Modelja italiane Belen Rodriguez ka festuar ditën e sotme përvjetorin e 6-të të martesës me bashkëshortin Stefano De Martino. Ajo e ka ndarë këtë ditë speciale me ndjekësit e saj të ‘Instagramit’ duke postuar disa foto të tyre në çift të shoqëruar me fjalë zemre. “Dashurisë time të madhe, ti që më bën të lumtur, ti që më mërzit, ti që e bën zemrën time të lëviz, ti që je pasion, ti që je adrenalinë, siguri, pasiguri, brishtësi. Ti që je aventurë dhe dëshirë. Ti që je bota e pazbuluar, ti që je vendi im i lumturisë. Të dua, gëzuar…
Author: tirana
Trajneri i Interit, Antonio Conte ka folur përpara derbit ndaj Milanit në “San Siro”. Në një deklaratë për mediat, tekniku italian është pyetur edhe për sherrin mes Brozovic dhe Lukakut. Çfarë ndodhi mes Lukakut dhe Brozoviç? “Interi është gjithmonë shumë i përfolur në media dhe kam, vënë re që kështu ka qenë edhe në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë që duhet të mësohemi me këtë situatë. Është një situatë normale, të cilën klube të tjera dinë ta fshehin më mirë dhe ta zgjidhin brenda vetes. Kemi një diferencë të madhe të rritjes brenda dhe jashtë fushës. Kemi boshllëqe të mëdha dhe duhet…
Gjate shtatzënisë pjesa me e madhe e grave kane dëshire të jashtëzakonshme për të kryer marrëdhënie seksuale, por jo me te gjitha ndodh kështu. Një nënë blogere rrëfen eksperiencën e saj. Shtatzënia ndryshon shumë nivelin hormonal të një gruaje dhe shumë prej tyre mund të përjetojnë dëshirë të madhe seksuale gjatë nëntë muajve. Por jo çdo grua e ka këtë përvojë, dhe blogerja australiane Elise Knoëles ka filluar një bisedë për ta normalizuar këtë. Të martën, ajo ndau një selfie topless në Instagram, duke treguar barkun e saj shtatzënë. Fotoja pa dyshim tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, por ishte mbishkrim i…
Jeyza Gary, vajza me çrregullimin e rrallë që i shkaktoi rënien e lëkurës cdo 12 ditë është shfaqur në kopertinën e “Vogue Italia”. “Kam lindur me lamellar ichthyosis. Është një çrregullim që prek 1 në 100 000 persona. Kur isha e vogël kisha një lëkurë shumë të shndritshme dhe shumë të tërhequr. Më vizituan kudo dhe pas disa muajsh më diagnostikuan”, tregon Gary. Modelja tregon se e nisi karrierën në industrinë e modës dy vite më parë, e nxitur nga një shoqe e gjimnazit. Ajo i rekomandoi të bëhej modele, ndaj Gary nisi foto të saj në agjenci të ndryshme…
Shtatë shtetas shqiptarë, pjesë e një bandë që trafikonte heroine dhe kokaine, janë arrestuar nga policia italiane. Ata dyshohet se janë familjarë me njëri-tjetrin pasi mbiemrat e tyre janë Proshka dhe Ajazi. Mes të arrestuarve është edhe një shtetas Italian. Ndaj personave te prangosur rëndon akuza për trafik droge e armëmbajtje. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mitroloz, pistoleta dhe arme gjysmëautomatike. Operacioni për shkatërrimin e bandës italo-shqiptare erdhi si pasojë e një hetimi nga Prokuroria e Comos dhe ka nisur që në vitin 2017 në disa qytete kryesisht në Milano, Rimini, etj. Të arrestuarit u zbuluan…
Edhe këtë vit Tirana i është bashkuar “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë. Për këtë arsye, e diela e 22 shtatorit do të jetë ditë pa makina. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që kanë për qëllim nxitjen e qytetarëve në përdorimin sa më shumë të biçikletës dhe për ta bërë atë një mjet popullor në kryeqytet. Bashkia e Tiranës nxit qytetarët që t’i lënë mjetet e tyre në…
Julka Gramo ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth përditshmërisë së saj, si mama krenare e dy çunave, Ian dhe Greg. Tepër e lidhur me të dy djemtë, Julka tregoi se pavarësisht angazhimeve në punë, ata janë të parët në jetën e saj, ndaj edhe përpiqet të kalojë sa më shumë kohë pranë tyre. “Kur mungon një nga prindërit pak më shpesh, nuk më duket okay që të largohet dhe prindi tjetër. Kështu zgjedh që dikush të bëjë sakrificën, sepse edhe për Andin është sakrificë të qëndruarit larg, udhëtimet e shpeshta…
Të gjithë janë të barbartë përpara ligjit, edhe njerëzit më të fuqishëm e të famshëm në botë. Në galerinë e mëposhtme do të shihni disa nga personazhet e njohura që kanë “paguar” për shkeljet e tyre dhe janë dënuar me punë në komunitet:
Pak kush nga ne është vënë në dijeni të benefiteve që sjell aronia, ky frut i vogël për trupin tonë. Sikurse edhe e shikoni në foto, aronia është ngjyrë vjollcë, me përmasa të vogla, mirëpo shumë i fuqishëm. Kjo lloj kokrre ka një shije të veçantë që rrudh qiellzën dhe që ngjan me thartësinë e rrushit të verës. Ato mund të blihen dhe të hahen të gjalla. Janë shoqërues i mirë i ëmbëlsirave, mund të bëhen lëngje të ndryshmeve, shurup, reçel apo edhe verë. Ndodhur në këto kushte, padyshim mund ky lloj fruti ka edhe një sërë vetish shëndetësore; Forcon enët…
Pas ndarjes me Nora Istrefin, Robert Berisha nuk nguron të bëjë publike flirtet e vajzave me të. Në një etiketim që një vajzë bjonde i ka bërë këngëtarit, bashkëngjitur një mesazhi flirtues, duket se Roberti i ka kthyer edhe përgjigje. Tashmë beqar, Robert Berisha e ka falenderuar fansen bjonde, pas këtij mesazhi: “Duhet të jetë e paligjshme të jesh kaq i mirë”. Por, jo vetëm që e ka falenderuar bjonden që e lavdëroi për fizikun e tij. Ai e ka ndarë në profilin e tij publik, duke u krenuar më fjalët e fanses. Menjëherë, e lumtur vajza ka shkruar në…
Dënimi me 3.4 vite me shërbim prove i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka ngjallur dhe reagimin e pasardhësit të tij Fatmir Xhafaj. Në deklaratën e Ambasadës Britanike për verdiktin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Xhafaj i bëri ‘’like’’ komentit të ambasadorit anglez Duncan Norman që e cilësoi si dështim të gjyqësorit ndëshkimin e lehtë të Tahirit i cili akuzohej edhe për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Duket se Xhafaj i është kundërpërgjigjur indirekt Tahirit, i cili në seancën e djeshme deklaroi se ka ‘’ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre’’. Gjatë kohës…
Domatet e të gjitha varieteteve, kryesisht llojet e domateve jeshile ofrojnë shumë vlera shëndetësore. Ato përmbajnë vitaminë C, ujë, hekur, kalçium, magnez, fosfor, kalium, sodium dhe shumë zink. Domatet jeshile përdorini për të trajtuar variçet. Si qëndron e vërteta e përdorimit të domateve jeshile për të kuruar variçet? Ato njerëz të cilët vuajnë nga variçet mund të përdorin domatet jeshile si një terapi alternative ndaj holluesve të gjakut. Kjo pasi, substancat e domateve jeshile janë shumë të ngjashme me acidin acetilsalicilik i cili hollon gjakun. Më pas, pritini domatet jeshile në feta, më pas mund të vendosen mbi variçe dhe të…