Author: tirana

Në seancën e dytë përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi u përball me kërkesën e Komisionerit Publik, Dariel Sina për shkarkimin e tij. Muçi e cilësoi të pabazuar kërkesën e Sinës dhe dorëzoi prova mbi huatë e marra nga familjarët për blerjen e dy apartamenteve. Prokurori Besnik Muçi po përballet me shkallën e dytë të vetingut, ndërkohë që synon paralelisht të zgjidhet për një post në Gjykatën Kushtetuese dhe një të dytë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Trupa gjykuese që po shqyrton çështjen e tij në Kolegjin…

Read More

Edhe pse në jetë, ndonjëherë fiton e ndonjëherë humbet, jo të gjithë njerëzit e pranojnë humbjen dhe kanë sjellje nga më të çuditshmet në situata të pafavorshme. Shenjat e zodiakut që nuk dorëzohen kurrë, derisa marrin atë që duan janë këto: Demi Mendja juaj nuk është e përgatitur për një dështim, pasi jeni gati të ktheni përmbys botën për të arritur suksesin që dëshironi. Të lindurit nën shenjën Demit shpresojnë të arrijnë rezultate maksimale dhe në rastet kur situatat ndryshojnë, ndodh një kaos mendor nga i cili demat mezi dalin. Dashi Nuk kanë gjë tjetër në mendje veçse të kenë…

Read More

Në Tiranë vazhduan sot reagime të ndryshme lidhur me dënimin e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, për shpërdorim detyre, pasi u lirua nga akuzat për grup kriminal i strukturuar dhe trafik narkotikësh. Sipas ambasadës amerikane në Shqipëri, këtu nis fundi i pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërsa analistët pohuan që gjyqi ndaj Tahirit tregoi se qytetarët nuk janë të barabartë përpara ligjit. Ambasada amerikane në Tiranë e quajti sot shkurajues dënimin që iu dha ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, por tha se kjo sinjalizon një hap përpara për pavarësinë e gjyqësorit në Shqipëri. “Vendimi ndaj ish ministrit Tahiri…

Read More

Moderatorja e njohur Brunilda Lahe është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë me një vajzë. Ajo është përqëndruar shumë në këtë fazë të rëndësishme të jetës së saj dhe mezi po e pret ardhjen në jetë të së bijës. Ditën e sotme moderatorja ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka folur gjerë e gjatë rreth shtatzënisë. Brunilda ka treguar se është shumë e lumtur dhe se shtatzënia ka qenë shumë e dëshiruar. Si ajo dhe i shoqi janë lumturuar së tepërmi kur kanë zbuluar që do të bëhen me vajzë.…

Read More

“Nuk jam gati për të dashur. Nuk po dal me asnjeri“, tha Celine Dion në një intervistë për Today. “ Jam shumë me fat që kam kaq shumë njerëz rreth vetes, që më bëjnë të qesh, të ndihem mirë, por më mungon prekja e një mashkulli. Më mungon dikush që të më thotë se jam e bukur. E megjithatë, nuk jam ende gati për dikë në krahun tim“, është shprehur këngëtarja e madhe që në 2016-tën humbi bashkëshortin Rene Angelil. Celine u përfol shumë në media për një lidhje me kërcimtarin e trupës së saj, 34 vjecarin bukurosh Pepe Munoz.…

Read More

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpjegoi shkurtimisht se si e imagjinon të ardhmen e Kosovës si kryeministër në një intervistë për gazetën sllovene Delo. Ai tha se Kosova duhet të krijojë marrëdhënie edhe më të afërta me Shqipërinë. “Ne duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ne kemi dy shtete, por jemi një komb. Ne nuk mund të harrojmë se kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë dhe Serbisë, ai nuk është kufiri shqiptar”, tha Kurti për gazetën Delo. Kurti, po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës është një histori suksesi, por shprehu urgjencën për të ndërruar…

Read More

Mikrovala është një pajisje elektroshtëpiake shumë praktike dhe epoka e shpejtësisë për fat të keq ka arritur edhe në tryezë. Por një furrë mikrovale ka shumë anë të errëta dhe shpesh e përdorim gabim. Për shembull, mishi nuk duhet shkrirë në mikrovalë. Ose mos provoni të zieni vezën në të sepse do të shpërthejë brenda mikrovalës. Janë gjithashtu disa ushqime që nuk duhen ringrohur në mikrovalë për motive higjienike dhe shëndetësore. Në këtë rast, përdorni furrën e sobës ose tiganin. Ja 10 ushqime kryesore Kërpudhat Ngrohini në tigan: mikrovala mund t’i shkatërrojë dhe t’ju provokojë dhimbje stomaku. Patatet Ngrohja në…

Read More

Me siguri se keni dëgjuar se vitamina C është e domosdoshme për shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien. Por, a e keni ditur se vitamina C është po ashtu esenciale për një shëndet të mirë të lëkurës? Vitamina C është një prej antioksidantëve më të mirë dhe i ndalon shkaktarët primarë të plakjes së parakohshme, duke ju mundësuar lëkurë të ndritshme e të mirë. Më poshtë i gjeni tri përfitimet më të mira që vitamina C ia sjell lëkurës. E bën lëkurën më të ndritshme Përgjatë kohës, faktorët natyralë shkaktojnë ndryshime strukturore në lëkurë, duke shpirë në pigmentim të pabarabartë. Nga…

Read More

Nga Skënder Minxhozi Trupi gjykues që ndante fatin personal të Saimir Tahirit ka harxhuar shumë kohë në dhomën e këshillimit të enjten pasdite. Raportimet e gazetarëve të terrenit thonin se tre gjyqtarët kishin nisur madje të debatonin ashpër në lidhje me tre akuzat e rënda me të cilat prokuroria kërkonte të mbyllte pas hekurave ish-ministrin për 12 vjet. Në fund të rreth tetë orë debatesh, vendimi i trupit gjykues duket se la gojëhapur të akuzuar dhe akuzues bashkë: shpërdorim detyre e jo grup i strukturuar kriminal apo trafik droge. Zyrtar që ka zbatuar keq detyrën, e jo kriminel që ndante…

Read More

Pasditen e sotme në Kryeministri u dhuruan 25 libra për kujtesën mbi komunizmin në Shqipëri. Para të pranishmëve, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të shkurtër duke thumbuar botuesin Henri Çili lidhur me qëndrimin e tij kundër qeverisë. “Ne i kemi të gjithë këto libra. Ndoshta Henri në funeralin tim do të thotë se me gjithë gjërat që na ndanë, një ditë në COD na bashkoi një gjë e bukur, kolana që ai e çmoi. Ne në këtë hapsirë bëjmë gjëra që ia vlejnë dhe që mund të shkaktojnë xhelozira. Do t’ju lutesha që ta frekuentoni më shpesh këtë…

Read More