Dënimi me 3.4 vite me shërbim prove i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka ngjallur dhe reagimin e pasardhësit të tij Fatmir Xhafaj.
Në deklaratën e
Ambasadës Britanike për verdiktin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda,
Xhafaj i bëri ‘’like’’ komentit të ambasadorit anglez Duncan Norman që e
cilësoi si dështim të gjyqësorit ndëshkimin e lehtë të Tahirit i cili akuzohej edhe
për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Duket se Xhafaj i është kundërpërgjigjur indirekt Tahirit, i cili në seancën e
djeshme deklaroi se ka ‘’ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e
tyre’’.
Gjatë kohës që Fatmir Xhafaj ushtroi detyrën e Ministrit të Brendshëm pranoi
dhe kanabizimin e vendit, duke i dhënë një goditje therëse paraardhësit të tij
Tahiri, i cili u akuzua gjerësisht për fenomenin e përhapjes së kultivimit dhe
trafikut të drogës në vend.
“Like” gjithashtu është bërë dhe në faqen e Ambasadës Amerikane, çka përforcon regimin e ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj ndaj paraardhësit të tij.
