Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anëtari i bandës së Niklës i shpëton atentatit, i vrasin hallën në derë të shtëpisë

01:05 / September 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasje vlore policia naten
Foto Arkiv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KRUJE – Vritet në një atentat për hasmëri ndaj Mariglen Hakës, halla e njërit prej anëtarëve të bandës së Niklës, ndërsa i ka shpëtuar atentatit dhe ka mbetur i plagosur rëndë me armë, shënjestra, 23-vjeçari Haka, i arrestuar në 2018-ën në operacionin e bujshëm të forcave RENEA që rrethuan fshatin e Fushë-Krujës duke zbuluar armatime, municione e drogë. Mariglen Haka mbeti i plagosur me armë pak para mesnate teksa ndodhej në derën e shtëpisë, ndërsa plumb mori edhe halla e tij. Shpresa Basha ndërroi jetë në spital, ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Dyshimet e para të policisë, janë se kemi të bëjmë me një atentat të mbetur në tentative për motive hasmërie. “Grupi hetimor po punon për  identifikimin e autorëve dhe sqarimin  e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen. Report tv raporton se Mariglen Haka është pjesë e grupit të Niklës, arrestuar më herët më 12 shtator të vitit 2018. Në prill të këtij viti Gjykata e Krujës ka dënuar me 1.6 vite burg Mariglen Hakën, nga 2.6 vite heqje lirie që kishte kërkuar prokurori i çështjes. Pjesë e këtij grupi ishte edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili ishte dënuar me 1 vit burgim. Është pikërisht personi që shoqëroi në spital të plagosurit. Haka dhe Bami akuzohen si pjesë e një grupi që kishin armatime dhe municione luftarake pa leje si dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ata janë arrestuar gjatë një aksioni që reparti RENEA dhe FNSH bënë në fshatin Nikël duke arrestuar në mesnatë 4 persona. Durim Bami është personi që u dënua  me 8 muaj për kallëzim të rremë ndaj atentatit të ish-deputetit Tom Doshi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.