas tërmeteve të fuqishme në vend. Në një njoftim për mediat, ministria sqaron se shumica e shkollave janë të paprekura, ndërsa kanë pësuar dëmtime të vogla disa shkolla në Tiranë dhe Durrës. Dëmtimet konsistojnë kryesisht në plasaritje të lehta muresh të jashtme dhe që fatmirësisht nuk pengojnë aspak vijimin e procesit të mësimit ditën e hënë. Njoftimi i plotë: Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe të gjitha institucionet e saj të varësisë në të gjithë vendin, që në momentet e para të tërmetit janë të angazhuara plotësisht në…
Frika dhe paniku që ka shkatuar tërmeti ka bërë që qytetarët sonte të qëndrojnë në qiell të hapur. Në Ndroq disa qytetarë shikohet që kanë nxjerrë dyshekët për të fjetur jashtë sonte. Edhe Emergjencat Civile kanë bërë thirrje që të mos qëndrojnë në banesa sonte. Sonte do të ngrihen 6 kampe për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.